E shtune, 22-11-2008, 01:46pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Editorial
 
Xhevat Rexhaj: Atdhedashuri dhe patriotizëm në vepër
E diel, 17-08-2008, 06:46pm (GMT)

ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM NË VEPËR

Nga Xhevat Rexhaj

Pas shumë viteve të tëra të vështira, pas shumë e shumë leximeve dhe analizave se kur formalizohet Republika e Kosovës, pas shumë vitesh tranzicioni të vështirë të shtetit tonë Shqipërisë, sot ne pra shqiptarët lexojmë dhe vërejmë anën tjetër të medaljes, lajme dhe veprime pozitive në trevat shqiptare.
Kosova u pranua formalisht nga demokracitë botërore, shqiptarët në Maqedoni besoj se me BDI në do të vazhdojnë realizimin e prioriteteve shqiptare, në Kosovën lindore shqiptarët besohet se janë të gatshëm për të u përball me situata që do i sjell momenti politik edhe karshi me Kosovën. Shqiptarët në Mal të Zi duhet të jenë më unik dhe më të zhurmshëm për ecjen e tyre përpara.
Mirëpo ajo çka është me rëndësi të madhe, dhe që po shifet me xhelozi dhe jo sy të mirë nga disa fqinjë dhe shtete tjera europiane është "Fenomeni"Shqipëria e këtyre 3 viteve të fundit. Thënë sinqerisht nuk ka ditë që organizmat më të mëdhenjë ndërkombëtar që merren me zhvillim dhe demokratizim që nuk e vëjnë Shqipërin si shembull konkret i bumit ekonomik. FMN, BB, BERZH, e shumë organizma të tjerë e pranojnë të verteten e vendit të shqiponjave. Në faqet e ndryshme të internetit, nga shtete dhe agjenci të ndryshme mund të gjesh¨¨e shkrime por edhe udhëzime besa edhe sygjerime që të vizitohet Shqipëria si një vend i mundësive të mëdha investuese, dhe fitimprurëse. Dje dy agjencione më prestigjioze Kanadeze dhe Britanike ofronin, në shtyp dhe në faqet e tyre të internetit informacione dhe aranzhime për blerje të pronave në Shqipëri, si një vend shumë i sigurtë për investime dhe zhvillime biznesi.
Duke bërë një bilanc të 6 mujorit të qeverisë së të djathtës, Kryeministri Shqiptarë, për mua i tërë kombit Shqiptarë Dr. Sali Berisha në fillim tha, dy mrekulli kan ndodhur këtë vit, Pavarësimi i Kosovës dhe hyrja e Shqipërisë në NATO. Pas këtyre mbërritjeve të mëdha kryeministri radhiti miliarda investime të ndodhura në Shqipëri për dhe rreth infrastrukturës. Miliarda euro në shtimin e pagave dhe miliarda mbi buxhet të krijuar nga tatimet dhe stopimet e korupsionit.
Shqiptarët tani kanë rrugë moderne, nga këto rrugë moderne me asfalltë fitohet shumë sepse me qindra mijëra tuiristë vijnë ma shpejtë në bregdetin shqiptarë. Në një emosion të TV zvicerrane jepe^shin komente dhe fotografi nga plazhet e bukura të bregdetit shqiptarë me theks të veqant, se kur të kryhet rruga Durrës Kosovë, Shqipëria do të pushtohet edhe nga pushues të shtetev të Evropës së mesme dhe veriore. Për Kosovarët thuhej se ata ndihen si në bregdetin e tyre, se Berisha është njeri shumë i dashur në kosovë, më i dashuri pas Ish Presidentit Historik Ibrahim Rugova. Sivjet bregdeti shqiptarë ishte mikëpritës edhe i shumë fqinjëve tanë që dikur kishin e ndoshta kanë alergji kur përmendej-et shqiptari, por ja që Zoti i Madh dhe Qeveria Shqiptare edhe këtyre fqinjëve tanë u kanë krijuar kushte për pushim se ne shqiptarët kemi detin, e ata mund të vijnë ta shijojnë pasurinë tonë të madhe që e kemi, ujin dhe plazhin.!
Këtë vit edhe agjencit më të mëdha turistike zvicerrane kan pasur në repertoaret dhe aranzhimet e tyre shumë informacione për dhe rreth Shqipërisë, në këtë rrafsh lypset më shumë punë nga personeli i ambasadës sonë në Bernë por edhe në simotrat në mbarë botën, reklamimi i mirë fitimi i madh.
Shqipëria ka çka u ofron turistëve, këtë e kam vërejtur edhe vetë në dhe rreth Shkodre, është fatlumësi që një pjesë shqiptare e ka pas injoruar Enver Hoxha por tani ajo pjesë me kryeqendër Shkodrën dhe me investime italiane po ecën shumë shpejtë, aty është gegnishtja e bukur dhe e ëmbël e jona.
Shqipëri vazhdo tutje, kënaq shqipëtarët dhe plagosi armiqëtnë shpirtërat e tyre të lig, ne ishim të urtë dhe jemi të urtë, e kishim simbolin, Nanë Terezën.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Gani Bajraktari: Çfarë duhet bërë për normalizimin e kësaj katandisjeje, që ka kapluar shëndetësinë kosovare?
Këze (Kozeta) Zylo: Punë të mbarë Mr.President!
Xhevat Rexhaj: Ibrahim Rugova hapi dyert e kancelarive amerikano-evropiane
Kadri Mani: Historia e vërtetë dhe historia e falsifikuar
Mërgim Korça: Nexhmije Hoxha vazhduese e mashtrimeve të të shoqit!
Agim Gashi: Edhe një herë për Kosovën.de
Jeton Kelmendi: Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallen
Shaban Peraj: Koha e diktatorit dhe e pasardhësve duhet të përfundojë
Ilir Dardani: Po, hej!
Sami Repishti: Fytyra e absurdit në Kosovë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]