E diel, 12-10-2008, 07:23am (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Editorial
 
Rice: E ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer
E diel, 20-07-2008, 08:00pm (GMT+1)

Sejdiu - Rice - Thaci
Speciale nga takimi ne Washington D.C - Rice: E ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer
 
Nga Beqir SINA/ Washington D.C

Falemnderojm në emër të popullit të Kosovës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të gjitha ato qa kanë bërë për lirinë, e pavarësinë e Kosovës.

WASHINGTON D.C: Dy takime të rëndësishme për Kosovën, mbahen sot në kohë të ndryshme. Në SHBA. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaëi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, takohen me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice dhe atë të Mbrojtjes, Robert Gates . Takimi me Sekertaren Amerikane të Shtetit Kondeleza Rice, u zhvillua sot me delegacionin e lartë nga Kosova, në një takim zyrtar, që zgjati më shumë se 30 minuta në Departamentin e Shetit.

Sekertarja e shtetit Kondeleza Rice, pasi ka inkurajuar lidershipin kosovar i ka përshëndetuar ata si një udheheqësi i një shteti të ri, e me prespektivë të mirë, për të ardhemen e tyre. Ajo vlersojë arritjet e Kosovës si shetet i pavarur e sovran. Sekretarja e Shetit zonjusha Rice, theksojë gjatë takimit se është me shumë rëndësi që Kosova, edhe më tuttje të jet një vend i lirë e sovran - që i prinë paqes dhe sigurisë në Ballkan, rajon e më gjërë tha ajo. Kosova, i ka të gjitha premisat të ndërtojë një shtet stabil dhe multietnik duke respektuar dhe përkrahur lirit e të drejtat e të gjithë qytetarvë të saj - pavarësisht nacionalitetit, besimit fetar apo racës së tij.

Ajo gjithashtu theksojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe më tutje jo vetëm që do të jenë të përqëndruar në ëështjen e Kosovës, por do ta mbështesin atë në të gjitha mënyrat drejt integrimit të saj në Europë dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare. Kosovës, SHBA- ,do t’i ndihmojnë me të gjitha kapacitetet që ajo të rritet e fuqizohet edhe ekonomikisht, si shteti më i ri i botës. Më përparsi sië tha ajo për zhvillimin ekonomik duke përmendur se në konferencën e donatorëve për Kosovën, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë 400 milion dollarë amerikan. Kjo tregon se SHBA, theksojë Rice, do të qëndrojnë edhe më tej afër Kosovës dhe ëështjes së saj. Ajo premtojë lidershipit kosoavr, se SHBA di t’i qëndrojnë kursit të tyre për Kosovën, duke e mbështetur atë edhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës së Kosovës , zoti Fatmir Sejdiu tha me këtë rast se falemnderojm në emër të popullit të Kosovës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të gjitha ato ëka kanë bërë për lirinë, e pavarësinë e Kosovës. Ai u angazhuar përpara Sekretares së Shetiti Kondeleza Rice, se edhe në të arthemen lidershipi kosovar, angazhohet se do të qëndrojë besnik lidhjeve të mira me SHBA-së. Për të ndërtuar një shtet demokratik, shtet të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Kosova do t’i kontribojë , tha zoti Sejdiu vetëm se paqes e stabilitettit në Ballkan e rajonin e tonë.

Ndërsa kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Hashim Thaqi në fjalën e tij, u përqëndrua gjithashtu në arthmërinë e Kosovës si shtet , i lirë, i pavarur, sovranë dhe demokratik,. Një shtetet që pret të zhvillohet më shumë ekonomikisht, dhe do t’i shërbejë me te gjitha potencialet e veta vetëm paqes e sigurisë së Ballkanit. Dhe do të jetë e gatëshme që në të ardhmen edhe të jetë një fqinjë e mirë, me të gjitha ato vende që e rrethojnë,. Zoti Thaqi premtojë se Kosova do të jetë një shtet shembull i multietnicitetit , shtet ky që garanton dhe respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht, nacionalitetit apo racës së tij.

Rice: E ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer

“Kosova ka popull të vendosur, miq të vendosur dhe qeveri të vendosur”, tha shefja e diplomacisë amerikane pas takimit me krerët e shtetit të Kosovës në Washington.Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u takuan të premten në Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice.

Rice e cilësoi “historike” vizitën e parë të udhëheqësve të shtetit të Kosovës dhe përsëriti angazhimin amerikan për Kosovën. Ajo shprehu besimin në angazhimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe respektimin e pakicave.

Duke komentuar kundërshtimin e disa vendeve ndaj pavarësisë së Kosovës, shefja e diplomacisë amerikane përsëriti se Kosovën tashmë e njohin mbi 40 shtete dhe shtoi se “e ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer pasi ka popull të vendosur, miq të vendosur dhe qeveri të vendosur”.

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës i shprehën mirënjohjen e tyre Sekretares amerikane të Shtetit për angazhimin dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën. Presidenti Sejdiu pas takimit, para mediave, tha se “do të ndërtojmë një Kosovë që do të jetë atdhe i të gjithëve”. Kryeministri Thaçi nënvizoi se “Kosova e pavarur është vend i paqes dhe progresit”.

Krerët e shtetit të Kosovës nënvizuan përparimin e shënuar në këto muaj të para të pavarësisë. Rice duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve foli dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e shtëpisë evropiane dhe do bëjnë reformat e nevojshme për të qenë pjesë e së ardhmes së Evropës”, tha Rice. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice në mbyllje të konferencës për shtyp tha se “udhëheqja e Kosovës është e zonja të demonstrojë të ardhmen evropiane të vendit”. Të hënën, më 21 korrik presidenti dhe kryeministri i Republikës së Kosovës do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-ve, George Bush.

http://kosova.albemigrant.com

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Nje foto e rralle - derguar nga z. Paul Tedeschini: Komisioni i Alfabetit ne Manastir (1908). Klikoni mbi foto per zmadhim.
::| Speciale
Agim Gashi: Kriminaliteti në internet
Kadri Mani: Profesori aktiv që punon e hesht - Prof. Dr. Astrit Leka
Kadri Mani: Përse ish- të burgosurit politikë pësuan debakël?
Arben Llalla: Vrasësja në liri vazhdon ‘’karrierën’’!
Ndue Ukaj: Fuqia e së keqes
Kadri Mani: Letër e hapur Familjes Bruqi në Isniq
Amir Imeri: Fitorja e Gruevskit, si e Pirros
Adem Berisha: Opinion personal lidhur me “Rugovizmi nuk është gandizëm” nga Naser Aliu
Albert Zholi: Çamët kërkojnë… po realiteti si është?
Adnan Abrashi: E drejta ndriçon vetë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]