| Zemra Shqiptare | ||||
|
Selim Hasanaj: Fretërit Franceskan gjatë historisë - Historia shqiptare E shtune, 05-07-2008, 09:43pm (GMT)
Nga Selim Hasanaj "Në qoftë se asht krim ti sherbesh atdheut me tanë zemren dhe me qellime të pastra; në qoftë se asht gja e keqe të punosh per gjuhen shqipe dhe të depertosh në thellsinë e sajë; në qoftë se quhet faj të edukosh rininë në frymen e idealeve ma të nalta shqiptare; në qoftë se vuan per popullin dhe me popullin sepse e perqeshin dhe e fyejnë; në qoftë se konsiderohet tradhti të flijosh jeten per mvetsinë e Shqipnisë, - atëherë unë dhe të gjithë franceskanet shqiptarë jemi fajtorë, jemi kriminelë, jemi të këqij, jemi tradhtar të popullit tonë. Nuk do ishte i rand c'do denim që do të më jepej. Vdekja do të ishte pak." Me këto fjalë të shqiptueme ballëhapun dhe me sy të shkelqyem, martiri i kombit, At Anton Harapi ju pergjigj atyne që e kishin akuzue se kishte punue kunder interesave popullore dhe e denuen me vdekje. Nese i hedhim nji sy historisë sonë kombëtare , sidomos asaj të pashkrueme do shofim se nuk ka pas levizje kombëtare në Shqipni qoftë me penë apo me armë , ku fretërit të mos ken marr pjesë aktive. Andaj mendojë se asht koha të shkruhet historia objektive, pa paragjykime, por me ndjenjë dhe zemër dhe do shofim se veprimtaria kombëtare e franceskanve do të dal në pah në ngjyrat ma të ndritshme. Të shkojë pak në kohen e Gjergj Kastriotit. Kjo ishte padyshim koha e lulzimit ma të madhë të races shqiptare sikur e quen miku i madh i Shqipnisë Dr. Milan Shuflaj në vepren e tij " SERBET DHE SHQIPTARET", fq.195, perkthye në shqip nga Karl Gurakuqi dhe Zef Pekeqi. Shuflaj thotë se franceskanet e kanë nda të keqen dhe të miren me popullin shqiptar. Po kaloj tash në kohen ma të re. Edhe kjo kohë fletë mjaftë qartë per veprimtarinë e franceskanve shqiptarë në zgjimin e vetdijes kombëtare per bashkimin e gjithë shqiptarve pa dallim besimi, feje dhe krahine, per nji ideal, per clirimin dhe mvetsinë e Shqipnisë. Po fillojë së pari me veprimtarinë kombëtare të bajraktarve të Malësisë së Madhe dhe luften e tyne kunder Turgut Pashes, me 1910 dhe 1911. Kjo veprimtari ishte e inspirueme nga këta bij të Shen Franceskut. Heroi i maleve Dedë Gjon Luli, plaku nga Traboina që me 06.prill ngriti flamurin e Kastriotit në Decic së bashku me bashkluftetaret e vet; Mirash Luca, Tomë Nikolla, Mirash Pali , Mehmet Shpendi e qinda të tjerë luftëtarë që i dhanë grushtin e fundit Perandorisë anadollake në Evropë, kishin si këshilltarë dhe bashkpuntorë famullitaret nga malet, të cilet ndan me ta vuajtjet e luftës. Dhe Homeri shqiptar At Gjergj Fishta këto vuejtje i quan LOT GJAKU. Kryengritja e Malësisë së Madhe pati jehonë të madhe dhe inspirojë edhe kryengritjet tjera. Vlen të permendim atë të malësorve të Krahinës së Matit sepse edhe aty shofim gishtin e franceskanve. Rubiku u ba strehë e patriotve. Epror i franceskanve ishte martiri i kohëve tona At Pal Doda nga Kosova. At Pal Doda me të drejt mund të quhet SPIRITUS MOVENS sepse ishte udhëheqës i të gjitha aksioneve dhe ndermjetës midis qendrave kryengritëse. Në Rubik ishte perqendrimi i nacionalistve të Shkodres, Dursit e Tiranes. Aty bahej furnizimi , me armë dhe ushqim, aty strehoheshin të plagosunit dhe aty u ba edhe varrimi i trimit Llesh Nikë Dodës të cilin At Gjergj Fishta e perjetësoi me liriken e pashoqe " Në diten e të vdekunve" që u botue per herë të parë në " HYLLI I DRITËS" në nandor 1913. Të shkoj tutje. Me 07.03.1913 ushtria malazeze shkeli teritorin shqiptarë dhe me bajoneta vrau At Luigj Paliqin, sepse donte nji Shqipni të lirë. Me 13. tetor 1929 u vra tradhëtisht nga pushteti serboslav në Prizren At Shtjefen Gjecovi. Dhe kush nuk do të dij se kush ishte At Gjecovi. Falë tij u rujt dhe e kemi thesarin e madh kombëtar, KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT. Per Kanunin Prof. Von Scheerin ka thanë: "Do të ishte me mjaftë vlerë sikur Evropa ta dinte se cfar i solli populli i vogël shqiptarë zhvillimit të kultures". Sa ma shumë i afrohem kohes sonë, aq ma shumë duken meritat e franceskanve, si në fushen patriotike ashtu edhe në veprimtarinë per bashkimin e popullit shqiptarë. Kur u mvetsue Shqipnia më 1913 ata nxoren revisten HYLLI I DRITES, revistë kjo të cilen e lavdon Prof. Antonio Baldaci. Franceskanet mbajten dhe persosen mësimin në shkollen fillore, të cilen e kishte formue rinia shkodrane që nga 1855 e në të cilen mesohej shqipja që në vitin 1902 kur shkollen e udhëhiqte At Gjergj Fishta. Bashk me at shkollë franceskanet formuen edhe liceun ILLYRIKUM nga doli nji numer i madhë intelektualesh që edhe janë krenaria e atdheut. Franceskanet i kushtuen kujdes edhe edukimit të grues shqiptare dhe u besuen mesimin motrave të ndershme stigmatine, të cilat edukuen nanat të denja per emnin e shqiptares , neper foshnjore, shkollat fillore dhe gjimnazet. Pra per mos me e zgjat , per perfundim po them se vlen të perkujtohen me pietet frati i rapsodisë Bernardin Palaj, frati i penes së zjarrtë Gjon Shllaku, mikpritsi zemerbardhë Mati Prenushi, zemra e trimit nga malet At Klement Miraj, frati fjalë ambel Arqipeshkvi Vincenc Prenushi dhe mbi të gjithë dhe ma i pari Homeri shqiptarë, baba i alfabetit ma i madhi nder të pavdekshmit At Gjergj Fishta. Selim Hasnaj |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||