 |
| Lorena Totaj |
Emigracioni
Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare
C’eshte emigracioni?
Emigracion do te thote largimi ose transferimi i nje grupi te caktuar individesh nga nje vend ne tjeterin. Gjithesesi ai mund te konsiderohet si nje fenomen me rrenje mjaft te vjetra i cili fillon qe nga shekulli i 19-te deri me sot ku qindra, mijera familje te varfera braktisen Europen per t’u instaluar ne SHBA, Kanada, Brazil etj.
Cilat jane disa nga arsyet qe na drejtojne drejt emigracionit?
Arsyet jane krejt te ndryshme per secilin prej nesh. Jo te gjithe kemi te njejtat nevoja per te perballuar situata te ndryshme te jetes bashkekohore.
-
Lufta: perben faktorin nr 1 ne nxitjen e emigracionit, rreziku per jeten dhe pasiguria e gjitheaneshme te drejtojne ne kerkim te nje ambienti mbrojtes.
-
Varferia: Pjesen derrmuese te emigranteve ne mbare boten e perbejne individed me prejardhje jo te mire ekonomike, mbijetesa ne kushte ekstreme u “zgjon” deshiren per te integruar dhe siguruar nje jete sa me te mire per familjet e tyre.
-
Papunesia: Lidhet ngushte me varferine, shanset e perkufizuara te punesimit akoma edhe per individe te kualifikuar, kane “paralizuar” psikologjine dhe zemren e rinise duke e lene ate te pashprese dhe me nje te ardhme te dyshimte.
-
Katastrofat natyrale: Fatmiresisht, emigrantet qe vijne nga vendet ku kane kaluar katastrofa natyrale nuk perbejne ndonje shifer tronditese, gjithesesi duke bere pjese ne ate kategorine delikate te njerezve ne nevoje, ata konsiderohen si me te dashurit dhe me te mirepriturit nga qytetaret e vendeve ku shkojne.
A ekziston diskriminim ndaj emigranteve?
Fatkeqsisht PO, nuk ka emigrant ekonomik qe te mos jete ndjere i diskriminuar te pakten per nje here nga shoqeria ku ai jeton. Tabela e emigrantit ekonomik shkakton dhembje koke tek nje pjese e qytetareve te vendeve ku ata jetojne. Per cdo vjedhje, vrasje, perdhunim, djegje qe behet kandidati i pare i dyshimte eshte emigranti ekonomik. Ndersa flasim per diskriminim, ia vlen te permendim faktin se shqiptaret diskriminohen dhe akuzohen me shume se cdokush tjeter. Diskriminimi nuk perkufizohet vetem ne nje drejtim, disa diskriminohen per nacionalitetin ca te tjere per besimin fetar dhe ngjyren. Jo kudo ka diskriminim ose te pakten jo ne te njejten grade. Zakonisht, vendet me ekonomi te zhvilluar jane me pak diskriminuese, ne krahasim me disa vende europiane te cilat mendojne se kane edhe nje kulture te lashte jo vetem jane diskriminuese por edhe nxitese te brezave te rinj, nje prej ketyre vendeve eshte edhe Greqia, kush mund te mohoj faktin se sa perbuzes jane sjelle ndaj shqiptareve. Duke na konsideruar si nje komb te pa kulture, te varfer dhe keqberes. Edhe kur dallonte ndonje nxenes shqiptar ne shkollat greke, urrejtja e tyre ndaj nesh rritej akoma me shume, nuk i lejonin keta nxenes te dalluar te marshonin me flamurin grek, nje e drejte e cila e gezonte cdo nxenes i shkelqyer, akoma edhe nese do te marshonte me flamurin grek me pare duhet te mohonte deri ne nje fare menyre nacionalitetin e vet, per t’u ngritur ne syte e grekeve. Eshte per t’u ardhur keq fakti qe shume shqiptare jane “shitur” duke mohuar nacionalitetin e tyre per t’u pajisur me dokumente gjasme vorio-epiriote etj.