E shtune, 22-11-2008, 02:26pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Editorial
 
Ekskluzive - Alma Papamihali: Manifestim i madh ne Frankfurt, me rastin e Pavarsise
E merkure, 27-02-2008, 07:21pm (GMT)

Dukej qe Pavarsia e Kosoves solli pranveren me heret se cdo vit tjeter. Ishte dita me e nxehte, qe ka bere kete vit...pothuajse 18 grade. Ne manifestimin e mbajtur ne Sheshin Römer ose sic quhet "Römer Platz", valonin flamujt kuq e zi, krahas flamujve nacional te Kosoves, atij te Shteteve te bashkuara te Amerikes, Gjermanise dhe te Evropes se bashkuar.

Ne syte dhe fytyrat e shqiptareve, vihej re qarte nje shkelqim i papershkruar. Po perjetohej nje enderr, ndaj dhe keta pjesmarres ishin me fat, te ndiheshin pjese e realizimit te saj. Ishte kjo pjese e popullsise shqiptare, qe kryesisht per arsye politike, ish´ detyruar te linte atdheun dhe te mergonte ne Gjermani, ku do te gjente perkrahjen dhe mbeshtetjen e popullit dhe qeverise gjermane. Ndaj dhe ky manifestim, nder te tjera do te ishte edhe nje forme falenderimi, ndaj popullit dhe institucioneve te ndryshme gjermane, te cilet nuk e kursyen dhe as nuk do t´a kursejne ndihmen e tyre ndaj popullit te Kosoves. Ky falenderim ishte nenshkruar edhe ne "Torten e Pavarsise" me fjalet: "Danke Deutschland".

Fjalen hapese te ketij manifestimi te madh, e mbajti Redaktori i gazetes me te madhe shqiptare ne diaspore "Bota Sot", zoti Myftar Halili - Dragidella, i cili beri nje historik te popullit shqiptar nder shekuj dhe te padrejtesive te bera deri ne ditet e sotme.

Ne fund te fjalimit te tij, ai beri falenderimin e madh per ish presidentin Rugova, duke thene qe ne emer te tij, gezojme kete shtet te pavarur sot. Gjithashtu endrra e deshmoreve te familjeve "Jashari", "Hajredinaj", "Jashaku" dhe gjithe deshmoreve te tjere, me se fundi u realizua. Nje falenderim te vecante zoti Halili beri edhe ndaj shqitpareve te Shqiperise dhe ndihmeses se dhene prej tyre. Manifestuesit shperthyen ne eufori te papermbajtur ne fjalen mbyllese te tij..."Vazhdoje lidhjen shqiptare".

Pas tij, fjalen e mori kryetari i "Lidhjes Shqiptare" ne bote, zoti Simon Kuzhnini, i cili edhe pse jo ne gjendje te mire shendetesore, nuk mundi te mos merrte pjese ne kete ngjarje me rendesi unike ne jete.Sic u shpreh ne fjalimin e tij, te pa shkruar me pare, por me fjale te ndjera nga shpirti tha: "Hapi me i rendesishem tashme u hodh, por ende nuk ka perfunduar"...

Gjithashtu zoti Kuzhnini shprehu mirenjohjen e madhe per te paharruarin Rugova, i cili i kushtoi jeten kesaj Kosove, te cilen do e gezojne gjeneratat e reja shqiptare. Me pas, duke marre ne duar nje kornize me fotografine e Adem Jasharit, shprehu edhe njehere respektin e thelle per ate deshmor me shpirt te pamposhtur, per ti shprehur edhe nje here nderimin atij prijesi, qe nuk kurseu as jeten per lirine e vendit. Me pas pershendeten edhe disa personalitete gjermane te cilet shprehen urimet e tyre ndaj shtetit me te ri ne bote, edhe pse jo i shpallur ende zyrtarisht...por rendesia kryesore sipas perfaqesuesit te politikes gjermane ishte dhe "fundi moral i serbise", ose thene ndryshe, demoralizimi serb.

Me pas nisi dhe programi i pregatitur enkas per kete dite te shenuar, me zerin mahnites te Izet Salihut, tenor shqiptar ne operan e Frankfurtit, i cili kendoi "Santa Lucian".Madheshtor ishte recitimi i "Lahutes se malesise" se Fishtes, nga recituesi Sulejman Alickaj, si dhe vallet me tema historike nga grupi "Arberesh" i valleve.

Me pas programi i larmishem vazhdoi me nje kolazh te motrave Ndoci, me Fatime Kosumin dhe kulmin e arrit me kengetarin Nikolle Nikprelaj, duke e mbyllur me te mirenjohurin Ilir Shaqiri.

 

Nje manifestim fantastik, qe pati ne perberje te tij gjithcka. Entuziazmin e pafund shqiptar, korrektesine dhe perpikmerine e nevojshme dhe mbi te gjitha, nje sfond flamujsh te kuq shqiptare qe valeviteshin me te lire se kurre.Pavarsia e Kosoves, po"valevitej" se fundi kudo ne boten e lire.

P.s Mbase jam e lumtur, qe arrita te shijoj nje copez nga "Torta e Pavarsise". Vertete qe liria, paska shijen me te embel te kesaj bote.

Per "Zemra Shqiptare" - Alma Papamihali

© www.zemrashqiptare.net

Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Gani Bajraktari: Çfarë duhet bërë për normalizimin e kësaj katandisjeje, që ka kapluar shëndetësinë kosovare?
Këze (Kozeta) Zylo: Punë të mbarë Mr.President!
Xhevat Rexhaj: Ibrahim Rugova hapi dyert e kancelarive amerikano-evropiane
Kadri Mani: Historia e vërtetë dhe historia e falsifikuar
Mërgim Korça: Nexhmije Hoxha vazhduese e mashtrimeve të të shoqit!
Agim Gashi: Edhe një herë për Kosovën.de
Jeton Kelmendi: Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallen
Shaban Peraj: Koha e diktatorit dhe e pasardhësve duhet të përfundojë
Ilir Dardani: Po, hej!
Sami Repishti: Fytyra e absurdit në Kosovë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]