E marte, 07-10-2008, 12:24am (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Editorial
 
Lorena Totaj: “OREKSI” i pajustifikueshem i vorio-epirioteve
E marte, 26-02-2008, 09:36pm (GMT+1)

“OREKSI” i pajustifikueshem i vorio-epirioteve

Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare

Me sa duket shpallja e pavaresise se Kosoves, u hapi “oreksin” te ashtequajtureve vorio-epiriote dhe kryesisht grekeve. Lajm i cili “veshi ne zi” mediat dhe zemrat e fqinjeve tane te dashur. Ethet e frikes se pas Serbise i vinte rradha Greqise u shkaktuan keto “zgjime revolucionare”. Vorio –epiriotet nuk e kane kuptuar ende se per greket nuk jane gje tjeter vecse nje marjonete per arritjen e qellimeve te tyre te erreta. Keshtu qe nje dite te ftohte shkurti vendosen te protestojne ne qender te Athines per pavarsine e minoritetit grek ne Shqiperi. Frika e grekeve se mos Shqiperia i kthen syte nga Janina i ka bere ata te jetojne nje tmerr te perditshem. Menyra me e mire per te treguar rezistence eshte shfrytezimi i “bijeve” te saj. Me nje justifikim qesharak pala mbeshtetese e grekeve deklaron se “ Dhe ne kerkojme pavarsi ashtu sic vepruan dhe Kosovaret”. Problemi fatkeqesisht per ata eshte se keto jane dy raste te pakrahasueshme midis tyre. Do te ishte mire qe miqte vorio-epiriote dhe greke te shfletojne ndonje liber dhe te shohin se cilat jane ndryshimet e tyre me vllezerit tane kosovare. Shqiperia eshte nje nder vendet e Ballkanit per te mos thene i vetmi i cili ka respektuar te gjitha te drejtat e pakicave minoritare qe jetojne ne Shqiperi, te pakten eshte munduar pavarsisht se sa ia ka arritur ketij qellimi. Kush mund te mohoj faktin se ata perhere kane qene dhe vazhdojne te jene ne poste drejtuese. Dhe sigurisht eshte me se normale te kene te drejta te barabarta me te gjithe shqiptaret e tjere. Por ajo c’ka eshte e papranueshme eshte te kerkojne nje shtet me vete.
Ndoshta disa mund te thone se ky eshte racizm ,pabarazi dhe diskriminm gje e cila nuk ekziston ne realitet. Shqiperia jo se eshte atdheu jone por eshte nje vend me njerez te ndershem, te drejte , te nderuar dhe mikpritesa te medhenj. Gje te cilen e thone edhe shume kombe te tjera natyrisht, jo greket. Greqia eshte pa diskutim nje vend me kulture te lashte por kjo nuk do te thote se e ben nje komb me te rendesishem nga te tjeret.
Mire eshte qe vorio-epiriotet pare se te kerkojne pavarsi e te drejta, te shikojne sjelljen e vllezerve te tyre greke ndaj shqiptareve. Kemi arritur ne nje pike sa qe kemi harruar edhe emrat tane, greket preferojne te na therrasin vjedhes, lypsare, vrases e nje sere epitetesh te ketij lloji. Po te shikoni ballkonet shqiptare jane te mbushura plot me flamuj shqiptare, greke, italiane etj. Fakt i cili nuk na shqeteson aspak, per vete faktin se jemi popull i dashur dhe i duam fqinjet tane. Ndersa, ne rast se nje shqiptar guxon te lartesoj nje flamur shqiptar ne ballkonin e shtepise se tij ne Greqi do behet nami.Do doja qe duke mbyllur kete shkrim t’ju beja nje thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen brenda dhe jashte vendit, te qendrojne gjithemone te bashkuar dhe mos ta harrojne kurre atdheun e tyre se sic thote edhe populli “guri rendon ne vendin e vet”.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Se shpejti ne Zemra Shqiptare: Interviste ekskluzive me Kampionin e Botes Kreshnik Qato...

::| Speciale
Arben Llalla: Vrasësja në liri vazhdon ‘’karrierën’’!
Ndue Ukaj: Fuqia e së keqes
Kadri Mani: Letër e hapur Familjes Bruqi në Isniq
Amir Imeri: Fitorja e Gruevskit, si e Pirros
Adem Berisha: Opinion personal lidhur me “Rugovizmi nuk është gandizëm” nga Naser Aliu
Albert Zholi: Çamët kërkojnë… po realiteti si është?
Adnan Abrashi: E drejta ndriçon vetë
Gjon, Skender, Nard dhe Ylber Mehaj: Asnjë kërcënim nuk mund të na kthejë prapa
Frashër Demaj: Kur sorrat krrokasin
Engjëll Koliqi: Në pritje të ditëbardhës shqiptare

Ndryshoni Pamjen
[Krye]