| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ekskluzive - Suzana Kuqi: Pushteti i budallallekut E shtune, 23-02-2008, 06:07pm (GMT) Pushteti i budallallekut Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive
“ Dy jane gjerat qe shkojne ne infinit, universi dhe budallalleku njerezor, por persa i perket universit kam akoma dyshime”. Kjo fraze qe i atribohet Albert Ajnshtajnit shpreh nje ide te lashte. Qe ne vitin 250 para krishtit libri biblik i ekleziasteve paralajmeronte :”I pafundem eshte numri i budallallenjve” Per me teper ,i pari budalla i historise qe…Adami,i cili per te shijuar nje frut humbi parajsen. E kemi ne maje te gjuhes C’fare kuptojme me budallallek? Ky koncept qe instiktivisht e njohim te gjithe , duket sikur i rreshqet çfaredolloj perkufizimi teorik.Budallalleku nuk eshte e kunderta e inteligjences: ka njerez inteligjente qe nganjehere sillen si budallenj. I vetmi qe i ka dhene nje perkufizim bindes eshte historiani dhe ekonomisti Carlo Cipolla ne vitin 1988 : budalla eshte ai person qe i shkakton deme nje personi tjeter apo nje grupi personash nderkohe qe nuk realizon per vete asnje perfitim biles mund te pesoje edhe humbje.”Jeta jone eshte e shenuar nga raste kur pesojme humbje parash, kohe , energjie , prishje nervash e te humorist te mire per shkak te veprimeve te paparashikueshme te nje qenie absurde qe ndodhet ne momentet me te pamenduara e te shkakton deme, zhgenjime e veshtiresi pa fituar absolutisht asgje nga ato qe kryen”- shkruan Cipolla. Atehere nje gje eshte e qarte : budallalleku ka nje prirje te theksuar per tu shnderruar ne veprim , dhe pikerisht kjo e ben kaq te rrezikshem. Sipas Cipolles qe ka identifikuar edhe pese ligjet themelore te budallallekut, personat inteligjente tentojne gjithnje te nenveftesojne rreziqet qe lidhen me budallallekun. Keshtu qe budallaleku eshte akoma me i rrezikshem se mizoria njerezore, e cila meqenese ka nje llogjike te kuptueshme te pakten mund ta parashikojme e t’i kundervihemi. Burim te qeshurash Per te shmangur ankthin e gjykimit ose per te na ngushelluar ne per pashmangesine e tij, budallalleku na ofron gjithnje skena te pasura komike. Mjaft protagoniste filmash jane budallenj. Budallenj jane disa figura te letersise. Protagonisti i perralles se Andersenit “ veshjet e reja te mbretit”, nje mbret i cili mashtrohet nga rrobaqepesi i tij, i bindur se kish veshur rrobe te mrekullueshme qe ishin te padukeshme per budallenjte e si perfundim del lakuriq. Jane budallenj policet e shume barcaletave, gomeret e perrallave, si pinoku qe u transformua ne nje te tille kur nuk donte te shkonte ne shkolle etj.Shkrimtari Ennio Falciano thote : Njerezit e librat me pak inteligjente e pa gusto na joshin me shume. Por kujdes: te qeshesh me budallallekun mund ta beje ate simpatik, e keshtu te ben ta nenvleftesosh akoma me shume. Nese ne film , e din se kush eshte budallai , ne realitet eshte krejt ndryshe. “ Eshte thelbesore te kuptosh se per se behet fjale, qe te kesh mundesi te kontrollosh pasojat “- sinjalizon Giancarlo Livraghi, qe prej dhjete vjetesh zgjeron studimet e Cipolles. “ Nuk mundemi ta zhdukim kurre te terin, por efektet e tij mund te jene me pak te renda ne se kuptojme se si funksionon. Budallalleku ka tri karakteristika. 1) Si diamanti Mbi te gjitha budallalleku eshte i pandergjegjshem dhe perserites. 2) Kafshe e shemtuar Budallalleku eshte ngjites domethene ka efekt ngjites ashtu si semundjet infektive. Turmat jane shume me budallaqe se sa njerezit e veçante qe i perbejne ato.Kjo spjegon edhe se si popuj te tere (siç ndodhi me Gjermanine naziste apo Italine musoliniste) mund te jene te kushtezuara te ndjekin objektiva te çmendura.Nje fenomen mjaft i njohur ne psikologji eshte :“Efekti emotiv-ngjites i grupit zvogelon kapacitetet kritike. Verifikohet polarizimi i marrjes se vendimeve, zgjidhet ajo me e thjeshta qe shpesh eshte me pak inteligjentja.Siç thonin romaket : … edhe se senatoret ne veçanti jane persona te mire, Senati eshte nje kafshe e keqe. 3) Karrieriste e lajkatare Perveç kolektivitetit eshte edhe nje faktor tjeter qe rrit budallallekun: te qenit ne nje post komandimi. Pushteti te ben budalla, shkruante filosofi gjerman Friedrich Nietzche. Perse? Personat ne pushtet shpesh mendojne qe pikerisht sepse jane ne pushtet jane me te miret, me te aftet, me inteligjentet, me te diturit se pjesa tjeter e njerezimit. Nga ana tjeter jane te rrethuar nga servile, njerez lajkatues qe per qellime perfitimi ua forcojne vazhdimisht kete iluzion.Keshtu qe kush eshte ne qeveri arrin te kryeje budallalleqe me te renda se sa do ti kryente ne kushte normale.Per me teper pushteti politik,ekonomik ose burokratik rrit potencialin demtues te nje personi budalla, paralajmeron Cipolla. E nese budallai jam une… Ne kete pike lind nje refleksion. Meqe nje nga karakteristikat e budallenjve eshte se nuk e dine qe jane budallenj, nese mendojme se nuk jemi te tille,ne nuk mund te perjashtojme mundesine qe te jemi. Te pakten nganjehere ose nen ndonje aspekt.Tentohet gjithmone ti etiketojme si budallalleqe te gjitha veprimet qe nuk hyjne ne skemat tona mendore te zakonshme. Por te mendosh se vetem te tjeret jane budallenj eshte nje rreth vicioz gjithashtu budalla. Ne fakt secili prej nesh ka nje faktor budallalleku qe eshte gjithnje me i madh se sa ai qe mendojme. Jemi te gjithe budallenj Inteligjente apo budallenj? E nese jemi budallenj , sa jemi? Te gjithe jemi gati te pranojme se jemi pak te çmendur, por qe te jete budalla nuk pranon asnjeri.E ne fakt te gjithe jemi nga pak budallenj, kush ne nje drejtim e kush ne nje tjeter, por truri yne eshte i ndertuar ne ate menyre qe na e fsheh kete realitet me kujdes te madh. Budallenj ne timon Statistikat thone se 50% e atyre qe jane ne timon nuk dine ti japin makines.: dikush nuk eshte ne gjendje te parkoje, dikush ecen me 20km/ore, dikush ecen ne mes te rruges etj. Por ai qe nuk eshte ne gjendje ti jape siç duhet makines , nuk e ve re , nuk e kupton , ndryshe do te hiqte dore nga makina. Kush eshte aq inteligjent sa ta kuptoje se nuk din te ngase makinen ashtu siç duhet?Po te intervistonit ne spital ata qe sapo i kane nxjerre nga karkasat e makinave pas nje aksidenti,siç ka bere Ola Svenson psikolog, do te degjonit qe asnje, dhe me te vertete asnje , nuk do ta pranonte se hyn ne kategorine e te paafteve. Jo vetem kaq, 80% e te aksidentuarve ne spital mendon se i perket elites se shoferave me aftesi me te medha se sa mesatarja. Pergjegjesia e aksidentit ? Jane pak ata qe pranojne fajin, me te shumtet ja hedhin fatit apo shansit te keq ose ndonje idioti qe i ka prere rrugen. Gabimi njerezor Ka nje spjegim per kete sjellje ? Me te gjitha probabilitetet , gabimi eshte armiku kryesor i Unit tone, te vetevleresimit tone dhe per kete aresye truri (i cili duke ngulmuar te tregohet inteligjent e elegant perfundon te behet qesharak e budalla) ben çdo gje per ti prere rrugen ketij miku te pa deshereruar.- thote Fine. Zgjidhje jo inteligjente Edhe zgjidhje te tjera mund te jene pak inteligjente, pa vleresuar pro e kunder,sipas te dhenave nga statisikat reale. Martesa, per shembull, eshte nje vendim qe zgjat per tere jeten. Kush eshte ai qe duke ngjitur shkallet e komunes apo kishes , eshte i vetedijshem qe martesa e tij ka nje probabilitet ne 2 qe te prishet ? Pikerisht aty, ne ate moment te Po-se fatale , kete gje e dine prinderit e nuses e te dhendrrit, miq e kusherinj deri edhe nepunesi i zyres. Por dy te interesuarit direkt tregojne nje besim kokeforte, te bindur qe martesa e tyre do te jete perjashtim i te gjitha rregullave. Nga ana tjeter ne se nuk do te ishin te bindur riprodhimi njerezor do t’i mbetej funksionimit te keq te kontraceptiveve dhe homo sapiens do te shkonte drejt zhdukjes. Zhgenjim i kote Ne sektore te ndryshem te shkences, njerezit qe bejne eksperimente tentojne ta konsiderojne bindes e te suksesshem nje eksperiment qe verteton mendimin e tyre, ndersa e konsiderojne te gabuar nese rezultatet nuk perputhen me ate qe mendojne. Ky eshte nje fenomen qe e ngadaleson jo pak perparimin e dijes. Ky faktor spjegon se pse shpesh eshte e kote te tentosh te kundershtosh ata qe kembengulin ne ide qe duken qarte se jane te gabuara. Te verteta te hidhura. Perse ky optimizem budalla i trurit ? Sepse na mbron nga realiteti jo i pelqyeshem. Kapaciteti per te ndryshuar informacionet dhe per te autocensuruar argumentet ben qe peshorja te anoje nga ana jone dhe na mban ne humor te mire. Budallalleku i mitit : Epimeteo Qe nga emri qe ne gregisht do te thote , ai qe reflekton me vonese , nuk premton asgje te mire. Epimeteo ne fakt ishte budalla dhe i pamatur, ne kundeshtim me vellain e tij Prometeo qe ishte i mençur e i ditur. Ta parashikosh ? Eshte e pamundur. Por ka pese ligje. 1- Cdonjeri prej nesh nenvlefteson gjithnje numrin e budallenjve ne qarkullim. Tre nenligjet e budallallekut © www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||