E shtune, 22-11-2008, 02:06pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Editorial
 
Ekskluzive - Suzana Kuqi: Requiem per nje ender te vjeter e nje te re
E shtune, 09-02-2008, 01:26am (GMT)

Requiem per nje ender te vjeter e nje te re

Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Suzana Kuqi - Firence, Itali
Emigrante. Ekonomike, politike, fundja emigrante.Njerez qe nisen me shpresen per nje jete me te mire e nuk ka bere llogarite se sa e veshtire eshte te shkosh e te fillosh nga e para  per me shume ne nje vend te huaj. E shume nga keta e kane patur aq te veshtire sa nuk merr me guximin per tu kthyer e per ta filluar nga e para ne vend te vet. Emigrante. Jane te shume kombeve, te shume ngjyrave, te feve te ndryshme e kulturave nga me te ndryshmet. Por kane nje gje te perbashket: jane emigrante. Nje grup njerezish qe nuk dine me ku e kane vendin, ku e kane shtepine. Fizikisht jetojne e punojne ne vend te huaj por mendjen e zemrat i kane lene ne vendin e tyre. Endrra per nje jete me te mire shpejt merr fund, jeta eshte e veshtire kudo, problemet jane relative. Ke drita, ke uje… por shume gjera qe i kishe atje nuk i ke ketu. Mbi te gjitha mbetesh gjithnje i huaj.Nje njeri pa te shkuar qe te te mbeshtese, nje emigrant eshte dhe mbetet gjithnje nje i dyshuar i perjetshem, çfaredo qe mund te mendojne per te, çfaredo qe mund te thone per te, besohet lehte. Dhe ai kokeulur, megjithese perpiqet te punoje e te sillet mire, disa here me mire se vendasit, rralle degjon nje fjale te mire. Eshte nje i huaj, nje i panjohur dhe njerezit kane frike nga e panjohura. Atehere shterngon dhembet e ben perpara, e kush nuk do ta bente… Kthehet ne atdhe, per pushime, me ate mal malli ne shpirt e shpreson te gjeje ata shoke e miq qe ka lene atje, ate bar te vogel ku dikur pinte kafene, ate komshijen e dashur me te cilen sa e sa here ka qare hallet e i kane mbaruar pune njeri tjetrit. Dhe gjen… ndryshim. Shoket e miqte nuk kane me kohe, ajo kafene eshte prishur per ti lene vendin nje pallati, komshinjte kane ndryshuar, ritmi i ekonomise se tregut dhe i jetes ka ndryshuar. Degjon se njeri eshte bere me para, tjetri vuan per buken e gojes.Me keq akoma dikush e ka lene kete bote… Se ato vajza te bukura e te thjeshta qe shihje dikur, nuk jane me. Te duket sikur nje konkurs bukurie e mode zhvillohet rruges. Shume pak gjera gjen te pandryshuara, aq pak gjera sa vetja te duket i huaj ne vendin tend. Dhe mezi pret te kalosh ditet, i mbushur me maraz, per tu nisur perseri e te kthehesh ne pune ne vend te huaj. Nje i huaj qe iken nga vendi i tij per te shkuar si i huaj ne nje vend te huaj. Dhe tek avioni ngrihet, e ti kthen koken per te pare e per te fiksuar edhe nje here konturet e vendit tend, tere ai maraz te zhduket e malli fillon perseri te ngrihet mal brenda shpirtit e lote deshperimi te veshin syte, e zemra thote : ai eshte vendi yt.Aeroplani vazhdon te ngrihet e ti je mbi det. I ben nje premtim vetes, do te kthehem prape. Tani je mbi re , lart shume lart, dhe premtimi behet deshire, e deshira rritet, e mendja te kthehet perseri tek ato rruge, tek ata miq, tek ajo shkolle apo kafene qe nuk i gjete , e deshira te kthehet ne nje enderr .E re kjo enderr, e merr forme perdite  megjithese brenda vetes tende e di se sa me shume kalojne ditet aq me shume behet e parealizueshme. Atehere aty lart, aq lart kur ndodhesh ne kufirin midis dy vendeve , tendit dhe te huajit ndergjegjesohesh se nuk i perket plotesisht asnje vendi, ke mbetur pa atdhe, je emigrant, je nje zog shtegimtar qe nuk leviz sipas motit por sipas mundesive ekonomike e fazave te mallit te zemres. Dhe nje britme e heshtur te ngrihet nga shpirti, si ajo e nje bishe te zene ne lak, ne lakun mashtrues te nje endrreje te re e nje enderreje te vjeter qe ndryshojne vend vazhdimisht…

© www.zemrashqiptare.net

Lexo/Shkruaj Komente (2)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Gani Bajraktari: Çfarë duhet bërë për normalizimin e kësaj katandisjeje, që ka kapluar shëndetësinë kosovare?
Këze (Kozeta) Zylo: Punë të mbarë Mr.President!
Xhevat Rexhaj: Ibrahim Rugova hapi dyert e kancelarive amerikano-evropiane
Kadri Mani: Historia e vërtetë dhe historia e falsifikuar
Mërgim Korça: Nexhmije Hoxha vazhduese e mashtrimeve të të shoqit!
Agim Gashi: Edhe një herë për Kosovën.de
Jeton Kelmendi: Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallen
Shaban Peraj: Koha e diktatorit dhe e pasardhësve duhet të përfundojë
Ilir Dardani: Po, hej!
Sami Repishti: Fytyra e absurdit në Kosovë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]