E shtune, 22-11-2008, 02:21pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Debat
 
Dardan e Dardane Kabashi: Çka vërtetojnë “më së miri”,”faktet” e Qemajl Morinës?!
E hene, 29-09-2008, 05:13pm (GMT)

Çka vërtetojnë “më së miri”,”faktet” e Qemajl Morinës?!

Nga Dardan e Dardane Kabashi

Në të përditshmen Express (16.09.2008), në reagimin metitull “Kur energjia fetare kthehet në urrejtje”, ndaj aktit legjitim të prindërve tonë për t’u pagëzuar në Kishën Shën Gjon Pagëzuesi të Zallkuqit të Klinës, që ndodhi në fund të korrikut…, prodekani i Fakultetit Islamik të Prishtinës Qemajl Morina na përmend edhe neve, dy fëmijëve të rritur të Gjergj e Ana Kabashit, Dardan e Dardane Kabashin.

Ai lanson një bindje të gabueshme në opinionin publik, sikur ne të ishim kundër aktit krejt të natyrshëm të prindërve tonë, akt që nuk i sjell dëme askujt e as i cenon të drejtat e ndokujt, as në Kosovë e as gjetiu, duke qenë çuditërisht kategorik në mendimin e tij se ne, sipas tij dhe atyre që ia servuan këto të “dhëna”!,ishim kundër.

Ai niset nga këto fjalë: “Këtë më së miri e vërteton vetë fakti se grigjës tënde (të prindit – prindërve tonë, vërejtje e të nënshkruarve në reagim) nuk iu janë përgjigjur as dy fëmijë tu të rritur, Dardani e Dardana…”.

E shohim të udhës që ta pyesim publikisht Qemajl Morinën se ku na njeh ai neve dhe kush janë ata që e mashtrojnë në atë mënyrë për të përhapur një të pavërtetë të madhe për ne si kundërshtar të aktit të prindërve tanë?

E themi publikisht se ne nuk kemi qenë as nuk jemi kundër aktit të prindërve. Përkundrazi…Madje, kundër aktit të prindërve tanë nuk janë as ata që paraqiten me urrejtje në opinion si reagim i “Familjes Kabashi”, ose së paku nuk janë kundër pjesa më e madhe e tyre, siç bëhen shpifje e fyerje të palejueshme publike.

Këto janë shpifje e dezinformata andaj me keqardhje ua bëjmë me dije të gjithë atyre që shpifin e fyejnë publikisht, kryesisht Qemajl Morinës, se kur flet e shkruan diçka duhet të mendojë shumë para se të jetë i pranishëm me mendimet e tija në opinionin publik.

Kësaj radhe ka gabuar dhe njerëzit që gabojnë kudo që vepron ligji sipas standardeve bashkëkohore e marrin dënimin e merituar ligjor për përhapje të dezinformatave, shpifjes e fyerjes.

gazetaexpress.com

Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Flori Bruqi: Une ta hjeki kryt si te maces (!!!)
Ruzhdi Ushaku: Digresione me shumësi të dhënash kryesisht të njohura
Kadri Mani: Nuk mund ta zbatojmë porosinë e Llapaqenit Flori Bruqi!
Bardh Frangu: Amoraliteti politik, shkas për debat‏
Ruzhdi Ushaku: Vështrime prej studiusi me mangësi metodologjike- shkencore
Ruzhdi Ushaku: Moskuptime apo shmangie të qëllimta nga thelbi i polemikës
Paul Tedeschini: Pushkini, Mark Shkreli dhe Kolec Traboini!
Edmond Ismailati: Mllefi dhe realiteti
Ilir Dardani: ‘’Fatkeqesisht’’, une nuk e dua te keqen as tradhetine kombetare!
Bashkim Kopliku: Një debat për intervistën enveriste të z. Hajati

Ndryshoni Pamjen
[Krye]