E shtune, 22-11-2008, 02:25pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Debat
 
Engjëll Koliqi: Përgjigje e vonuar Zotëri Kolec Traboinit
E marte, 16-09-2008, 06:31pm (GMT)

Engjëll Koliqi
SI PËRGJIGJE "E VONUAR":

ZOTËRI KOLEC – ENGJËLL KOLIQI KURRË NUK BEKON VRASJE TË NJERËZVE !!!

I nderuar dhe i respektuar Zotëri Kolec! Gjithçka ka ndodhur në kohën kur unë kam pasur punë të tjera dhe nuk kam pasur kohë të merrem me mailinglistën "Albeuropa", e cila nuk është "shtëpi" e imja, as fletushkë, as gazetë, as forum imi, por është e të gjithë anëtarëve barabarësisht dhe ka mbi 20 moderatorë. Më sa jam informuar atë mesazhin poshtërues, me të cilin dikush ju ka shpallur "të vdekur" e ka fshirë moderatori Agim Bacelli dhe për këtë e falënderoj publikisht Zotëri Agimin. Njëkohësht, edhe Ju Z. Kolec ju falënderoj për kontributin e madh që jepni në këto lista dhe përgjithësisht në letrat shqipe.

Ata që ia kanë shitur shpirtin djallit nuk do të ndalen me mesazhe të tilla fyese e poshtëruese. Jemi dëshimtarë, kur vitin e kaluar, në tetor e shpallën të vdekur Sarë Gjergjin, por Ai jeton me dinjitet dhe nuk ndodhi asgjë tjetër, por preokupimit të miqve. Mos u merakos me marritë dhe turpet e atyre që duke e shitur shpirtin, tashmë janë radhitur në grupet e terroristëve, por nuk do u shkojë gjatë, sepse ata po përcillen në çdo hap, nga organet përkatëse. Më së mirë është që të tillët të injorohen. Unë kam vendosur të mos merrem me ta dhe të mos shpenzoj kohë për ato marri.

Do të ishte mirë, që të gjithë t'i injorojmë dhe kështu ata së shpejti mbesin të izoluar – duke "biseduar" me vetëveten e tyre – dhe normalisht që do të ndalen, sepse nuk kanë me kënd të merren. Sa më shumë që ne reagojmë, ata tërbohen më shumë dhe financohen nga qendrat terroriste, për të shkaktuar huti, ndasi e përçarje.

Prandaj, ju apeloj Ty Z. Kolec dhe të gjithë shqiptarëve, që të mos merremi me njerëz të tillë, nëse mund t'i quajmë njerëz. Më së miri do të ishte të publikojmë gjëra të vlefshme, qoftë shkencore, kulturore, letrare, apo artistike, pa u marrë shumë me kritika e reagime. Mendoj janë të tepërta edhe reagimet e polemikat në "taborret" pro Vitores e kundër Vitores. Sa polemizojmë, më mirë do të ishte të krijojmë dhe të botojmë perla nga krijimtaria jonë!!! Shëndet e mbarësi!

Zoti e bekoftë mbarë farën arbërore!

Me dashuri dhe me respekt për të gjithë shqiptarët!

Engjëll KOLIQI


Lexo/Shkruaj Komente (2)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Flori Bruqi: Une ta hjeki kryt si te maces (!!!)
Ruzhdi Ushaku: Digresione me shumësi të dhënash kryesisht të njohura
Kadri Mani: Nuk mund ta zbatojmë porosinë e Llapaqenit Flori Bruqi!
Bardh Frangu: Amoraliteti politik, shkas për debat‏
Ruzhdi Ushaku: Vështrime prej studiusi me mangësi metodologjike- shkencore
Ruzhdi Ushaku: Moskuptime apo shmangie të qëllimta nga thelbi i polemikës
Paul Tedeschini: Pushkini, Mark Shkreli dhe Kolec Traboini!
Edmond Ismailati: Mllefi dhe realiteti
Ilir Dardani: ‘’Fatkeqesisht’’, une nuk e dua te keqen as tradhetine kombetare!
Bashkim Kopliku: Një debat për intervistën enveriste të z. Hajati

Ndryshoni Pamjen
[Krye]