Balloni Vitore Stefa Leka - “sozja” e Nanë Terezes!
(Klikò mbi figure per zmadhim)
Kam lexue kohet e fundit disa shkrime ku zoja Vitore Stefa Leka emertohet “Një Nënë Tereza e dytë Shqiptare” apo “Nënë Tereza e Triestes”. Tue mbete ne gjuhen italiane po permendi nji fjale te urte qe thote:“I confronti sono malsicuri” –
“Krahasimet jane te keqsigurta”.
Kjo don te thote qe ose krahasimi duhet te jete i qelluem, i goditun, qe qendron, qe ka vlere, ose krahasimi del nji bllof, del nji skifo.
Une personalisht kam kontakte e-mail-i me zojen Vitore Stefa e cila pati miresine dhe e pata falnderue qe me qoi librin shume prekes dhe interesant me titull “Kostaq Stefa - Martir i Demokracise – 1905-1948” ku tregohet jeta e patriotit, intelektualit perparimtar, babes se vet Kostaq Stefa, i eleminuem nga diktatura komuniste.
Kur e lexova kete liber mu rrenqeth trupi sepse mu kujtue persekutimi i mijra patriotve dhe intelektualve te tjere shqiptar qe kena perjetue gjate asaje kohe te zeze gjyse shekullore, qe là vrazhda te thedha ne shpirtin e vrame te brezit tone.
Nxorra dy shkrime nga gazeta te tjera rreth jetes se Kostaq Stefes, i ilustrova me fotografite perkatese nga libri qe kisha dhe i publikova ne gazeten qe administroj ( http://kosova.albemigrant.com/?p=1883 dhe http://kosova.albemigrant.com/?p=1975 ). Kjo ishte minimumi qe mund te kontribuojshe une ne respekt te ketij intelektuali martir shqiptar.
Kam lexue ne disa gazeta per aktivitetin human te Vitore Stefes ndaj emigrantve shqiptar, per kontaktet e saje si dhe vlersimin e ketij aktiviteti. Per te qene i drejte duhet thane se kjo asht nji pune shume e mire per te marre shembull, me gjithese ky rast nuk asht i izoluem. Ka edhe shume raste te tjera ku shqiptari emigrant ne heshtje e ndihmon shqiptarin tue ba edhe sakrifica.
Por nga ana tjeter çdo gja ka masen e vet. Te fryshe cilesite e Vitore Styefa Lekes dhe ta krahasosh ate me “Nënë Terezen” kjo gja asht ose nji ekzagjerim qe zakonisht bajne injorantat per injorantat, ose asht nji krahasim dashakeq ne dam te figures madhore me permasa botnore te Ganxhe Bojaxhiut qe vete Vitore Stefa Leka nuk duhet ta pranoje.
Populli jone thote: “Gjella me krype e krypa me karar”.
Nuk jam une kompetent te flas as shkurtazi per nji figure si Nane Tereza e cila per né shqiptart pa dallim besimi asht me te vertete si nji lloj shejtorje qe ka là dhe vazhdon te laje mekatet tona. Shiqyr qe doli nji figure e madhe shqiptare per te muejt me zbute sadopak namin e keq, namin e sterkeq, qe na vete shqiptart, na “Njeriu i Ri” pa moral, i kemi krijue vedit neper bote kur dolem nga “burgu” komunist ne boten e lire.
Por njeriun e mire si Nane Terezen, si çdo gja te mire, djalli e ka luftue dhe e lufton me djallzine e vet. I pari qe e luftoi ishte osman-komunisti “Enveri i Yne” i cili ia rrefuzoi Asaje kerkesen per te takue ne Tirane nanen dhe motren e vet tue thane se “Neve nuk pranojme kurva ne vendin tone”.
Edhe sot mjerisht ka shqipfolsa te mbarsun me urrejtjen osmane, antishqiptare, antikatolike dhe anti kulture prendimore, te cilet pa rezultat po perpiqen per turpin e tyne me ule dhe deri me mohue vlerat dhe nderimin qe kjo shqiptare i bani vendit te vet tue thane nder te tjera se ajo nuk ka ba asgja per shqiptart (te cilet vete nuk e pranuen ne fakt ne ate kohe te futet ne Shqipni) apo tue thane se ajo asht shejtore katolike, a thue se te qenunit shejtore katolike mohon te qenunit nji shqiptare e madhe, a thue se besimi dhe kombi jane dy kategori qe ekskludojne njena tjetren. Dhe tash, mbasi me fjalet ma keqdashese nuk po mund te arrijne te zbehin kete figure te madhe humane, po perpiqen ta zbehin tue frye artifiqialisht si ballon nji person te zakonshem pa vlera te veçanta tue e krahasue me Nane Terezen. Me kesi grà “Nene Terezash” qe simbas traditave tona shekullore, ne heshtje, i japin ndihme vllezerve te vet shqiptar, asht e mbushun bota e jone shqiptare. Une nuk due ti futem nji analize te shkrimit propagandistik te Xhovani Shytit me titull “Shpëtoi djalin e njeriut që urdhëroi vrasjen e të atit” shkrim qe asht kontradiktor dhe me plot shprehje bombastike edhe te vete Vitore Stefes per te cilen shkruhet. Para se gjithash Vitore Stefes i mungon modestia, sepse ajo me pohimet e veta perpiqet te ia fryje vlerat vehtes.
Qofte ne Ungjill e qofte ne Kur’an thuhet: “Bane te miren me njenen dore, por mos te dij dora tjeter”.
Asht nji ekzagjerim çka shkruen mesuesi pensionist nga Toronto Dhimitër Xhoga ne shkrimin e vet se
“…Vitorja u duhet nënave dhe vajzave emigrante shqiptare jo vetëm këtu në Kanada, por edhe kudo tjetër, ngase është ajo që është: “Nënë Tereza e dytë”, sic është vlerësuar e sipër përmëndura Vitore Stefa Leka,…”
a thue se nenave shqiptare ne Kanada paska mbetur tua mesoje atedhetarizmin Vitore Stefa Leka.
Por populli i jone asht mesue per gjyse shekulli komunizem me i krijue nepermjet propagandes “Heroj” artificial.
Paul Tedeschini, 28.07.2008 Trieste - Itali