PËRGJIGJJE ILIR DARDANIT
BESIMTARËT E ZOTIT NXISIN DASHURI, NDËRSA SHËRBËTORËT E DJALLIT NXISIN URREJTJE MES NJERËZVE
Nga Kushtrim Janina
Urtësia e stolisë trimin! Sharjet janë për kalamajtë ... !
Reagimi i im ndaj letrës tuaj drejtuar kryetrimit ton kombëtar, me të cilën ofendohen të gjithë shqiptarët në emër të do “shqiptarëve special ” nuk u bë për të ju rënduar juve, por ai reagim spontan kishte qëllime vetëm të një qortimi vëllazërore për ato vlerësime të pa matura. Njerëz jemi dhe mund të gabojmë sepse askush nuk është imun ndaj gabimeve.
Pra, ju qortova se ju nxisni urrejtje e përçarje mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare, që për mua nuk ka lidhje me besnikëri ndaj një besimi fetar por është në damë të ti si një shovinizëm klasik për nxitje të armiqësive mes besimeve fetare brenda kombit dhe mes kombeve të ndryshme. Armiqësinë mes shqiptarëve dhe mes njerëzve të kombeve e racave të ndryshme nuk e predikon as një besim fetar. Kjo takon vetëm në luftës speciale!
Ndërsa ju këtë e bëni në emër të besimit katolik kundër besimit mysliman dhe ka disa si ju që me të njëjtat fjalë flasin në emër të besimit mysliman kundër besimit katolik.
Kur ju kam kundërvër atyre në faqete e tyre të zeza, ata më kanë vu etiketën se jam “kryqali”, ndërsa ju po më veni një etikete se jam “islamik”. E unë fatbardhësisht jam vetëm SHQIPTAR!
Prandaj, unë shtroj pyetjen të dy palët: A thua, pse po më hidhni nën strehët e huaja kur unë po ju them se unë nuk jam as katolik dhe as mysliman dhe bile as ateist, por jam vetëm Shqiptarë që besoj në Zotin që më ka fal vetëm SHQIPTAR. Dhe si shqiptar, shqiptarëve tjerë ua respektoj besimet fetare që ata e ndjejnë se u përkasin! Ku e keni hallin ju fanatikët e të dy taborëve? Apo ju duket kjo tepër pak apo tepër shumë, se ka shqiptar që janë vetëm SHQIPTAR? Ndoshta pikërisht kotu e keni hallin! Ndoshta kjo po ju pengon më së shumti?
Një zotëri i respektuar me emrin P. T. bëri përpjekje që të ma jep një orë historie në lidhje me besimet e huaja fetare, sikur nuk e dimi ne se edhe Perandoria Bizantine, edhe Perandoria Roamke edhe Perandoria Osmane në tërë hapësirën ku ata sunduan i imponuan me shpata e me jatagan edhe besimet e kulturat e veta dhe provuan të zhdukin çdo gjurmë të besimeve e kulturave vendore të atyre popujve tjerë që ata i sundonin. Si rezultat i kësaj sot kemi shumë Kisha të shndërruara në Xhami dhe shumë Xhami të shndërruara në Kisha etj. Lexoje atë përgjigje që të mos kam nevojë të i përsërisë tëra ato që u than aty.
Tani do të ua jap vlerësimin në letrën që ma drejtoni! Nga përmbajtja e tërësisë së tekstit del se ky shkrim është përkthyer nga greqishtja. Lufta Shqiptaro – Turke ka marr fund kur qallëmgjia i fundit osman e ka braktis Atdheun ton me bisht nën shalë në fillim të shekullit të kaluar. As fëmijët e po sa lindur të pas kësaj lufte 5 shekullore sot më nuk janë mes të gjallëve. Kujt po i intereson aq shumë dhe kujt i shkon në favor që të ringjall e të nxitë armiqësi mes Popullit Shqiptar e Popullit Turk sot kur mes neve ka marrëdhënie paqeje e miqësie?
Ndërsa Greqia edhe sot është në luftë me Turqinë dhe vetëm Grekët e Kurdët flasin me këtë fjalor kundër Turqve. Ka kaluar një shekull nga koha kur ka marr fund lufta Shqiptaro Turke dhe sot marrëdhëniet Shqiptaro-Turke janë të ngjashme me marrëdhëniet Franceze – Gjermane, që po ashtu me par kanë pas një armiqësi të gjatë mes veti! Turqia e njeh pavarësinë e Vendit ton, ndërsa Greqia akoma e mban në fuqi gjendjen e luftës me Vendin ton. Interesi i Greqisë që të nxitë ringjalljen e armiqësisë së vdekur mes shqiptarëve dhe turqve dhe krijon një armiqësi që kurrë nuk ka ekzistuar mes shqiptarëve dhe arabëve është në pjellë e fantazisë shoviniste greke për të nxit botën islame kundër shqiptarëve. Greqia me politikën e vet shoviniste ka nxitur e po nxit akoma urrejtje ndaj shqiptarëve edhe ne botën e krishterë të Evropës duke i prezantuar atje shqiptarët si “fundamentalist islam”. Ndërsa te bota islame ! e bën propagandën se shqiptarët janë ose të krishterë ose ateist!
Tani jam i bindur se është e mundur se Ilir Dardani me një grup qatipësh të paguar mirë para dite shkruajnë kundër islamit dhe pas dite kundër krishterimit në emër të shqiptarëve, me do emra tjetër. Do të isha i lumtur që ky supozim i imi të mos është i vërtetë!
Megjithatë, unë po i garantoi këti kori të bretkosave shoviniste se do të ju dështoi në tërësi kjo përpjekje e tyre për përçarjen e brendshme mes shqiptarëve dhe për armiqësimin shqiptarëve me popujt e besimit katolik në perëndim dhe të popujve mysliman në lindje! Kanë kaluar mot ato kohëra kur ka pas sukses ky lloj shovinizmi primitiv. Përkundrazi, Shqiptarët do të krijojnë miqësi edhe në perëndim edhe në lindje edhe në veri edhe në jug të Botës. Por, secili zot shtëpie në shtëpinë e vet!