Zotëri i nderuar,
porosia e komentit tim është e qartë, apo jo:
Të pushon shovinizmi ndërfetar që për qëllim ka përçarjen brenda shqiptare dhe nxitjen e armiqësive të popujve të tjerë të krishterë e mysliman ndaj shqiptareve për të vazhduar izolimi ndaj kombit ton. Lexoje komentin tim edhe një here pa nxitim dhe pa paragjykim!
Histori e shqiptarëve fillon para besimeve fetare.
Ne para se të kem marr çfarëdo besimi fetar se pari kemi lind shqiptar.
Zoti na e fali shqiptar, na e dha emrin gjuhe e atdheun ton dhe Ai na njeh vetëm për te tille. Zotit do ti drejtohemi me lutje, me falje dhe do ti rrëfehemi në gjuhen që na e fali sepse ai vetëm ashtu do të na kuptoi dhe do ti pranoi ato nga ne.
Ky është identiteti i ynë prandaj nuk kemi nevojë që të strukemi në identitete të huaja!
Ju edhe vet e dini se po ketë teori qe ju e trajtoni për besimi e krishterë, tek ne ka mysliman që e përdorin të njëjtën teori për besimin islam. Sepse të gjithë mendojnë se historia fillon aty ku ju konvenon atyre! Edhe serbët mendojnë se historia e Kosovës fillon me ardhjen e tyre në Kosovë dhe atyre nuk ju intereson se Kosova ka ekzistuar edhe para ardhjes së tyre!
Megjithatë, ndërtimet e kishave e xhamive të kohës flasin për Perandorit që vendin ton me dhune e okupuan e e sunduan dhe me dhunë bërën përpjekje të detyrojnë të e harrojnë identitetin e vet dhe të konvertojnë në identitetin e tyre. Me të vetmin qëllim që trojet shqiptare të kalojnë përgjithmonë në pronësi të tyre. Pra, gjithmonë fjala ka qen për tjetërsimin e pronësisë mbi trojet tona. Prandaj ata donin e duan ta na ndërronin identitetin!
Shqiptarët duhet të e harrojnë historinë që ua kanë shkruar ish sundimet e huaja dhe me në fund historinë e Shqipërisë duhet të e rishkruajnë vet. E thash edhe më par se historia e Shqiptarëve nuk fillon as me kisha bizantine e katolike e as me xhami islamike dhe as me Kushtetutën e Titos e as me Pakon e Ahtisarit, por ajo fillon para tyre dhe pa ta!
Megjithatë, kaluan shekujt dhe këto kultura kanë lan gjurmë të veta të pa shlyera
në historinë tonë kombëtare. Ka raste kur Kishat Shqiptare dhe Xhamit Shqiptare si dhe predikuesit e tyre kanë luajtur rol shumë pozitiv, gjë që është par tu përshëndetur.
Ka edhe raste tjera kur besimet fetare janë keqpërdor për te nxitur përçarje e armiqësi edhe brenda shqiptarëve edhe ndaj popujve tjerë në ato përmasa që po e bëjnë këtë partitë politike në emer të demokracisë edhe pse dihet se demokracia fillon vetëm kur nuk ka parti politike!
Në lidhje me këtë të fundit ishte edhe komenti im!
Apeloj edhe njëherë që këti shovinizmi fetar ti epet fund dhe që ne letrat e shkruara të potencohen argumentet qe i bashkojnë shqiptaret mes veti e jo ato qe i ndajnë. Gjithashtu intelektualët e mirëfilltët krijojnë ura miqësie me popujt e me kulturat tjera ndërsa diletantët kah do që lëvizin vetëm dame shkaktojnë!