| Zemra Shqiptare | ||||
|
Paul Tedeschini: Nji skjarim Kushtrim Janines! E enjte, 03-07-2008, 07:34pm (GMT) I nderti z.Kushtrim Janina! Kam lexue komentin tuej te dates 01-07-2008, 08:58am ne shkrimin e Ilir Dardanit me titull “Leter Gjergj Kastriotit” ( http://www.zemrashqiptare.net/comment/3728/ ). Une nuk kam ndermend te analizoj gjithe komentin tuej, ne te cilen une vlersoj ma shume shqiptarizmin tuej se sa spjegimet dhe argumentet perkates. Nuk asht hera e pare qe ne Kosove dalin “historian” qe flasin me “kompetenca shkencore” pa e njohte aspak historine apo tue e shtrembnue ate, me qellim apo nga injoranca. Ne komentin tuej nder te tjera ju pohoni: “.....Mbi majet e minarve te xhamive islame dhe mbi majet e kryqeve te kishave te krishtera qe jan ngulur me force ne gjoksin e mbiqjellit te atdheut tone nga sundimet e huaja ....”. Po ta skjaroj ty dhe te gjithve atyne qe shprehen si ti: Kristjanizmi ne Ilirì nuk asht perhape nga sundimet e hueja, por me predikimin e apostujve si Shen Pali etj dhe jo me dhune, por nepermjet predikimit dhe te martirizimit, dmth te persekutimit te kristjanve. Dhe po me kete menyre, me predikim dhe me persekutimin e kristjanve, apo me persekutimin e atyne muslimanve qe sot tue kerkue rrajte e veta po rikonvertohen ne kristjan, do te perhapet perseri kristjanizmi edhe ne Kosoven shqiptare. Dhe nuk ka me kene e larget dita qi vete kosovart, me vullnetin e tyne te lire dhe me bindje, do te shndrrojne perseri ne Kisha Kishat e kethyeme ne Xhami ne kohen e okupacionit te zì turk. Per menyren e perhapjes e kristjanizmit me menyren apostolike, dmth te perhapjes nepermjet fjales, mund te lexosh ketu ne po kete gazete shkrimin tem (te argumentuem me fakte dhe dokumenta historik) te dates 04-05-2008 me titull “Nji keshill zotni Blerim Gashanit: Studjoje Historine!” ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/3116/ ) si dhe shkrimin e kosovarit Bagzad Baliu te dates 02-07-2008, me titull “GJUHA DHE KRISHTERIMI” (http://www.zemrashqiptare.net/article/RevistaZemra/3746/ ). Thellonju mor burr dhe studjoni para se te publikoni nji shkrim, sepse rinia prej jush meson, drejte apo shtrembt qofte ajo qe shkrueni. Te fala Paul Tedeschini |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||