| Zemra Shqiptare | ||||
|
Paul Tedeschini: Nji keshill zotni Blerim Gashanit: Studjoje Historine! E diel, 04-05-2008, 09:08pm (GMT1)
Nga Paul Tedeschini Une personalisht nuk e kam lexue romanin “Të jetosh në ishull” te Ben Blushit dhe as nuk e kam pà programin “Zonë e lirë” te Arian Çanit. Per kete aresye nuk marr pjese ne diskutimin e tyne. Une po i referohem vetem disa pjesve te shkrimit tuej “Stacion i ndryshkur i historisë“ (Shih Paraprakisht due te percaktoj tri premisa: Se pari due te vè ne dukje se e quej te padrejte te nderhyhet ne bindjet e tjetrit, politike apo fetare qofshin ato. Liria personale e bindjes apo e ndergjegjes, asht e pacenueshme ne nji vend europian. Simbas “Te drejtes se lirise se ndergjegjes se personit” nuk ka aspak randesi ne se une kam bindje te majta apo te djathta apo se jam musliman, kristjan, budist a ç’ferdo tjeter. Po ashtu e drejta e bindjes personale e personit nuk mvaret nga fakti ne se ka shume apo pak te tjere qe e mendojne si une. Prandej quhet personale. Keshtu, po qe se ne ate roman apo ne ate program televiziv, per te cilin ju flitni, asht mbajte qendrim negativ fobie ndaj besimit islam, une kete gja e quej te padrejte dhe te damshme per shoqnine shqiptare. Se dyti du te vè ne dukje se simbas mendimit tim sot per neve nuk ka kurrfare randesie praktike se si shekuj ma pare shqiptart u kristjanizuen apo u islamizuen. Na sot jena njata qe jena, per vedi, per njeni tjetrin dhe per te tjeret. Ç’fare lidhje kam une me faktin se nji katragjysh i jem pranoi me bindje apo me dhune nji besim. Une sot kam njat besim qi kam dhe kam te drejte ta mbaj ate bindje fetare, qe trashigoj nga familja apo ambjenti ku jam rrite. Po ashtu une kam te drejte ta ndrroj bindjen teme nga nji besim fetar ne tjetrin apo te mos besoj fare. Se treti due te vè ne dukje se bindjet personale fetare duhet te mbesin bindje eksluzivisht fetare dhe ato nuk duhet te perzihen me çeshtje jofetare siç jane psh çeshtjet politike. Ne kete rast nuk do te kishim te bajme ma me bindje personale fetare, por me keqperdorim apo instrumentalizim te tyne ne dam te shoqnise dhe te parimit te laicitetit. Tashti le te futemi ne teme: Se pari me terhoqi vemendjen pohimi i juej zotni Blerim Gashani se Siç e vuna ne dukje ma nelt ne piken e pare, bindjet personale te askujte nuk varen nga fakti ne se ka edhe shume te tjere qe e mendojne njisoj apo ndryshe. Prandej argumenti i juej se “…me qindra vjet shumica absolute e banorëve janë myslimanë…” nuk formon argument te bazuem ne parimet tona europiane “Te drejtes se lirise se ndergjegjes se personit”. Shumica apo pakica nuk ka randesi. Randesi ka individi dhe te drejtat e tij. Se dyti me terhoqi vemendjen pohimi tjeter: “…. Derisa për pushtimin osman ka mendime të ndryshme, për errësirën e komunizmit nuk ka opinione ndryshe. … “. Ne qoftese ju zotni Blerim Gashani okupatorin turk-osmalli nuk e queni okupator, atehere juve ose jeni pasardhes shqiptarsh bashkepunetor me okupatorin, pra Kuisling shqiptar, ose ju nuk jeni aspak me gjak shqiptari, por jeni pase-ardhes i ardhacakve afro-aziatik te sjellun ne trojet shqiptare gjate okupacionit turk. Psh mund te jeni turk, ashkeli apo rom etj. Ne keto raste ju si i tille nuk keni kurrfare te drejtet te perziheni ne diskutime historike ndermjet shqiptarve per preblemet e tyne. Se treti me ra ne sy pohimi i juej Çdo qorr e kupton se mbrapambetja e shqiptarve asht shkak i okupacionit turk-osmanlli. Mjafton te vrehet se ato vende europiane, qe nuk kan qene nen kete okupacion, jane vendet ma te perparueme te botes. Po ju kujtoj se çka ka than ne lidhje me pasojat e okupacionit turk ne trojet shqiptare, intelektuali patriot, i burgosuni politik antikomunist, si dhe shqiptari i pare qe qyshe ne vitin 1967 ka fole para senatit amerikan per te drejtat e popullit shqiptar te Kosoves, i nderti profesor Sami Repishti: “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “, nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000. “….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“. Se katerti ju nder te tjera pohoni: “….. Nëse ti, çun mendjendritur, mendon se fatalitet është konvertimi në islam pas pushtimit osman, atëherë duhet të shkojmë më tej dhe të themi se fatalitet paska qenë edhe konvertimi në krishterim (pas paganizmit) gjatë pushtimit të Perandorisë Romake dhe më vonë asaj Bizantine. Nëse mendon se feja e krishterë është pranuar me dëshirë dhe ajo islame me shpatë, atëherë ti Arian Çani, duhet të lexosh shumë më shumë, para se të dalësh të folësh për tema të tilla të ndjeshme….. ”. Me kete pohim ju zotni Blerim Gashani jo vetem tregoni injorancen tuej te plote ne fushen e historise, por pretendoni tua impononi te tjerve kete injorance. Pa dashte ti futemi thelle historise po ju sqaroj shkurtimisht si ma poshte: Persa i perket menyres se perhapjes se fese islame ne trojet shqiptare ju vete e pranoni ne citimin e masiperm se ai u perhap me mjete dhune. Po ashtu mund te lexosh shkrimin tim te bazuem ne dokumenta historik dhe ne fakte te gjalla te ditve te sotme me titull “Masakra e turq-osmanve ne Otranto ne vitin 1480 “ ( http://kosova.albemigrant.com/?p=692 ) si dhe materjale te tjera ne internet http://it.wikipedia.org/wiki/Battaglia_di_Otranto . Keshilli mbi “Historine” per zotni Blerim Gashanin: Paul Tedeschini, 03.05.2008 kosova.albemigrant.com
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||