| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kadri Mani: Polemikë me do sqepverdhë e me do kanarina politike!! E shtune, 16-02-2008, 01:17am (GMT1) VËSHTIRË ËSHTË TË BISEDOSH ME PERSONIN E PANJOHUR E JOSERIOZ /Si dhe me ata bjerrakohës që me orë në dorë qeshen 26-27 minuta duke shkarravitur/ Nga Kadri Mani Zotni Ilir Dardani, e lexova letrën tënde “Dy fjal per zotni Kadri Osman Manin”- dhe nuk më pëlqeu fare: nuk ta di as moshën as profesionin, prandaj e kam zor të diskutoj me ty?- andaj nuk ma lejon etika të ta kthej me të njëjtën rraxhë “Shum i dashtun baca i mrapshte”- e mund të jesh farë qaramani shkodran?- përse ti, zotni, i quan “të dashur” të mbrapshtit a të marrët e Prishtinës e të Shkodrës a të Shkupit!?! Por, po të them le të jetë kjo gënjeshtra jote e fundit, qe gënjen faqe botës se çfarë më paskësh thënë Selim Hasanaj, nëse nuk i ke lexuar ato të deritashmet, ja se çka më shkruan ati tip, ai biçim njeriu në shkrim-shkarravinën e tij të dërguar me e-mail: “MEGJITHSE PREMTOVA SE NUK DO MERREM ME TY PO THAM EDHE PAK CKA NUK TA THASH MA HERËT Ma së pari po të njoftojë se unë pa hargjue asnji LEK kamë vendosë ta mësoj, ta shkruaj dhe ta flas gjuhen shqipe të trojeve Pellazgo-Ilire dhe per ata TI ish klyshi i Envero-Stalinizmit ( nese mund të të thrras ISH sepse shpesh po del se je hala )mue mi gjanë gabimet e shkrimit dhe perqesh shkrimet e mia. Unë nuk due ta pranojë gjuhen ibride të ashtuquejtun GJUHA E UNJISUAR. Per ate që unë e permenda vëllaun tand Begzadin tu ka pergjigj moderatori i ZEMRESSHQIPTARE zotni Gëzim Marku se nga ishte referenca ime per të të shkrue ashtu. Ndersa se a kamë unë 9 shok per ta shit PAQAVUREN tande me shkrimet e vëllaut tand Kaplan Resulit , po të pergjigjem se unë nuk kamë shok( shokë ke dhe je i mësuem me ta TI) , unë kamë MIQ dhe ata janë të shumtë dhe të sinqert(ë), të ndershem e puntorë por asnjani nga ta nuk ishte i permalluem ti lexojë budallaqet e Kadri Osmanit që sa asht Osmani sa bahet Mani- në Dukagjin MAN i thon Dudit e ti vertetë moti je ba DUD dhe e bezerite familjen e dynjanë me sulme e budallaqe, pra unë nuk deshta as nuk mujta tua imponojë miqve të mijë t(‘)i blejnë dhe t(‘)i lexojnë budallaqet TUA dhe shkrimet anti shqiptare të Kaplan Resulit, t(‘)i lexojnë shamjet dhe kerrcnimet e Shefqet Cakiqit kunder Shefqet Dibranit e Shefqet Jasharit-Strofcit, shkrimet e Shefqet Cakiqit me të cilat shante dhe kerrcnonte LDK-në dhe Shejtin Dr. Ibrahim Rugova etj, etj. Andaj shoku Kadri nese janë akoma aty në sirtaret e podrumit të shtëpisë sime, kur të vijë në Kosovë kamë me t(‘)i prue e ti KRENOHU ME TO para hotel GRANDIT po sikur Shaip Shipidulla me jasina në kohen e vetë. Ti më shkruen per nji ILAHIJ dhe e spjegon permbajtjen e saj, unë nuk i marr vesh turqizmat as mut(s)limanizmat. Unë jamë shqiptarë dhe kuptojë vetem GJUHEN E SHEJT të cilen e flet edhe vet(ë) Krijuesi që shqip e quejn ZOT. Ti që i dinë turqizmat sa po shkon në Zagreb per ta ba poqavër edhe Milan Shyflain, ashtu sikur ke ba poqaver shumë të tjerë, pse nuk po shkon në Qabe dhe ke shansë ta ndrrosh per të saten herë mbiemni. Do bahesh Haxhi Kadri Osmani Dud Mani. Pra zotni SHOK provoe pak fjalorin thumbues, ironik e nencmues sepse ti këtë nuk po e mendon kur po shan e ofendon njerzit per pa piken e fajit. Ti sulmon vetem per teket tua të cilat e vertetojnë thanjen e Begzadit se ti je i smut psiqik dhe kishte me qenë mirë po të shtrihesh në repartin psikiatrik per nji terapi. Ku do t’i çosh fjalët tua mbrojtëse prej avokati të ngashtë për “klientin” tënd rrugaç: “Ti mi nxore fjalet nga bytha dhe i bajsh me shendet”- as pa pasur fije turpi nga fëmijët e vet që e quajnë- “baba”!?! “Dhe sot Kadri Mani jo vetem se nuk turpnohet se në cilen torisht po rraska dhe po u pertypka”- ndërsa unë jetoj në shtëpinë time të vjetër me 40 euro mujore!?! Kurse kuzhinierët nuk hyjnë në këtë mes, përpos nëse ti, Ilir Dardani, e ke kuzhinën tënde të ngjashme ma to!?! Të tilla (thonjëpaprera), janë edhe evropianet, prandaj ato mund të shkojnë atje, kurse ne mbetemi këtu. Pastërtia ngelet problem i përjetshëm: te miku im shkodran, te zotni Gjokë Vata, nuk duhet zbathur këpucët: do të na fyenit po t’i zbathini këpucët- iu thotë mysafirëve bashkëshortja devotshme e Gjolës, zonja Bardha. Kurse te ne në Prishtinë, gruaja ime me sëpatë i ka ndjekur policët, që kanë tentuar të hyjnë brenda me këpucë! Por kjo le të ngelet punë e të zotit të shtëpisë, secili sipas dëshirës; kurse kuzhinierët që na “përfaqësojnë” faqe botës, as kam pikë kujdesi as mëshire. Prandaj unë kam tagër të kritikoj dhe fjalia jote hidhet poshtë si e pabazë: “ E pranoj se un me Selimin e kena tepru, por ti duhet me kene i funit me na kritiku!”- dhe ti s’ke të drejtën “t’i zgjeshësh” kritikët, përderisa e paskëshit “tepruar”!! Dhe ku do t’i çosh falët tua tash: “Selim Hasanaj, edhe pse un kam pas nji apo disa debate me te, nuk asht shqiptar i keq, por ana e kundert e shqiptarit t’keq.”- qe sa “e njeh” ti Selim mustaqen!?! Mos i merr dokrrat për kokra!- thotë miku ima shkodran, Gjokë Vata, Qytetar Nderi i Shodrës. As urimin nuk ta pranoj, për shkak se ma ke vënë emrin tim afër emrit të kundërshtarit tim; unë jam tjetërkush. Sa i përket “letrës së Begzadit”- i takon Kryeredaktorit që me anë të detektivit policor ta lokalizojë nga ka ardhur ajo shpifje dhe ai falsifikuat!?! Ilir Dardani! Vrapo te mjeshtri i kompjuterit dhe edukoje kompjuterin që të marrë vesh- shqip. Identiteti kombëtar yni fillon me 36 shkronjat tona të shenjta e të lara në gjak përgjatë historisë, apojo? Dhe mos u krahasoni me veteranët unë-ti, se ju vret zoti e moti!! Shëndet. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||