| Zemra Shqiptare | ||||
|
Aristotel Onasis E hene, 18-06-2007, 06:56pm (GMT)
Onasis e la atë për t’u martuar me Jacquelinen, vejushën e ish-presidentit amerikan, John Kennedy. Kinemaja ka sjellë dhjetëra filma mbi historinë e tyre, ndaj modestia natyrshëm na shtyn të themi se ky është rrëfim me etapat kryesore të jetës se miliarderit grek dhe divës së muzikës lirike. Grek me origjinë turke, Aristotelis Sokratis Onasis, u lind më 15 janar të vitit 1906, në Smirne. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, në vitin 1923, emigron në Argjentinë, një rast për të shpëtuar edhe nga revolucioni Ataturk. Në këtë vend ai nis të merret me importin e duhanit nga lindja dhe kështu nisi të prodhojë edhe cigare. Në vitin 1928, sapo mbush njëzetedy vjeç, Aristotel Onasis emërohet konsull i Greqisë, e cila ishte në kulmin e krizës ekonomike. Këto probleme ekonomike të vendit ishin një rast i mirë për djaloshin me nuhatje të jashtëzakonshme, i cili bleu me çmime shumë të ulëta anije për transportin e mallrave. Sapo tregu i mjeteve lundruese, filloi të rimëkëmbej, Onasis nisi një aktivitet të suksesshëm në këtë fushë, e cila nuk njohu lëkundje edhe gjatë luftës së dytë botërore. Gjatë atyre viteve, çmimi me të cilin Onasis i ofronte aleatëve anijet e tij, ishte shumë i lartë. Të gjitha paratë e fituara ishin një kapital i vlefshëm për t’u investuar në ndërtimin e anijeve naftëmbajtëse. Në kohën kur arrin të krijojë flotën më të madhe në botë dhe dukej se ishte deti mbretëria e tij, Onasis hidhet të investojë në një tjetër fushë; në 1957 themelon shoqërinë e fluturimeve “Olympic Airways”.
Marrëdhënie që u trondit nga karakteri prej “Don Zhuani” i Onasis, i cili në vitin 1964 filloi të shfaqë përkujdesje ndaj ish bashkëshortes së presidentit të vrarë amerikan John, Jacqueline Kennedy, me të cilën do të martohet katër vjet më vonë. Jeta që për pasanikun grek dukej se do sillte vetëm suksese, në 23 janar 1973 e goditi pa mëshirë me vdekjen e djalit të vetëm Aleksandër, i cili u shua pas plagëve të marra nga një aksident ajror. Vitet që pasuan ishin edhe më të rënda për gjendjen shpirtërore dhe fizike të krijuesit të perandorive Onasis. I vetmuar, plot trishtim dhe i shkatërruar fizikisht ai vdiq më 15 mars 1975, nga një sëmundje e mushkërive. Megjithëse pasardhësve të familjes greke më të njohur në botë, nuk u pëlqen të rrëfejnë për thesarin e trashëguar, flitet se ai është i ndarë mes fondacionit që mban emrin e të birit Aleksandër dhe të mbesës Athina Roussel, bijë e Kristaina Cristina Onasis dhe e Thierry Roussel.
Maria Callas dhe Aristotel Onasis, këngëtarja më e njohur e skenave lirike dhe burri më i pasur i botës. Dy gjigantë të fushave ku punojnë, por që njohën anën më të butë njerëzore, dashurinë. Aristotel Onasis i martuar me Tina Livanos dhe Maria Callas me italianin Giovanbattista Meneghini, takohen në vitin 1957, kur sapo kanë prekur majat e famës. Maria kishte qenë një vajzë jo fort e bukur, jo shumë e afruar nga ata që kishte afër, por që falë talentit u kthye në mitin e gjallë “Callas”. Edhe Onasis ka luftuar fort për të dalë nga varfëria dhe arriti të ndërtojë një perandori detare. Por paratë nuk mjaftojnë, miliarderi grek ka nevojë të jetë i njohur në rrethet shoqërore të rëndësishme dhe kur njeh Marian, e kupton se ajo është një urë lidhëse perfekte. Pasioni i tyre, lind gjatë një udhëtimi me jaht dhe vazhdon normalisht derisa këngëtarja zbulon se ishte shtatzënë nga i dashuri i saj. Fati i keq e godet Callasin pa mëshirë dhe ajo e lind të vdekur atë fëmijë, mungesa e të cilit do ta shtyjë artisten në një depresion të zymtë. Ajo braktis skenat dhe njëkohësisht ftohet me Onasis, që ndërkohë ka hedhur sytë mbi Jacqueline Kennedy, vejushën e presidentit të shteteve të bashkuara. Olti Curri
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||