| Zemra Shqiptare | ||||
|
Giorgio Napolitano E marte, 17-07-2007, 08:21pm (GMT1) Giorgio Napolitano, komunisti që arriti të bëhej president i Italisë Rinia dhe anëtarësimi i Partinë Komuniste Italiane Në vitin 1942 Napolitano regjistrohet në fakultetin e Jurisprudencës në Universitetin Federico II të Napolit. Gjatë viteve në universitet, ai mori pjesë në GUF (Grupi Universitar Fashist), bashkëpunoi me të përjavshmen “9 Maji”, duke realizuar një rubrikë të kritikës teatrale. Në këtë periudhë u formua grupi i miqve historikë të Napolitanos, që përveçse bënte pjesë zyrtarisht në radhët e fashizmit, shikonte në perspektivat e antifashizmit. Napolitano i ri, i apasionuar pas teatrit (një interes i kultivuar në bankat e liceut Umberto të Napolit, me miq si Francesco Rosi, Giuseppe Patroni Griffi, Antonio Ghirelli), debutoi edhe si aktor në disa pjesë të vogla të kompanisë së GUF në “Teatro dei Delusi” pranë Pallazzo Nobili. Në vitin 1945 Napolitano bëhet anëtar i Partisë Komuniste Italiane, në të cilën është sekretar federal në Napoli dhe Caserta. Dy vjet më pas, në vitin 1947, ai diplomohet në degën e Jurisprudencës me një tezë të ekonomisë politike me titull "Mungesa e zhvillimit industrial të Mezzogiornos dhe ligji special për Napolin e vitit 1904". I zgjedhur deputet në vitin 1953 (dhe më pas i zgjedhur gjithmonë në zonën e Napolit deri më 1996), u bë përgjegjës i komisionit jugor të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Italiane, në të cilin ishte bërë pjesëtar, duke filluar nga kongresi i tetë në vitin (1956) falë nxitjes që i dha Palmiro Togliatti në atë periudhë atij dhe të rinjve të tjerë në optikën e krijimit e një grupi drejtues qendror të ri dhe më heterogjen. Në atë vit, ndërmjet muajve tetor dhe nëntor, u konsumua nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik dëbimi i shumë hungarezëve, që liderët drejtues të Partisë Komuniste Italiane do t’i dënonin si kundërrevolucionarë. Napolitano, në autobiografinë e tij politike "Nga Partia Komuniste Italiane në socializmin evropian", flet për "turbullimin e rëndë autokritik" në krahasim me atë pozicion, të krijuar nga dhënia e rolit të Partisë Komuniste, si "të pandashëm nga fatet e fushës socialiste të drejtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik", në kundërshtim me frontin "imperialist". Në fakt, në atë periudhë, jo të gjithë në komunizmin evropian ishin në të njëjtin mendim për këtë zgjedhje, ashtu si CGIL (si një Francë një grup intelektualësh) bëri një përjashtim të dukshëm, duke afirmuar që ai i Hungarisë ishte një revolucion i ligjshëm dhe që në komunizëm duket të hapeshin perspektivat e një hapjeje demokratike. Ky kundërshtim i brendshëm bëhet edhe më evident nga momenti që Kongresi i tetë i Partisë Komuniste Italiane zhvillohet në gjurmët e udhës së Italisë në socializëm, si rrugë demokratike dhe kombëtare me kontributin kryesor të Giorgio Amendolas, që Napolitano e konsideron gjithmonë si mësues. Detyrat në parti Ndërmjet viteve 1960 dhe 1962 ai ishte përgjegjës i seksionit të punës së masës dhe më pas në vitet 1963-1966, sekretar i Federatës Komuniste të Napolit. Në përballjen e brendshme, vijuese e vdekjes së Togliattit në vitin 1964, Napolitano ishte një ndër eksponentët me shumë peshë, një pjesë shumë e rëndësishme e partisë. Pasi ishte bërë pjesë e këtij formacioni, duke filluar nga Kongresi i dhjetë, në drejtimin kombëtar të partisë nga viti 1966-1969 u bë koordinator i zyrës së sekretarisë dhe i zyrës politike të Partisë Komuniste Italiane. Në vitin 1966 arrin të bëhet nënsekretar i partisë me Luigi Longos, derisa dy vjet më vonë kjo detyrë i besohet Enrico Berlinguerit. Ndërmjet viteve 1969-1975, Napolitano merret kryesisht me problemet e jetës kulturore të vendit, si përgjegjës i politikës kulturore të Partisë Komunsite Italiane. Libri i tij "Intervistë për Partinë Komunsite Italiane" me Eric Hobsbawm (Laterza 1975) pati njëfarë suksesi, duke u përkthyer në disa gjuhë dhe duke u shpërndarë në më shumë se 10 vende të tjera. Në periudhën e solidaritetit kombëtar (1976-79), ai bëhet zëdhënës Partisë Komuniste Italiane në raportet me qeverinë Andreotti, në temat e ekonomisë dhe të sindikatës. Në vitet ’70 u zhvillua një aktivitet i madh jashtë vendit, ku u mbajtën konferenca në institutet ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe Universitetet e Shteteve të Bashkuara (Harvard, Princeton, Yale, Chicago, Berkeley, SAIS dhe CSIS të Washingtonit). Kritika e tij për Bashkimin Sovjetik ishte tashmë e pranuar nga mazhoranca e partisë. Në këtë periudhë ai kontribuoi në përballjen me socialdemokraten evropiane, në mënyrë të veçantë me Ostpolitik të Willy Brandt dhe drejtoi një udhëtim gjysmëzyrtar në Shtetet e Bashkuara, ku deri në atë moment partitë komuniste evropiane nuk kishin pasur qytetarësi politike. Me Amendolën vijon në betejën për të rritur europeizmin e PCI deri në kandidimin në parlamentin evropian Altiero Spinelli. Nga viti 1976 më 1979 u bë përgjegjës i politikës ekonomike të partisë. Në vitin 1978 ishte protagonist i një ngjarjeje domethënëse: qe i pari drejtues i Partisë Komuniste Italiane që mori një vizë për të shkuar në një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Nga viti 1986 drejtoi në parti komisionin për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në ato vite në brendësi në Partisë Komuniste Italiane u vlerësua, në politikën e jashtme, linja e Napolitanos me shumë solidaritet në USA dhe NATO. Nga viti 1981 në 1986 (gjatë legjislaturës së VIII dhe të IX) ishte president i grupit të deputetit së Partisë Komuniste Italiane në Dhomën të Deputetëve, dhe nga viti 1989 më 1992, parlamentar evropian. Me vdekjen e Enrico Berlinguer, Napolitano është ndër pasardhësit e mundshëm të Sekretarisë së partisë. Tranzicioni drejt socialdemokracisë evropiane Nga President i Dhomës në Senator të përjetshëm Në vitin 1992 u zgjodh President i Dhomës së Deputetëve, duke zëvendësuar Oscar Luigi Scalfaron, i zgjedhur President i Republikës Italiane. Bëhet fjalë për “legjislaturën e Tangentopolit” dhe Presidenca e Dhomës u bë një nga burimet e raportit ndërmjet magjistraturës dhe politikës: dy episode janë shumë domethënës në mënyrën sesi prestigji i padiskutuar personal i presidentit Napolitano fitoi në institucione përballjen e opinionit publik, që në atë periudhë ishte në mënyrë të veçantë i zbehur nga mosbesimi në krahasim me autoritetet publike. Më 2 shkurt të vitit 1993 në hyrjen e pasme të pallatit Montecitorio u paraqit një zyrtar i Guardia di Finanza me një urdhër ekzekutimi aktesh: ai i referohej fakteve origjinalë të partive politike (ndër të tjera edhe të publikuara edhe te Gazeta Zyrtare), në mënyrë evidente për zyrtarët procedues (Gherardo Colombo, të Prokurës së Milanos) për të verifikuar nëse disa kontribute qenë të publikuara në bilanc, sipas parashikimeve të ligjit të financimin publik të partive. Sekretari i përgjithshëm i Dhomës, nën udhëzimet e presidentit, kundërshtoi garancinë shumë të vjetër të Dhomave, në të cilat forca publike nuk mund të ndodhë nëse nuk është nën autorizimin e presidentit të tyre. Në ditët pasuese të gjitha partitë politike dhe të gjitha organet e shtypit përkrahën zgjedhjen e presidentit Napolitano. Ngjarja e dytë ndodhi menjëherë pas seancës së dytë të 29 prillit të vitit 1993, në të cilën disa kërkesa për autorizim për t’u proceduar kundër Bettino Craxit u shtynë nga Dhoma me votim sekret. Presidenti Napolitano mblodhi më 6 maj të vitit 1993 Këshillin e Rregullimit dhe tha që vendimet e Dhomës mbi autorizimet e procedimit duhet të votohen në mënyrë transparente. Në të njëjtën kohë, Romano Prodi e zgjodhi ministër të Brendshëm të qeverisë së tij në vitin 1996. Si i pari ish-komunist që mori një post në Ministrinë e Brendshme, ai propozoi atë që ndodhi në korrik të vitit 1998, ligjin Turko-Napolitano, që themeloi qendrat me qëndrueshmëri të përkohshme (CPT) për emigrantët klandestinë. Ndërkohë që mbajti një post të tillë, u kritikua shumë që nuk kishte zbatuar një mbikëqyrje të volitshme dhe të duhur mbi Licio Gellin, i larguar jashtë vendit (pas arratisjes nga burgu në vitin 1983) më 28 prill të vitit 1998, të njëjtën ditë të shpalljes së sentencës përfundimtare. Për këtë fakt drejtori i MicroMega, Paolo Flores D'Arcais kërkoi dorëheqjen. Pas rënies së ekzekutivit, të drejtuar nga Prodi, Napolitano është sërish europarlamentar nga viti 1999 në vitin 2004 në radhët e demokratëve të majtë, duke përmbushur detyrën e presidentit të Komisionit të Çështjeve Kushtetuese (AFCO), një ndër më me influencë në Parlamentin Evropian. Më 23 shtator të vitit 2005 u emërua së bashku me Sergio Pininfarina, Senator i përjetshëm nga presidenti i Republikës, Carlo Azeglio Ciampi.
Familja Raportet me eksponentët e tjerë politikë Emri: Giorgio Sot
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||