"La femme fatale" u pushkatua nga francezet, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermaneve
Femra mė e famshme e tė gjitha kohėrave nė historinė e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, qė u bė sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua plot 90 vjet mė parė, 15 tetorin e vitit 1917, nė poligonin ushtarak francez tė Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanėve nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore. Kėrcimtarja ekzotike, qė "ēmendi" zyrtarėt mė tė lartė tė asaj kohe, ishte vetėm 41 vjeēe ditėn kur u pushkatua. Por, pėr njė personazh kaq tė veēantė, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund tė krahasohet me njė "ceremoni" normale. Kėshtu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, (ky ėshtė emri i saj i vėrtetė) pėrpara skuadrės sė ekzekutimit tė ngarkuar pėr ta qėlluar pėr vdekje, gjatė gjithė kohės kanė lulėzuar legjenda dhe thashetheme nga mė tė ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata qė thonė se ushtarėve tė togės sė ekzekutimit iu lidhėn sytė pėr tė parandaluar rrezikun qė mund tė kushtėzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme tė bėnte njė sjellje jo morale edhe nė prezencėn e tyre. Po sipas zėrave qė qarkullojnė, Mata Hari e kishte pėrballuar shumė lehtė kėtė provė tė vėshtirė tė jetės, duke treguar se ishte mė se e qetė, madje nė ēastin mė tė tmerrshėm, pėrpara goditjes, i kishte parė qetėsisht nė sy dhe plot ėmbėlsi ekzekutuesit e saj, duke u dėrguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund tė ndaleshin para asgjėje. Kėshtu, sipas zėrave, qė nuk janė konfirmuar kurrė, vetėm pak ēaste para se tė pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kėrkuar qė ta pushkatonin nudo. Detaje kėto qė ndoshta do tė ndihmojnė akoma mė shumė pėr tė hedhur dritė mbi mitin e agjentesh sekrete bukuroshe prej afro njė shekulli.
Fakte mbi 15 tetorin e vitit 1917
Atė mėngjes Mata Hari ishte zgjuar herėt. E dinte se ēfarė e priste, por pavarėsisht kėsaj nuk tregoi asnjė shenjė emocioni, ashtu siē kishte bėrė gjatė gjithė procesit tė gjykimit. Nė orėn 4 tė mėngjesit, komandanti i togės sė pushkatimit kishte shkuar nė qelinė e saj. Pasi i kėrkoi murgeshės qė ta zgjonte, priti me durim derisa ajo veshi pallton e saj. Gruaja e dėnuar me vdekje i tha: "Ėshtė ftohtė. Fjeta kaq mirė. Po tė ishte ndonjė ditė tjetėr nuk do ta kisha falur qė mė zgjove kaq herėt. Pse e keni kėtė zakon t‘i ekzekutoni njerėzit nė tė gdhirė? Nė Indi ėshtė e kundėrta. Tė ekzekutojnė nė mbrėmje. Po tė ishte kėshtu do tė preferoja tė shkoja nė Vincennes (vendi i ekzekutimit) pas njė dreke tė mirė. Mė jep pak ēorapet. Dua gjithmonė tė jem e veshur mirė". Pasi pudrosi fytyrėn, spiunia ia bėri me kokė komandantit tė ekzekutimit, duke i thėnė: "Zotėri. Jam gati!" U ēua nė pyllin parisian tė Vincennes, njė vend ku kryheshin zakonisht pushkatimet dhe gjithashtu zonė qitjeje pėr ushtarėt francezė. Nė ledhin e poligonit tė qitjes e prisnin rreth 30 ushtarė tė vendosur nė tri radhė me armėt e mbushura, helmetėn nė kokė dhe uniformat bojėqielli. E dėnuara ishte e shoqėruar nga dy murgesha, njė prift dhe nga avokati i saj. Mata Hari kishte veshur njė fustan gri, kapotė blu tė errėt dhe njė kapele tė madhe prej kashte qė i mbulonte fytyrėn. Madje, shtyu me krenari njė ushtar tė ri tė emocionuar, teksa donte t‘i mbyllte sytė. Nga toga avancuan 12 ushtarėt qė duhej tė merreshin me ekzekutimin. Nga 11 plumbat me tė cilėt u qėllua, tri pėrshkuan trupin e Mata Harit dhe njėri e kishte prekur drejt e nė zemėr. Megjithatė, nuk ishte nevoja e njė goditjeje nė zverk, siē bėhej zakonisht nė raste tė tilla.
Njė ushtar u afrua dhe tha me zė tė lartė: "Askush tė mos e prekė kufomėn?" Ishte formula qė thuhej pas ekzekutimit qė nuk mori pėrgjigje. Atėherė, sipas ligjit, trupi u ēua nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore, ku koka iu shkėput nga trupi pėr t‘u ruajtur nė muzeun e anatomisė nė Paris. Ajo qė ngeli u varros nė njė gropė tė zakonshme.
Nga balerinė sensuale, nė spiune pėr gjermanėt
Vėrtet qė kanė kaluar plot 90 vjet nga goditjet e skuadrės sė pushkatimit, qė nė 15 tetor 1917 i dhanė fund jetės sė Margherita Gertrude Zelle, duke krijuar nė tė njėjtin ēast edhe mitin e Mata Harit, qė kaloi nė histori si emblemė e tė gjitha spiuneve. Margherita lindi mė 7 gusht tė vitit 1876 nė Leuuwarden, Holandė. Pas njė fėmijėrie shumė tė vėshtirė -prindėrit u ndanė pėr shkak tė problemeve ekonomike, ndėrsa ajo mbeti me tė ėmėn qė vdiq vetėm pak vite mė vonė. Kur ishte 20 vjeēe iu pėrgjigj kėrkesės pėr martesė tė njė zyrtari rreth 20 vjet mė tė madh se ajo. Vitet e para qenė shumė tė lumtura; u transferuan nė Indonezi dhe lindėn 2 fėmijė. Pastaj ndodhi tragjedia: vdekja e papritur e djalit tė madh, pėr shkak tė njė helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkėshortin e ēuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, duke braktisur edhe profesionin e mėsueses, u transferua nė Paris dhe filloi tė kėrkonte fatin si balerinė ekzotike e eksperte pėr vallėzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytė e mėngjesit nė gjuhėn indoneziane) shumė shpejt arriti njė sukses tė paimagjinueshėm nė qytete tė ndryshme tė Evropės. Asaj iu atribuuan, nuk dihet nėse janė shpifje ose tė vėrteta, flirtet dashurore dhe lidhjet me ministrat, eksponentė politikė e ushtarakė tė lartė, duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e bėrė njėkohėsisht njė divė tė asaj kohe, por gjithashtu duke rritur edhe dyshimet rreth figurės sė saj. Dyshime qė u konkretizuan kur u akuzua pėr spiunazh. Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman "H.21", ku H, siē u mėsua mė vonė nga kundėrzbulimi aleat, pėrdorej pėr spiunėt e rekrutuar para gushtit tė vitit 1914. Kur filloi lufta nė vitin 1914, Mata Hari ishte njė spiune me pėrvojė pėr Gjermaninė, vend qė ajo e adoptoi edhe pėr atdhe. Por ajo u zbulua nga francezėt, tė cilėve u kishte premtuar gjithashtu bashkėpunim. Pas kėsaj, nė njė gjyq tė posaēėm ata morėn vendimin qė ta pushkatonin. Megjithatė, historianėt kanė debatuar gjatė kėtyre viteve nėse Mata Hari duhej konsideruar njė agjente e infiltruar gjermane nė Francė nė njė periudhė shumė tė rėndėsishme pėr fatet e Evropės apo nė tė kundėrt personazhi i saj i dykuptimtė dhe intrigues, pėrveēse shumė popullor, mund tė ketė shėrbyer si "kurban" pėr tė larguar vėmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake tė luftės sė madhe dhe tė gjenin nė tė njėjtėn kohė njė fajtor tė thjeshtė dhe tė pambrojtur. Margherita u rebelua ndaj kėtij fati dhe luftoi deri nė fund pėr tė hedhur poshtė akuzat qė ju bėnė, duke e quajtur veten tė pafajshme. Megjithatė, kjo nuk mjaftoi pėr tė ndryshuar verdiktin e Gjykatės Franceze, e cila e dėnoi duke e cilėsuar njė spiune gjermane. Sipas vendimit, nė njė gjyq tė posaēėm u vendos qė nė 15 tetorin e vitit 1917 t‘i jepej fund jetės dhe mitit tė saj. Por, edhe pas vdekjes sė saj, ashtu siē tregojnė kronikat e mėvonshme, ishte njė grua e denjė pėr t‘u quajtur divė.