| Zemra Shqiptare | ||||
|
Depot më të mëdha të armatimeve në botë E shtune, 22-03-2008, 08:28pm (GMT1) Shkruar nga Blendina Cara - TO Depoja e armëve "Hawthorne", SHBA Depja e arëmve "Hawthorne", është një depo e madhe e depozitimit të municioneve në pjesën perëndimore të Nevadës në SHBA. Depoja ka një sipërfaqe prej 595 kilometra katrorë dhe bunkerët e depozitimit zënë një sipërfaqe prej 55,700 metra katrorë. Kjo mendohet se është depozita më e madhe e municioneve në botë. Kjo depo ka rezerva municionesh, të cilat përdoren në 30 ditët e para të një konflikti të madh të mundshëm. Depoja menaxhohet nga një kontraktor i pavarur me anë të një marrëveshjeje me qeverinë. Depoja ka nisur ekzistencën e saj si "Depoja e municioneve detare e Hawthorne". Ajo u krijua pas një tragjedie të madh që ndodh në "Depon e Municioneve Detare" në Nju Xhersi në vitin 1926. Aksidenti shkatërroi depon duke shkaktuar dëme të rënda. Humbja monetare ishte 84 milionë dollarë. Si rezultat i një hetimi kongresional në vitin 1928 u vendos krijimi i një depoje në një zonë të largët dhe jo të banuar nga njerëzit. Depoja e armëve "Anniston", SHBA Depoja e armëve "Anniston" gjendet në Alabama, SHBA. Një ndër misionet e saj kryesore është depozitimi i armëve kimike. Në këtë depo punojnë mbi dy mijë njerëz dhe ka një sipërfaqe prej 65 kilometra katrorë. Tanket dhe pajisjet e tjera riparohen dhe testohen atje, por qëllimi parësor i "Anniston" që prej Luftës II Bottërore është magazinimi i municioneve. "Anniston" është një prej tetë depove në SHBA, ku ruhen armë kimike. "Anniston" është depoja e vetme që mund të kryejë mirëmbajtjen e automjeteve të rënda luftarake dhe komponentëve të tyre. Pas luftës në Irak, mbi një mijë tanke dhe mjetë të tjera të blinduara u depozituan aty në pritje të riparimit. Depoja është skicuar Qendër e Ekselencës Teknike për tanket "M1 Abrams" dhe është depo kandidate për riparimin e tankeve "M60 Patron", "AVLB", "M728" etj. Depoja e armëve "Tobyhanna", SHBA Depoja e armëve "Tobyhanna", SHBA është qendër logjistike e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA e specializuar në sistemet elektronike. Depoja është themeluar më 1 shkurt 1953 dhe ndodhet në Pensilvani. Ajo është depoja kryesore sot për riparimin, përmirësimin dhe integrimin e sistemeve të komandës, kontrollit, kompjuterëve, mbikëqyrjes, zbulimit të forcave të armatosura. Depoja "Tobyhanna" është lider në zonën e pajisjeve testuese automative, integrimin e sistemeve dhe përshkallëzimin e sistemeve elektronike. Ushtria e ka skicuar depon "Tobyhanna" si qendrën e saj të "Ekselencës Industriale dhe Teknike për drejtimin e raketave etj". Depoja është gjithashtu punëdhënësi më i madh në verilindje të Pensilvanisë, me një personal prej pesë mijë vetash që punojnë në instalim. Impakti ekonomik rajonal i depos arrin rreth 2 miliardë dollarë në vit. Depoja e armëve "Miesau", Gjermani Depoja e armëve "Miesau" është zona më e madhe e depozitimit të armëve jashtë SHBA. Misioni i saj është të lëshojë, marrë, depozitojë, transferojë, inspektojë, inventarizojë dhe të ruajë të dhënat e rezervave e municioneve. Në vitin 1990, "Njësia e Eskortës Teknike" kreu një projekt me rëndësi historike të quajtur operacioni "Golden Python (Pitoni i artë)". Projekti përfshinte lëvizjen e mbi 100 mijë raketave toksi-kimike nga Gjermania në Johnston Atoll. Për paketimin e municioneve toksi-kimike u përdorën kontenierë çeliku dytësorë (SSC). Operacioni filloi më 26 korrik me 28 karvanë, të cilët i depozituan armët nga depoja "Clausen", ku gjendeshin në fund të shinave të depos së armëve "MIesau". Karvani i fundit në Miesau ishte më 1 shtator 1990. Depoja e armëve "Sagami", Japoni Përveç instilacioneve në Tokorozawa dhe Sagami, ekzistojnë dhe nëndepo për ruajtjen e produkteve të naftës dhe municioneve. Depozita "Sagami" ndodhet në qytetin Sagamihara, prefektura e Kanagaëa-s, Honshu, Japoni. Ajo është baza e Batalionit të 35-të, Qendra e Shpërndarjes së Agjencisë së Mbrojtjes, Qendra e Ushtrisë Amerikane për Promovimin e Shëndetit, Qendra e Shkencës dhe Teknologjisë Ushtarake për Lindjen, zyrat e forcave amerikane në Japoni dhe Ruajtja e Pajisjeve Mjekësore të Flotës. Arsenali i Gjashtë i Ushtrisë Perandorake Japoneze është themeluar në vitin 1935 dhe më vonë është bërë i njohur si Arsenali Ushtarak Sagami. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një nga zhvillimet më të mëdha industriale të ndërtuara ndonjëherë nga qeveria japoneze për të prodhuar tanke për ushtrinë. Depoja e armëve "Falcon-78 ASP", Katar Depoja e armëve "Sanem", Luksemburg Sanem, Luksemburg është vendndodhja e Materialeve të Rezervave të Luftës. Batalioni i Pajisjeve Ushtarake ruan pajisjet e "Air Force" amerikane në një bazë në Sanem, e cila është nëndegë e Bettenbourg-ut. Shpërndarja e Materialeve të Rezervave të Luftës gjithashtu përbën një histori suksesi. Materialet e ruajtura në Sanem, Luksemburg janë një mënyrë efektive dhe me vlerë për sa i përket parave dhe mirëmbajtjes së tyre. Në atë pozicion gjeografik, ajo janë të disponueshme në çdo rast. Me kërkesë të Zyrës Qendrore të Manaxhimit së Tankeve në Hill AFB, qendra u përdor për të provuar sa ishte në gjendje të ruante Materialin e Rezervave të Luftës të "Air Force". Projekti filloi në vitin 2000 dhe ende vazhdon. Skuadra inspekton 251 tanke me karburant, me vlerë 18 milionë dollarë. Depoja e armëve "Hythe", Britani Depoja e armëve "Hythe", ndryshe nga depot e tjera depoziton anije dhe pajisje të tjera të marinës. Ajo gjendet pranë portit të Southamptonit dhe ofron lehtësira dhe forcë pune të trajnuar për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe mbështetjen e mjeteve lundruese të ushtrisë. Depoja e armëve "Hythe" luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e një sërë anijesh të rezervuara për përdorim në jugperëndim dhe juglindje të Azisë. Në bregun jugor të Anglisë, depoja e armatimeve "Hythe" kryen të gjitha nivelet e depozitimit. Aktualisht aty gjenden më shumë se 65 artikujt kryesorë të marinës. Këto artikuj përfshijnë rimorkiatorë, pajisjse vetëlëvizëse, vinça lundrues dhe kalldrëme lundruese. E komanduar nga një major i ushtrisë, "Hythe" është një instalim i vjetër i ministrisë së Mbrojtes së Britanisë, duke datuar që në Luftën I Botërore. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||