E hene, 07-07-2008, 12:42am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
 » Profil
 » Historia Botërore
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Profil
Me shume
::| Historia Botërore
Me shume
 
 
 
Bota
 
Bisede me Fidel Kastron
E shtune, 15-12-2007, 06:00pm (GMT+1)

Fidel Kastro
Tashme 81-vjecar eshte lideri qe ka qendruar ne pushtet me shume se kushdo tjeter, nderkohe qe po pergatitet te gjeje trashegimtarin me te pershtatshem. Ne kete ekstrakt ekskluziv nga biografia e vet, lideri komunist bisedon me Injacio Ramonet mbi mizorine e pushtetin - tregon edhe rrogen e planet per t‘u terhequr.

Ata qė e shohin me sy kritik revolucionin ua hedhin juve tė gjithė fajin - flasin pėr "Kubėn e Kastros"

Kėta njerėz kanė prirjen t‘i personalizojnė gjėrat, tė mė bėjnė mė pėrfaqėsues nga ē‘jam, sikur tė mos ekzistonte askush tjetėr. Ata miliona njerėz qė kanė luftuar, qė kanė mbrojtur revolucionin; qindra mijėra mjekė, profesionistė e tė tjerė; atė qė prodhojnė, shėrbejnė, studiojnė - ata njerėz nuk ekzistojnė. E vetmja gjė qė ekziston ėshtė njė njeri i keq i quajtur Kastro.
Sa herė kam firmosur autografe? As qė e merrni dot me mend. Kur takoj amerikanė qė vijnė kėtu pėr tė folur me mua... ndonjėherė grumbullohen edhe 50 gjatė njė takimi. Pas kėsaj janė tė shumtė librat, letrat qė duhet t‘ua firmos. Nuk do ta besonit po tė mos e shihni vetė me sy. Kėshtu qė them se mė shohin si njė figurė tė ēuditshme, joreale...

Ndiheni si yll?

Po, jam dikush tek i cili duhet arritur sa mė shpejt tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė mė pas tė thuash: "Shiko, i mora njė autograf, e kėshtu me radhė".
Por unė jam shumė kritik karshi vetes. Kur shoh se ato gjėra qė thuhen nga goja ime mund tė duken si tė thėna nga njė njeri mendjemadh, tregohem shumė i ashpėr me veten, tepėr i ashpėr. Duhet ta kontrollosh me shumė kujdes veten.
Gjatė gjithė kėtyre viteve, influenca, pushteti, nė vend qė tė mė bėjnė tė ndihem i rėndėsishėm, mendjemadh, mė bėjnė tė mendoj si mund tė jem mė pak i ndikueshėm nga tė gjitha kėto, si tė jem mė pak i kėnaqur nga ajo qė kam arritur nė jetė. Bėhet fjalė pėr njė luftė tė vėrtetė kundėr instinkteve personale. Besoj se ėshtė edukimi, ose vetedukimi i ashpėr ajo qė e bėn kafshėn e vogėl njeri.

Si mendoni se do t‘ju gjykojė historia?

Kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk ia vlen ta vrasėsh mendjen. Napoleoni fliste pėr "la gloire" - ishte gjatė gjithė kohės i fiksuar pas madhėshtisė. Epo, nė shumė nga vendet e botės, emri Napoleon njihet mė shumė nga konjaku se nga veprat e gjeneralit dhe tė perandorit. Kėshtu qė them me vete, pėrse ta vras mendjen pėr kėtė?

Ju ka shkuar ndonjėherė nė mendje tė tėrhiqeni?

E dimė tė gjithė qė koha kalon dhe energjitė e njeriut zbehen. Po do t‘ju pėrgjigjem me ato fjalė qė u thashė shokėve tė partisė nė asamblenė e vitit 2003, kur ata mė zgjodhėn president tė Kėshillit tė Shtetit. U thashė: "Tani e shoh se fati im nuk ka qenė tė vija nė kėtė botė e tė gjeja prehje nė fund tė jetės". U premtova se do tė qėndroja me ta, nė rast se e dėshironin kėtė, pėr aq kohė sa tė jetė e nevojshme - pėr aq kohė sa do ta gjykoja veten si tė vlefshėm. Asnjė minutė mė pak e asnjė sekondė mė shumė cdo vit i kushtoj gjithnjė e mė shumė kohė revolucionit. Mendoj, i kushtoj mė shumė vėmendje, pasi tashmė kam mė shumė pėrvojė, kam medituar mė shumė. Platoni shkruan te "Republika" se mosha mė e mirė pėr tė mbuluar poste publike ėshtė pas tė 55-ve. Pėr mua mosha ideale duhet tė jetė 60 vjeē. Dhe marr me mend se kjo moshė nė kohėn e Platonit do t‘i korrespondonte tė 80-ve nė ditėt e sotme.

Si ndiheni me shėndet?

Epo, jam shkėlqyeshėm. Nė pėrgjithėsi ndihem shumė mirė; mbi tė gjitha ndihem plot energji, jam shumė entuziast. Ndihem i qetė, si fizikisht, ashtu edhe mendėrisht. Jam i sigurt se zakoni pėr t‘u ushtruar fizikisht mė ka ndihmuar shumė nė kėtė pikė; pėr mendimin tim, ushtrimi fizik nuk ndihmon veē muskujt, ndihmon gjithashtu edhe mendjen, pasi pėrmirėson qarkullimin e gjakut, pėrmirėson furnizimin me oksigjen tė tė gjitha qelizave, pėrfshi kėtu edhe ato tė trurit.

Nė vitin 2005, CIA amerikane pėrhapi lajmin se ishit prekur nga parkinsoni. Si e komentoni kėtė?

Ėshtė njė rrėfim pėr gjithcka qė nuk kanė arritur tė bėjnė gjatė gjithė kėtyre viteve: tė mė vrisnin. Po tė isha mendjemadh duhet tė krenohesha me faktin qė ata budallenj tashmė janė dorėzuar dhe thonė se po presin ditėn qė mua tė mė marrė vetė vdekja. Ēdo ditė sajojnė ndonjė histori tė re - Kastros i ra kjo sėmundje, Kastros i ra ajo tjetra. E fundit ėshtė qė jam i sėmurė me parkinson. Papa Gjon Pali vuante nga parkinsoni dhe udhėtoi nė tė gjithė botėn pėr shumė vite.

Nė rast se pėr ndonjė arsye do tė vdisnit, vėllai juaj Rauli do tė ishte pasuesi i padiskutueshėm?

Nė rast se nesėr mė ndodh ndonjė gjė, Asambleja Kombėtare do tė mblidhet dhe do ta zgjedhė atė - nuk ka asnjė dyshim. Por, edhe ai me moshė ėshtė thuajse sa unė, kėshtu qė problemi nuk zgjidhet kaq lehtė. Kemi qenė me fat qė revolucionin e ēuam pėrpara pėr tri breza me radhė. Janė krijuar lidhje tė afėrta me tė rinjtė e me studentėt.
Kam shpresa mjaft tė mira, pasi shoh me qartėsi qė kėta tė rinj, tė cilėt unė i quaj brezi i katėrt, kanė tri apo katėr herė mė shumė dije nga ē‘kishin njerėzit e brezit tonė.

Pra, ju mendoni se roli i drejtorit tė orkestrės do tė transmetohet pa vėshtirėsi?

Tani pėr tani njė gjė e tillė as qė pėrbėn problem, por nuk do tė jetė problem as mė vonė, pasi revolucioni nuk ėshtė bazuar te kulti i personit. Ėshtė e pakonceptueshme tė veprohet kėshtu nė shoqėrinė moderne - njerėzit qė veprojnė vetėm pse kanė besim tė verbėr te liderėt e tyre. Revolucioni ėshtė i bazuar mbi parime dhe idetė tona kanė qenė tė pėrqafuara nga i gjithė kombi.

Jeni njeri i admiruar, por janė tė shumtė ata qė ju quajnė diktator.

Nuk e kuptoj pėrse mė quajnė diktator. Ē‘ėshtė diktatori? Ėshtė dikush qė merr vendime arbitrare, tė njėanshme, qė vepron pėrtej institucioneve, mbi dhe nėn ligjet. Nė kėtė kėndvėshtrim, Papa Gjon Pali II, i cili iu kundėrvu luftės gjatė gjithė jetės, mund tė konsiderohet fare mirė diktator, ndėrkohė qė Presidenti Bush konsiderohet mė demokratiku ndėr liderėt. Kėshtu e shohin vendet e industrializuara tė Evropės, pa kuptuar se Bush mund tė marrė vendime tė tmerrshme pa u konsultuar me senatin apo kongresin, madje as edhe me kabinetin e vet. As edhe perandorėt romakė nuk e kishin pushtetin e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Unė nuk marr vendime tė njėanshme. Kjo e jonė as qė ėshtė qeveri presidenciale. Kemi njė Kėshill tė Shtetit dhe funksionet e mia si lider ushtrohen brenda njė kolektivi. Sigurisht, kam autoritet, kam ndikim pėr motive historike, por nuk jap urdhra e as qė udhėheq autoritarisht.

C‘keni pėr tė thėnė mbi akuzat pėr mizori?

Vėrtet mendoj se njė njeri qė i ka pėrkushtuar jetėn luftės kundėr padrejtėsive, shtypjeve tė ēdo lloji, shėrbimit tė tė tjerėve, luftės pėr hir tė tė tjerėve, predikimit dhe praktikimit tė solidaritetit nuk mund tė jetė mizor. Tė gjitha kėto janė e kundėrta e mizorisė.
E gjitha kjo propagandė ėshtė e bazuar tek urrejtja dhe te gėnjeshtrat. Kush mund tė thotė qė qoftė edhe njė njeri i vetėm ėshtė torturuar nė Kubė? Apo qė unė kam urdhėruar torturimin e dikujt? Kėtu askush nuk ėshtė burgosur pėr shkak tė tė qenit disident, apo se i sheh gjėrat ndryshe nga ajo qė na mėson revolucioni. Gjyqet tona i dėnojnė njerėzit nė bazė tė ligjeve dhe vėrtet i dėnojnė aktet kundėrrevolucionare. Por, nė historinė e njerėzimit, tė gjithė ata qė janė bėrė vegla tė shėrbimeve tė huaja nė dėm tė kombit tė vet, janė parė me shumė seriozitet nga ligji. Ideja qė nė Kubė ne burgosim njerėz, pasi besojnė nė gjėra qė nuk i pėrkasin revolucionit, ėshtė qesharake. Kėtu ndėshkojmė aktet, jo idetė.

Jeni dakord qė terrorizmi ėshtė kėrcėnimi mė i madh pėr botėn e sotme?

Kuba i dėnoi krimet e kryera mė 11 shtator. Njėkohėsisht kemi dėnuar terrorizmin nė tė gjitha format dhe trajtat qė shfaqen. Nė mėnyrė shumė cinike, Shtetet e Bashkuara e kanė pėrfshirė Kubėn nė vendet qė mbėshtesin financiarisht terrorizmin, por Kuba nuk do tė lejojė kurrė qė territori i saj tė pėrdoret pėr tė kryer vepra terrori kundėr qytetarėve tė SHBA-sė apo tė ēdo vendi tjetėr tė botės.
Jam dakord qė terrorizmi ėshtė njė kėrcėnim mjaft serioz nė botėn e sotme, por besoj se bota po pėrballet me njė tjetėr rrezik po kaq tė madh: shkatėrrimi i pėrshpejtuar i ambientit; thellimi i varfėrisė; mungesa e kujdesit shėndetėsor. Tė gjitha kėtyre u duhet shtuar edhe problemi i tė vetmes superfuqi hegjemonie qė kėrkon tė dominojė planetin dhe politikave tė saj arrogante.

Nė vitin 2005 ju i deklaruat luftė pa kushte disa problemeve, me tė cilat po pėrballej shoqėria kubane - vjedhje tė pasurisė shtetėrore, pėrvetėsim fondesh.

Pikėrisht. E ftuam gjithė kombin tė bėhej pjesė e njė beteje tė madhe kundėr ēdo lloj shkeljeje, duke filluar nga vjedhėsit e vegjėl, te pėrvetėsimi i pėrmasave tė rėndėsishme. Kemi disa dhjetėra mijėra parazitė qė nuk prodhojnė asgjė, e megjithatė vazhdojnė tė pasurohen. Duhet t‘i shihni vetė pėr tė kuptuar se sa tė thella i kanė rrėnjėt kėto vese, si njerėzit i vidhnin burimet, gjėrat qė vidheshin papushim.

Nuk mendoni se struktura njėpartiake e Kubės ėshtė adaptuar keq nė njė shoqėri me probleme mjaft komplekse?

Nė shumė vende, sistemi tradicional elektoral shumėpartiak bazohet nė kontekstin e popullaritetit dhe jo nė kontekstin e aftėsisė. Njerėzit ia japin votat individit mė popullor, atij qė arrin tė komunikojė mė mirė me masat, qoftė edhe atij me pamje mė tė kėndshme, atij qė di tė realizojė spotet mė tė mira nė radio e nė televizion. Ose, tek e fundit, dhe ky tashmė ėshtė kthyer nė rregull, atij qė ka mė shumė para pėr t‘i bėrė vetes publicitet.

Ka korrupsion nė lidershipin kuban?

Ėshtė vėnė re te disa zyrtarė, tė cilėt kanė pasur kontakte tė afėrta me biznesmenė tė huaj tė fuqishėm. Dhe na ėshtė dashur tė marrim masa. Por nuk ėshtė e lehtė qė ky problem tė luftohet.
Sa pėr vete, me ndershmėri unė nuk zotėroj asgjė. Kam disa para mėnjanė, pasi gjatė gjithė kėtyre viteve punė ėshtė e arsyeshme qė dikush tė arrijė tė kursejė diēka. Paguhem me atė rrogė qė jam paguar gjithė jetėn, ndėrkohė qė duhet tė paguaj anėtarėsimin nė parti, gjithashtu edhe pėr shtėpinė... Por nuk mė mungon asgjė nga pikėpamja materiale. Kam gjithēka qė mė nevojitet.
Rroga ime, me kursin e kėmbimit 25 peso pėr njė dollar, ėshtė rreth 30 dollarė nė muaj. Por deri tani jam vendosur dy herė nė listėn e njerėzve mė tė pasur nė botė. Nuk e kam idenė pėrse e bėjnė kėtė, ku duan tė dalin; ėshtė qesharake. Nuk kam as edhe njė cent.
Do tė vdes me meritėn e jashtėzakonshme qė nuk zotėroj njė qindarkė valutė tė huaj. Mė kanė ofruar miliona pėr tė shkruar kujtime e libra. Por kurrė nuk e kam bėrė kėtė.

Kastro mbi...

Purot

Ishte im atė njeriu qė mė ofroi puron e parė; duhet tė kem qenė 14-15 vjeē. Mė kujtohet qė e tymosa atė puro, por qė nuk e dija si bėhej. Pėr fat nuk e ēova tymin nė mushkėri. Megjithėse pak nikotinė merret nga organizmi edhe nė ato raste kur nuk e ēon tymin nė mushkėri. Kam pirė shumė duhan, deri njė ditė, rreth 20 vjet mė parė, kur vendosa tė heq dorė. Mendoja se heqja dorė nga duhani ishte njė sakrificė e nevojshme, pėr tė mirėn e kombit dhe shėndetin e njerėzve.

Toni Bler

E pashė Blerin nė njė rast nė Gjenevė, nė njė takim tė Organizatės Botėrore tė Shėndetit. Rrinte rėndė-rėndė, i maste njerėzit me sy. I thamė njėri-tjetrit disa fjalė - tė shkurtra e tė prera. Kishte folur pėr punėn e tė miturve dhe i thashė: "Dėgjoni, ju pashė qė po flisnit pėr punėn e tė miturve nė mbarė globin, por di qė nė Britani gjenden 2 milionė fėmijė qė janė tė detyruar tė punojnė". Ia thashė me shumė qetėsi. Besoj se ka menduar se qe njė fyerje e bėrė nga njė askush, njė hiē, njė njeri nga bota e tretė qė nuk di asgjė.

Uniforma

Para sė gjithash e vesh pėr motive praktike, pasi falė uniformės nuk kam pėrse vendos pėrditė kollare... Shmang problemin e kostumit qė duhet zgjedhur, kėmishės, kėpucėve, tė gjitha kėto shkojnė sė bashku. Vesh kostum vetėm nė rrethana tė veēanta, ndonjė konferencė ndėrkombėtare, pėr ndonjė takim me krerė shtetesh, ose kur Papa erdhi kėtu. Uniforma qė vesh zakonisht ėshtė shumė e thjeshtė. Kam edhe njė tjetėr, mė zyrtare, qė e vesh nė raste tė veēanta, me kėmishė e me kollare.

Vrasja e Xhon Kenedit

Ėshtė gjithēka shumė e ēuditshme. Nuk mund tė imagjinoj se si Li Harvei Osvald mund tė ketė qėlluar, tė ketė rimbushur armėn e tė ketė qėlluar pėrsėri brenda pak sekondave. Pasi kur qėllon me pushkė me dylbi, nė rast se pushka lėviz, qoftė edhe njė milimetėr, e humbet menjėherė shėnjestrėn. Tė qėllosh tri herė me radhė, me aq saktėsi, pėr njė njeri qė nuk ka shumė pėrvojė, ėshtė shumė e vėshtirė. Ajo qė thuhet nė versionin zyrtar ėshtė thjesht e pamundur.

Bota Pres

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Heroi i kombit Zahir Pajaziti
::| Speciale
Foleza e re e "mbretërisë" së Al-Kaedës
Jemeni, "burgu" i femrave
Të vrasësh në emër të "nderit"
Fjalimi i plotë i Benediktit XVI në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Ardian Ndreca: “Lider-i Màximo” Fidel Castro na la
Paul Tedeschini: Masakra e osmanve ne Otranto ne vitit 1480

Ndryshoni Pamjen
[Krye]