E marte, 13-05-2008, 04:36am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Bashkëpunëtorë
 
Skender Korça: Ne Oher pa Kosovën, “flasin edhe për Kosovën
E merkure, 30-04-2008, 06:53pm (GMT+1)

Skender Korça
Ne Oher pa Kosovën, “flasin edhe për Kosovën

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Në këtë panoramë joemoncionale, të mbështetur mbi realitetin tonë të dhimbëshëm, është e nevojshme për çdo problem të futemi drejt e në temë, të mos vlerësojmë kornizën e tij, por “pikturën” që përmbanë brenda vetes jeta në Ballkan. “Piktura” kosovare sot po trondit me pamjen e saj të formuar shtet- fqinjët tonë Mqqedoninë që nuk na ftoi në Samitin e vendeve të Evropës Qëndrore që do mbahet në Ohër me 2 dhe 3 Maj, duke e vënë tërë lidershipin kosovar dhe mbarë europian në një dilemë. Kjo dilemë është kolla jonë që nuk na lë rehat të marrim frymë, fqinjët tonë qoftë nga veriu dhe nga pjesa e jugut. Vërtet është kështu, por kurrë nuk do të ndihemi inferiorë dhe fajtorë për gabimet e tyre në planin ndërkombëtar e fqinjësor. Nuk u kemi asnjë borxh nacionalizmit agresiv mqedonas intolerant të fqinjëve rrotull nesh, e po vetëm fuqive të mëdha që drejtojnë sot demokracinë botërore. Kjo është një aksiomë kosovare që duhet bërë prezent botës së qytetëruar, për të i thënë Maqedonisë se krizën tënde me faktorët përbrenda dhe me një obligim për të respektuar shqiptaërt atje detyrimisht, mos e manifesto me mos ftesë të Kosovës në këtë samit. Kjo mbetet detyra e  vete rajonit për të mos patur porbleme atje për të integruar bashkërisht në mekanizmat europian, e jo fqinjët me këto probleme brenda vetes, port ë kuptohet se patjetër ku dashtë dhe pa dashtë do jetë temë ne veti edhe Kosova, e cila nuk u ftua nga kryetari Cervenkovski i cili u deklarua: “Si shtet nuk e kemi pranuar ende   dhe kjo ka qenë motivi që nuk e kemi ftuar Kosovën në këtë samit të Europës Qendrore”. Maqedoni jep edhe nje shembull pët të thelluar relacionet dhe të ngrite tensionet “pa dashje” me fqinjët e saj, me Kosovën, me ate që deklaron se nuk do ketë probleme dhe është e zotuar të punojë për integrime dhe bashkëpunime në rajon, kështu edhe  si është deklaruar zoti Sejdiu, presidenti i Kosovës, dhe ai maqedonas Cervenkovski.
Maqedoni dhe udhëheqja e saj si duket nuk po i takojnë realitetit të sotmës, apo nuk e kanë kuptuar historinë e rajonit të djeshmes dhe realitetet e sotmes, që të ngrejnë fort zërin dhe të ndihen të aftë për ta orientuar zhvillimin e rajonit mbi bazën e energjive bashkëpunuese.
Nëse thuhet nga Kryeministri i Kosovës siq ka deklaruar për media se “Pavarsinë e Kosovës tash më nuk mund të e anashkalojë askush”, shtrojmë pyetjen si kanë mundur fqinjët tanë të e anashkalojnë që nga data 17 Shkurt 2008 edhe mosnjohjen e Kosovës shtet edhe të mos na ftojnë në samitin e Ohrit?
Kosova sot nuk ka nevojë për mendje jo historike, që vazhdojnë të sabotojnë arsyen historike, por ajo sot e ka të qartë rrugën drejt demokracisë dhe politikëbërjen , e jo si hakmarrje ku fqinjët e imponojnë brenda ballkanit, sepse nuk ka inate e ironi që  ky shekull i ri u nis mirë për shaiptarë si: Pavarsia e Kosovë, ftesa e Shqipërisë në NATO e kështu me radhë….
Kjo mënyrë e kuptimit të demokracisë nga popujt në Ballkan e ka çuar disa herë hapësirën ballkanike në kaos dhe në buzë të greminës. Populli i Kosovës, që nuk e prishi asnjëherë rrjedhat e demokracisë në Ballkan, ende beson se faktorët motivues të ringritjes janë përsëri gjallë për fqinjët dhe për të gjithë Ballkanin.Maqedonia qoftë na ftoi apo nuk na ftoi në këso “samitesh” ku është nikoqire ajo, le ta dijë  se populli shqiptar në Ballkan do të vazhdojnë të reagojnë fuqishëm dhe nuk do të ndalen në rrugën e tyre të lirisë.
Andaj në fund fare të kuptohet se Maqedonia në Ohër do flet edhe për Kosovën sespe Kosova tash më ka për ti reflektuar bindje se proceset po ecin, kurse vet Maqedonia si ish republikë e ish Jugosllavisë me emër kontestues ndërkombtarisht nga fqinjët e vet jugor, besoj do gjejë forcë që mos ta harron fqiun e saj më ri të njohur në botë sikurse shtete njohësë që pranuan shtetin e Kosovës që do marrin pjesë në këtë samit me 2 dhe 3 Maj në Ohër.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Skender Korça: Konferenca e donatorëve për Kosovën
Kushtrim Janina: Si u bën sekretareshat e Thaqit dhe Limës ''Deputete të Popullit'', derisa luftëtarët mbetën rrugëve
Philadelfia, në lamtumirën e prof. Anastas Dodi
“Lironi vëllezërit tanë”
Kristina Rasi: Po Kosova lindore pse të dalë ne zgjedhje?!!!
Lek Pervizi: Kampet komuniste ne Shqipni - Tepelena
Skender Korça: Nuk gjykohet në bazë të fjalëve,por në bazë të veprave
Baki Ymeri: Bota, paraja dhe belaja
Mexhid Yvejsi: Themelues i publicistikës islame në Kosovë, Myderriz haxhi Sherif ef. Ahmeti
Beqir Sina: Mërgata shqiptare në Amerikë në protestë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]