E shtune, 17-05-2008, 07:08am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Bashkëpunëtorë
 
Besnik Prishtina: Respekt familjeve patriotike
E diel, 30-03-2008, 04:57pm (GMT+1)

RESPEKT FAMILJEVE PATRIOTIKE

ATA QË E DASHTËN ATDHEUN PËRNJËMEND, NË LUFTË HYN ME TËR FAMILJEN

Nga Besnik Prishtina

Në vitet pas përfundimit të luftës, vetëm është krijuar tradita që muaji Mars i teri kalon në shenjë të kujtimeve mbi Dëshmorët e Kombit. Historia e jon kombëtare është përplot luftëra e beteja dhe duke filluar nga Epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sy bien pjesëmarrjet e disa familjeve të mëdha në luftë për liri, që u bën shembull e frymëzim por mobilizimin e tërë popullit në luftë kundër pushtuesve. Shembuj të tillë kemi që nga Kryengritja e Lidhjes së Prizrenit të 1878 e deri në ditët e sotme.

Për gjeneratat që jetojnë sot, janë të njohura Familjet e Mëdha që morën pjesë në lëvizjen e rezistencës ilegale dhe ato që morën pjesë në luftën e UÇK, si janë Familja e Jasharëve të Drenicës, Familja e Haredinajëve të Dukagjinit, Familjet e Pajaziti e Familjet Prapashtica të Gollakut, Familja Rama e Shkabave të Prishtinës e shumë familje tjera të cilat janë aq shumë sa është vështir të numërohen të gjitha me një vend. Kërkoj falje që nuk lejon hapësira e një shkrimi gazetaresk që ti përmendi me emra të gjitha ato Familje të Mëdha të Kosovës që morën pjesë familjarisht në luftë për liri, dhe i lutem Zotit që lavdia e krenaria ti përcjell brez pas brezi.

Gjatë mobilizimit në UÇK, në disa qendra stërvitore kam marr pjesë në regjistrimin e vullnetarëve dhe me ka ndodh personalisht të regjistroj nga 5 vëllezër në UÇK dhe me ta bashkë edhe babai i tyre. Kur kam bërë përpjekje që të refuzoj njërin nga ata me arsyetim se dikush duhet të kujdeset edhe për familjet e tyre, ata nuk kanë pranuar as njeri të heqin dorë nga pjesëmarrja në UÇK edhe pas shumë lutjeve. Kanë ndodhur edhe raste të tilla kur si vullnetar janë paraqitur edhe djemtë e vetëm në familje dhe kur është dashtë ti refuzojmë. Por, as ata nuk kanë pranuar të braktisnin UÇK. Kanë qen disa raste që të ritë e të rejat nën moshën madhore janë paraqitur si vullnetar në UÇK duke e fshehur edhe moshën e vet, pasi që ata ishin pa dokumente identifikimi (sepse ato ua kishte marr ushtria serbe). Disa nga ata edhe kanë rënë dëshmor në moshë kaq të re. Më kujtohet rasti i dy djemve - Dëshmor nga Prishtina nga Familja e! madhe e Grajqevcëve, që, po ashtu, nuk e kanë treguar moshën e vet të mitur dhe kanë rënë në luftë!

Kurrë nuk duhet harruar këto Familje dhe gjakun e veprat e tyre monumentale. Sikur që nuk duhet harruar tërë ato Familje e ata njerëz që natë e dite propagandonin luftën dhe mblidhnin kontribute dhe jepnin kontribute financiare për luftën pa ndërprerë, pa të cilat lufta nuk do të ishte bërë fare!

Por nuk duhet harruar edhe ata që e kanë bërë të kundërtën apo që kanë qen pasiv ne çdo pikëpamje.

Sidomos nuk duhet harruar se krahas luftës kundër pushtuesve populli i ynë duhej të mbrohej edhe nga tradhtarët, servilët e gjithfarë sabotatorësh që kudo ku shkonin mbillnin dyshimin, mosbesimin dhe luftën përçarëse brenda kombit. Pavarësisht a e bënin këtë punë të ndyrë me porosi prej armiqve apo prej defekteve shpirtërore të tyre.

Këtë diferencime dhe identifikim duhet bërë patjetër sepse po nuk e bëmë këtë kjo farë e prishtë do të e rrezikon sërish kombin ton!

Fatbardhësisht shumica e Popullit Shqiptar ishte në anën e luftës për liri dhe kjo është arsyeja e par që solli kapitullimin e Serbisë, ndërsa arsyeja dytë është intervenimi ajror i NATO-os.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Skender Korça: Një parti e re politike në Kosovë?
Mexhid Yvejsi: Feja ne fjalorin e gjuhës së sotme shqipe
Gafurr Adili: Shqiptarë, mos u vrisni për pushtet!
PIK: Deklarate
Skender Korça: Konferenca e donatorëve për Kosovën
Kushtrim Janina: Si u bën sekretareshat e Thaqit dhe Limës ''Deputete të Popullit'', derisa luftëtarët mbetën rrugëve
Philadelfia, në lamtumirën e prof. Anastas Dodi
“Lironi vëllezërit tanë”
Kristina Rasi: Po Kosova lindore pse të dalë ne zgjedhje?!!!
Lek Pervizi: Kampet komuniste ne Shqipni - Tepelena

Ndryshoni Pamjen
[Krye]