E shtune, 17-05-2008, 09:16am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Bashkëpunëtorë
 
Kosova, kontinuitet i territorit etnik shqiptar
E merkure, 19-03-2008, 07:25pm (GMT+1)

Kosova është plaga e përgjakur në trupin e Europës plakë, një nga frytet e hidhura të mbetura në tryezën e Titos që shkoi të pushojë një çik. Poeti shqiptar Albert Voka (Baki Ymeri), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, i ka ofruar redaksisë “Interesi Publik”, në kuadrin e fushatës “Po për pavarësinë e Kosovës”, një serë vlerësimesh lidhur me evenimentet e freskëta nga kjo zonë historike aq shumë e njerkëzuar.
  
  Nga pikëpamja historike, Kosova nuk mund të konsiderohet provincë historike e Serbisë, siç as Transilvania nuk mund të konsiderohet provincë autonome hungareze, apo Basarabia republikë socialiste sovjetike. Gadi me të shkuarën! Rumunët nuk kanë nevojë për propaganda hungareze, serbe apo shqiptare, në shtypin rumun.

Serbia, faktor presionesh në Ballkan me përkrahjen e Rusisë
  
  Perandoria Osmane, Perandoria Habsburgjike, perandoria Sovjetike dhe Perandoria Jugosllave i përkasin kujtesës historike të koshit të plehut. Europa ka nevojë për forma të reja të komunikimit dhe jo për utopinë marksiste të Millosheviqit dhe Putinit.  Është tjetër çorbë fakti se turqit dhe serbët, në cilësi të kolonistëve, kanë shkatërruar pothuajse të gjitha kishat katolike shqiptare.  Jo krejt bota e din se Rusia ishte Arusha e rumunëve të Basarabisë, ndërsa Serbia Dhelpra e shqiptarëve të Kosovës. Edhepse propaganda serbe ka qenë tejet e fuqishme në shtypin rumun, rumunët dhe shqiptarët e kanë për detyrë morale t’i thellësojnë hulumtimet lidhur me fatin e sivëllezërve të tyre në Maqedoni. Kosovë, Luginë të Timokut dhe Basarabi.
            Fati i botës varet nga Kosova e jo nga Beogradi dhe Kremlini.vetëm ata që nuk e njohin lashtësinë trako/ilire, respektivisht rumuno/shqiptare, nuk e dinë këtë të vërtetë. Ata që vendosin, nuk vendosin nga konsiderata politike vetjake, por për shkak të ndikimit të atyre që ia shtruan qylimin e kuq Millosheviqit në vitet ’90-të, të atyre që thonin se NATO duhej ta pyesë Rumaninë në duhej ta sulmojë apo jo Millosheviqin. NATO shpalli luftë kundër luftës për ta ndërprerë pastrimin etnik në zemër të Ballkanit. Nuk mund të bëhet politikë të pavarur  me opinionet e ultranacionalistëve të koloraturës së Raico Corneas, Vadim Tudorit, Adrian Paunescut, Vladimir Alexes, Emile Neacsut, Razvan Voncut, por përmes ideve fisnike të Renate Weber, Andrei Pleshu, Mihnea Berindei, Rodica Culcer, Florian Bichir, Caius Dobrescu, Silviu Tudo Saladjiar etj.
            Çështja e Kosovës nuk është një çështje e brendshme e Serbisë siç theksojnë ata që tremben nga precedente të ngjashme te ne, në Qypro apo Rusi. Kosova është çështja e Amerikës dhe Bashkimit Europian që e njohin më mirë se ne të vërtetën e kësaj zone ku forcat paramilitare të Millosheviqit kanë bërë mbi dhjetëmijë viktima dhe mbi 500 varreza masive në vitet 1998-99. Vlen ta përsërisim: Derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Në armatën e shtypit çdokush ka nevojë për miq, siç çdo gjeneral ka nevojë për ushtarë. Relacionet ndërmjet rumunëve dhe serbëve janë të natyrës politike, ndërsa lidhjet rumuno/shqiptare janë “një mrekulli e historisë”. Sintagma i përket albanologut më të madh të ditëve tona, akad. Grigore Brënkush, i harruar nga autoritetet shqiptare.
            Presidenti i Rumanisë e kreu detyrën: nuk lejoi që Serbia të bie në krahët e Rusisë, por intervenimet e tij ndërkombëtare për një “niet” për Kosovën e shqetsojnë Perëndimin dhe inkurajojnë peremistët e udhëhequr nga impotenca morale e një intrusi që tallet edhe me gratë e truprojës së vet. Një shejtan shqiptar leh kundër rumunëve dhe arumunëve ndërsa autoritetet shqiptare nuk e dinë të vërtetën lidhur me përkrahjen e rumunëve dhe arumunëve për historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Një përkrahje fisnike të cilën e konsiderojmë si të shenjtë. Është tjetër çorbë peshku fakti se rumunët rrëshqitën nga provimi i diplomacisë perëndimore duke e përkrahur qëndrimin proserb lidhur me çështjen kosovare, ndërsa diplomacia shqiptare e humbi simpatinë e autoriteteve rumune duke mos i njohur sivëllezërit tanë arumunë si minoritet kombëtar. Janë dy gabime “të lehta” që mund të rektifikohen për të dëshmuar se jemi vëllezër.
       
Relacionet ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve janë një mrekulli e historisë
  
Përse? Ngase precedenti i Kosovës nuk është i rrezikshëm. Kosova është vazhdimësia e territorit etnik shqiptar, siç është dhe Basarabia vazhdimësia e territorit etnik rumun. Mentaliteti i përtacëve tanë në cilësi të mosnjohjes së të vërtetës historike u dëshmua përmes votës parlamentare kundër indipendencës së Kosovës. Kosova nuk i përket as Shqipërisë dhe as Serbisë, por Europës. Ajo që kërkojnë ekstremistët e Tokeshit në zemër të Rumanisë është një precedent i rrezikshëm ngase Hargjita dhe Kovazna nuk përfaqësojnë vazhdimësinë e territorit hungarez. Thonë se arumunët udhëhqin institucione të panumërta në Shqipëri, por më kot derisa nuk janë në gjendje të krijojnë një parti dhe të kenë një deputet në parlament. Pse? Ngase janë të përçarë si shqiptarët e Rumanisë dhe rumunët e Timokut. Çka u dëshirojmë atyre? Të jenë të bashkuar ngase bashkimi bën fuqinë, dhe kush e ka fuqinë ka të drejtë të kërkojë.

(Botuar në të përditshmen Interesul Public, e hënë, 17 mars, Bukuresht, 2008, fq.15. Albert Voka)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Skender Korça: Një parti e re politike në Kosovë?
Mexhid Yvejsi: Feja ne fjalorin e gjuhës së sotme shqipe
Gafurr Adili: Shqiptarë, mos u vrisni për pushtet!
PIK: Deklarate
Skender Korça: Konferenca e donatorëve për Kosovën
Kushtrim Janina: Si u bën sekretareshat e Thaqit dhe Limës ''Deputete të Popullit'', derisa luftëtarët mbetën rrugëve
Philadelfia, në lamtumirën e prof. Anastas Dodi
“Lironi vëllezërit tanë”
Kristina Rasi: Po Kosova lindore pse të dalë ne zgjedhje?!!!
Lek Pervizi: Kampet komuniste ne Shqipni - Tepelena

Ndryshoni Pamjen
[Krye]