E enjte, 22-05-2008, 09:21pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Bashkëpunëtorë
 
Muharrem Sfarqa: Urime pavarësia Kosovë
E diel, 17-02-2008, 08:11pm (GMT+1)

Nga Diaspora

 

URIME PAVARESIA- KOSOVE

 

Shkruan: Muharrem Sfarqa

 

Ne bijtë dhe bijat tua Kosovë kur ta kthyem shpinën dhe morëm rrugën e kurbetit, të kujtohet se ishim shumë të rinjë tek po deshironim të shijonim jetën, por qe do që në kërkim të saj fati ynë ishte që një kohë të gjatë të jetës ta kalojmë largë teje, se jetë analfabeti (nuk dinim shkrim leximin dhe as gjuhën vendore),filluam në dhe të huaj, për të ndihmuar mirëqënjen tënde. Por largë e afër rrinim ne se shpirtërisht ishim të lidhur me ty. Kjo largësi me kalimin e kohës filloi edhe të bëhët më e madhe, madje sidomos atëherë kur shtypës, robërues e barbarë që shtoheshin në tokën tënde mundoheshin të të krrusnin që ti të dukëesh si plakë.
Ata, pra, sapo ne ikëm filluan të na i mbyllin rrugët e kthimit. Mirëpo ne gjithnjë po kërkonim rrugë të reja për tu kthyer te Ti, se nënat e gjyshet tona kur na përcillnin na ofronin nga një gotë ujë burimi për të pier që ishte tërheqje gravitacioni e bestytni e tyre që do të na kthejnë në gjirin tënd.
Kosovë! Ti e di se ndarjet sjellin dhëmbje, mallë e lotë sa që nganjëherë ato vetëm mund të përjetohen dhe asësi të përshkruhen, se përpjekja e përshkrimit dhëmbjen veq sa e ngacmon. Por ç´të bësh...?! Ne , ndërkohë u pjekëm, u martuam e u bëmë burra e gra, baba e nëna e tash gati pleqë e plaka.
E ti Kosovë?
Ti tashmë u bëre Nuse..., Nuse e re madje edhe më e reja. Se më parë Liria e sot Pavarësia aq bukur të kanë stolisur sa nga kjo dasmë e madhe jotja, rrezet tua shkëlqejnë edhe te ne në Diasporë ...!
Ti Kosovë, sot dukesh si ne atëherë kur ishim të rinjë, kur morrëm këtë rrugë ku jemi edhe sot. Pra URIME PAVARËSIA- KOSOVË.
Urime nga ne që rrugëve të Evropës e Botës po kërkonim lirinë tënde, nga ne që po trokitnim në dyer të miqëve për të berë të njohur robërinë tënde.
Urime nga një pjesë e bijve tuaj që përveq mallit për ty Kosovë patëm edhe mallin e fëmijëve dhe grave tona që i lam pas, të cilët u rritën dhe u martuan e ne nuk mund të ju vinim as në dasmat e tyre.
Urime nga një pjesë jona që në mos vetë, të dërguam edhe ushtarë trima, një pjesë e së cilve edhe sot të bëjnë roje me labidarët e tyre, bashkë me dëshmorët tjerë nga të gjitha viset që sot prehen në varret e dëshmorëve.
Urime edhe nga një pjesë jona që më të dashurve tanë nuk ua dijmë as varret e as gjurmët, e buqetat e luleve për ta akoma na kanë mbetur në duar.
Urime edhe nga ne që për shtërngesa të të huajve nuk ishim as në raste vdekje e as në varrime më të dashurve tanë që na patën e i patëm mallë përjëtësisht.
Urime edhe nga ne që për shtërngesat e të huajve me të dashurit tanë i varrosëm në dhe të huaj, e në at botë ikën me sy të hapur e me kokën e kthyer kah ti Kosovë. Ikën e na lanë një porosi që eshtrat t´ua kthejmë në dheun tënd Kosovë, se vetëm aty prehen të qetë kanë thënë.
Urime edhe nga ne që kapëm hapin e integrimit ekonomik në Evropë e kur e kërkoj nevoja mbi gërmadhat e luftës tënde u përpoçëm të ta kthejmë bukurinë Kosovë.
Urime edhe nga ne që nëpër vite të tëra u përpoqëm të ta sigurojmë bukën e përditshme, atëherë kur shtypës e barbarë s´donin të të lenin as edhe një kore buke në sofrën tënde.
Urime edhe nga ne që për lirinë tënde Kosovë kaluam shtete e dete për tu kthyer në atdhe, edhe pse mezi i gjetëm shtëpitë tona, se ti kishe ndryshuar shumë.
Urime edhe nga ne që investuam në gjeneratën e dytë e të tretë për të krijuar intelektualë të rinjë në Diasporë, që pas ditës së nesërme të jenë zëri yt Kosovë, atje ku Ti do të kesh nevojë. Se e di Ti se kur erdhëm ne, kaluam rrugën e vështirë të analfabetit në dhe të huaj.
Në fund urime edhe nga një pjesë e vogël jona që s´mundëm të bënim atë që duhej bërë për ty Kosovë, se “tryezat e ahengut” siç do të thojshte poeti, nuk mund ti lenim se mbi to kishim gotat me të cilat shpërlanim marrinë e ndjenjave.
Me ndërgjegje të vrarë urime Kosovë, se sot të duam edhe ne.
Pra, Gëzuar Kosovë.
Gëzuar se poeti ka premtuar se do të heqë vargun nga një çast i herëshëm pikëllimi “Atdheu kjo lamë e thive...” ?
Gëzuar Kosovë se pavarësia çliron energjitë dhe hapë shtigje të reja për integrim të vlerave, të vlerave mes shteteve të barabarta.
Gëzuar pra deri në amshim!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Mexhid Yvejsi: Ndrroi jetë në Amerikë - Imami që përhapi dritë…
Gafurr Adili: Heqja e 28 nëntorit si festë kombëtare akt i turpshëm...!
Paul Tedeschini: Agjenti i sigurimit, papagali i partise Nasho Jorgaqi
Mexhid Yvejsi: Zoti nuk është i madh, por është më i madhi…
Ali Podrimja: Pse nuk dëgjohet diaspora?
Moikom Zeqo: Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori
Mexhid Yvejsi: Feja ne fjalorin e gjuhës së sotme shqipe
Gafurr Adili: Shqiptarë, mos u vrisni për pushtet!
PIK: Deklarate
Kushtrim Janina: Si u bën sekretareshat e Thaqit dhe Limës ''Deputete të Popullit'', derisa luftëtarët mbetën rrugëve

Ndryshoni Pamjen
[Krye]