E enjte, 22-05-2008, 09:11pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Bashkëpunëtorë
 
Edhe pak orë na ndaj deri tek Pavarësia e Kosovës
E diel, 17-02-2008, 12:55pm (GMT+1)

Vushtrria e lumtur feston Pavarësinë e Kosovës

Atmosfera festive në ditën e djeshme dhe të sotme ka shënuar fillimin e kremtimit të Pavarësisë së Kosovë edhe në qytetin e Vushtrrisë, vetura të shumta me flamuj shqiptar dhe amerikanë si dhe këngë patriotike të shoqëruara nga të rinj e të moshuar kanë karakterizuar këto ditë Vushtrrinë qytetin ngjarjeve historike, ndërkaq pika qendrore pritet të jetë ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit, ku diku rreth orës 15:00 pritet të shpallet Kosova shtet i Pavarur nga parlamenti legjitim i Kosovës i cili më pastaj pret edhe njohjen ndërkombëtare. Festimet për nderë të ëndrrës së kombit shqiptar- Pavarësisë së Kosovës kanë filluar të shihen dhe ndjehen edhe në çdo pjesë të Komunës së Vushtrrisë, për dekorimin e qytetit është përkujdesur Kuvendi Komunal i Vushtrrisë i cili ka ndarë disa qindra flamuj shqiptar kuq e zi, pastaj të SHBA-ve, BE-së, si dhe flamujt të tjerë të aleatëve tanë ndërkombëtar. Po ashtu në shumë shtëpi dhe ndërtesa të larta ka disa ditë që janë duke u valëvitur flamuri kuq e zi me shqiponjë dhe ai amerikan.
Institucionet, rrugët dhe sheshet e Vushtrrisë janë stolisur me flamuj kombëtar si dhe me urime ku urohet Pavarësia e vendit, edhe pronarët e lokaleve afariste të qytetit janë përkujdesur për këtë ditë historike duke vendosur flamuj gjigant si dhe afishe-pamflete të ndryshme ku përgëzohen qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi për ketë ditë të madhe po ashtu vlen të përmendet se manifestimi qendror në Vushtrri pritet të mbahet në sheshin Adem Jashari pranë përmendores së Komandantit legjendar Adem Jashari, në qeder të qytetit ku edhe pritet pjesëmarrja e qindra mijëra banorëve të Vushtrrisë si dhe të shumë bashkatdhetarëve të tjerë të ardhur viset e tjera ekskluzivisht për këtë ditë. Ky manifestim pritet të jetë mjaft i larmishëm në kuadër të të cilit pritet të ketë mjaftë momente artistike nga shoqëritë kulturo-artistike të qytetit, estrada muzikore lokale si dhe shumë aktivitete të tjera që do ta begatojnë këtë manifestim.

E përgatiti: Hajdin ISLAMI (Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Mexhid Yvejsi: Ndrroi jetë në Amerikë - Imami që përhapi dritë…
Gafurr Adili: Heqja e 28 nëntorit si festë kombëtare akt i turpshëm...!
Paul Tedeschini: Agjenti i sigurimit, papagali i partise Nasho Jorgaqi
Mexhid Yvejsi: Zoti nuk është i madh, por është më i madhi…
Ali Podrimja: Pse nuk dëgjohet diaspora?
Moikom Zeqo: Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori
Mexhid Yvejsi: Feja ne fjalorin e gjuhës së sotme shqipe
Gafurr Adili: Shqiptarë, mos u vrisni për pushtet!
PIK: Deklarate
Kushtrim Janina: Si u bën sekretareshat e Thaqit dhe Limës ''Deputete të Popullit'', derisa luftëtarët mbetën rrugëve

Ndryshoni Pamjen
[Krye]