E enjte, 22-05-2008, 09:17pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Bashkëpunëtorë
 
Muharrem Sfarqa: Kampionati i Diturisë “FULDA 2008” mbahet me 15 mars
E shtune, 09-02-2008, 10:56pm (GMT+1)

Nga Aktiviteti i Shkollës Shqipe në Gjermani

Kampionati i Diturisë “FULDA 2008” mbahet me 15 mars

Nga Muharrem Sfarqa

Në organizim të këshillit të arsimtarëve shqiptarë në Gjermani për të 17-tën herë me radhë mbahet  kampionati trandicional i garave të diturisë, kësaj here në Fulda në shkollën shqipe e cila vepron në kuadër të klubit shqiptarë “Kosova”, shkollë kjo e cila  është e para shkollë private ne Gjermani e njohur nga institucionet gjermane. Sic u njoftuam nga kryetari i KASH-it Bajram Dumnica pregaditjet për mbajtjën e këtij kuizi tanimë janë në fazën përfundimtare si nga aspekti profesional ashtu edhe nga ai organizativ dhe teknik. Temë bosht e këtij kampionati do të jetë: “Atdheu im në fotografi dhe fjalë”, temë kjo e ilustruar edhe me 100 fotografi nga etnikumi shqiptar. Garat do të mbahën në letërsi dhe gjuhë shqipe, histori kombëtare, gjeografi, në art, kulturë dhe muzikë shqiptare. E vecanta e këtij kampionati do të jetë ajo se për herë të parë ai do të jetë tërësisht i digjitalizuar përmes të ashtuquajturit “Bima Projektor” në programimin e të cilit kan ndihmuar edhe disa nga miqt gjerman në mënyrë që ky aktivitet të jetë i bazuar në aspektet perendimore dhe frymës garuese ti shtohet ana atraktive që nxënësit pjesëmarrës të kalojnë edhe qaste argëtuese.
Kryetari i KASH-it, Bajram Dumnica, tha se është imperativ i kohës që tri vendet e para të shpërblyera në këtë kampionat qoftë në gara ekipore apo ato individuale do të ishtë mirë që ta prezentojnë shkollën shqipë në Gjermani në kampionatin gjithëkombëtarë të diturisë.
Mikëpritës i këtij kampionati do të jetë këshilli i prindërve të nxënësve dhe klubi shqiptar “Kosova” në Fulda me kryetar Kadri Zeqirin, i cili për mbarëvajtjën e këtij manifestimi ka siguruar madje 40 donatorë të cilët përmes bizneseve të tyre do të jenë ata që do të ndihmojnë shkollën shqipe si asnjëherw me parë. Edhe kësaj here për të marrë pjesë në këtë manifestim janw ftuar zyrtarë nga ministria e arsimit e qeverisë së Kosovës, zyrtarë nga konsulata shqiptare në Berlin nga ajo e maqedonisë, si dhe zyrtarë nga enti i shkollorë për mësimin plotësues në gjuhën amtare të rrethit të Fuldës. Si dhe artist e këngëtar nga estrada e Kosovës.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Mexhid Yvejsi: Ndrroi jetë në Amerikë - Imami që përhapi dritë…
Gafurr Adili: Heqja e 28 nëntorit si festë kombëtare akt i turpshëm...!
Paul Tedeschini: Agjenti i sigurimit, papagali i partise Nasho Jorgaqi
Mexhid Yvejsi: Zoti nuk është i madh, por është më i madhi…
Ali Podrimja: Pse nuk dëgjohet diaspora?
Moikom Zeqo: Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori
Mexhid Yvejsi: Feja ne fjalorin e gjuhës së sotme shqipe
Gafurr Adili: Shqiptarë, mos u vrisni për pushtet!
PIK: Deklarate
Kushtrim Janina: Si u bën sekretareshat e Thaqit dhe Limës ''Deputete të Popullit'', derisa luftëtarët mbetën rrugëve

Ndryshoni Pamjen
[Krye]