| Zemra Shqiptare | ||||||||
|
Ismail Lulani E merkure, 06-06-2007, 07:26pm (GMT1)
I. Lulani ishte shumë aktiv në krijimtarinë e tij. Ka pikturuar tema historike, pejsazhe, portrete…Kishte mbi 50 vjet që krijonte në të gjitha gjinitë e pikturës. Piktura ka qenë pasioni i hershëm i tij i mbartur që nga koha e fëmijërisë. Vit pas viti ky pasion iu shtua aq sa djaloshi në ato kohë nisi të ndiqte kurset e pikturës pranë shtëpisë së kulturës në Shkodër e më pas mori rrugën drejt Insitutit të Lartë të Arteve. Mori pjesë në të gjitha ekspozitat e hapura në qytetin e Shkodrës dhe në ekspozitat kombëtare në Tiranë. Ishte një nga themeluesit e Shkollës së Arteve Vizive në Shkodër. Për meritat e tij në fushën e pikturës dhe kontributin që dha për zhvillimin e Kulturës Shqiptare është nderuar me tituj të ndryshëm nga qeveria. Në 1979 iu akordua titulli " Piktor i Merituar", Punimet e tij gjenden në të gjithë botën (kryesisht shtetet europiane).Rreth 20 krijime të penelit të tij janë në arkivën e Galerisë së Arteve. Ndryshoi jetë në tetor, 2002!
|
||||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||||