| Zemra Shqiptare | ||||||
|
Kol Idromeno E enjte, 07-06-2007, 07:14pm (GMT1) Kol Idromeno (1860-1939) Piktor, arkitekt, skulptor, fotograf dhe skenograf shumë i talentuar
Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Ai ka mbajtur edhe një korrespondencë me vëllezërit Lumiere në Paris. Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike. Ka krijuar një numër të madh kompozimesh etnografike. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri. Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i peisazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare (“Oborri i një shtëpie shkodrane”) dhe si një pioner i pikturës realiste sekulare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezanuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër, etj.
Shkoder.net
|
||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||