E shtune, 22-11-2008, 07:59am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
 » Piktorët Shqiptarë
 » Folklori
 » Info Art Kulturë
 » Arkeologjia
 » Skulpturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Art Kulturë » Info Art Kulturë
 
Abetaret shqipe, nga Janina në Libohovë
E diel, 17-08-2008, 07:50am (GMT)

Në Libohovë përkujtohet 100-vjetori i çeljes së shkollës së parë shqipe

Abetaret e para në gjuhën shqipe u hartuan, u shtypën dhe erdhën në Libohovë nga Janina. Kështu ka deklaruar në 100-vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në qytetin e Libohovës, mësuesi veteran, Qazim Zaimi. Shkolla e parë shqipe në Libohovë është hapur në një godinë në lagjen "Çaushlli" të qytetit me ndihmën e vendasve, të libohovitëve atdhetarë me banim në vendlindje dhe të mërguar në Stamboll, Athinë dhe Janinë, ndërsa mësuesi i saj i parë ka qenë Sherif Ruli, pa lënë mënjanë edhe kontributin e mësuesve të tjerë, si Eqrem Çano e Dervish Bejleri. Me këtë rast bashkia e qytetit i dekoroi ata pas vdekjes me titullin "Nderi i Qytetit". Ndërkaq, sipas mësuesit 75-vjeçar, Qazim Zaimi, përkrah mësuesit të parë që ndërmori nismën e guximshme nën presionin e pushtetit të xhonturqve dhe të shovinistëve të tjerë që nuk donin shkolla në gjuhën shqipe, qëndronin atdhetarët Kadri Gjata (Kumbaro), Myfit Bej Libohova, Bajo Topulli, shoqëritë atdhetare "Bashkimi", "Zgjimi i Shqipërisë" etj., të cilat vazhdonin aktivisht veprimtarinë atdhetare në Janinë, në interes të përparimit kulturor të Shqipërisë. Sipas shtypit atdhetar të asaj kohe, krahas kontributit të drejtpërdrejtë të mësuesit Sherif Ruli, edhe roli i atdhetarit Kadri Gjata (Kumbaro) ka qenë vendimtar në hapjen e kësaj shkolle, pasi tekstet e para të abetareve, me të cilat u pajisën nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin përgatitur, shtypur dhe dërguar nga Janina në Libohovë nga ky i fundit, që ishte në atë kohë një nga themeluesit e klubit "Bashkimi", i cili vepronte në Janinë. Ndonëse formalisht kushtetuta liberale e turqve të rinj u njihte të drejtën e arsimimit të gjithë shtetasve të Perandorisë, pa dallim feje, duke i shpallur ata si osmanlinj dhe turqishten si gjuhë zyrtare e të detyrueshme në shkolla, në praktikë regjimi xhonturk mohonte në thelb e në praktikë të drejtën e shqiptarëve për t‘u arsimuar në gjuhën amtare dhe për të pasur shkollat e tyre kombëtare. Në këto kushte, çelja e shkollave shqipe dhe përhapja në popull e mësimit dhe e këndimit shqip i atribuohet Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në mënyre të veçantë klubeve dhe shoqërive atdhetare. Këto të fundit, qysh në ditët e para të formimit, në përputhje me statutet e programet e tyre, u kthyen në qendra të nxitjes së arsimit dhe veprimtarisë kulturore dhe sidomos të përpjekjeve për hapjen e shkollave dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Me nismën e tyre dhe me përkrahjen aktive të popullit brenda pak muajve u hapën shkolla jo vetëm në qytete me tradita si Libohova, por edhe në disa fshatra të tjera. Nga shkollat e para fillore shqipe, të çelura pas shpalljes së kushtetutës së xhonturqve, ishte ajo e Elbasanit, e Libohovës, e Gjirokastrës, e Vlorës, e Kaninës, e Tiranës dhe dy shkollat e Beratit.

Në përvjetorin e 100 të kësaj shkolle, Bashkia e Libohovës nderoi edhe dhjetëra mësues libohovitë që kanë dhënë kontribut jo vetëm në konsolidimin e kësaj shkolle, me një histori shekullore, por që me përkushtimin e tyre kanë ndikuar edhe në zhvillimin e arsimit kombëtar në mbarë Shqipërinë, si Syrja Spahiu, Thëllëza Ismailati, Sali Tefik Caushi, Qemal Bejleri, Nedret Xhelili, Nizamudin Bejleri, Xhevdet Dervishi, Kosta Boci, Irini Pasko, Besnik Ismailati etj. Ndërsa mësuesit e shquar libohovitë, Safet Zhulali dhe Luan Bejleri, u shpallën dje "Qytetar Nderi" të Libohovës. Në 100 vjet të ekzistencës së kësaj shkolle janë ulur mbi 5-6 mijë nxënës, ndërkohë, sipas të dhënave llogariten që rreth 45 prej tyre kanë dalë mësues dhe kanë dhënë kontribut në fushën e arsimit në të gjithë Shqipërinë dhe në trojet e banuara nga shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni. Në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të kësaj shkolle, bashkia e qytetit të Libohovës i dha titullin e lartë "Nderi i Qytetit" personalitetit të njohur Myfit Bej Libohova. Ai ka dhënë kontribut në formimin e shtetit shqiptar, si dhe ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të Ismail Qemalit në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë.

G. Shqip

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Nju Jork Tajms: Kadareja, shkrimtari i madh shqiptar
Sabri Hamiti: Misionari i rebeluar, At Zef Pllumi
Radi: Në dritë edhe mund ta harrosh errësirën
Visar Zhiti: Në takim me Arshi Pipën
"Reformat" e Pangos ngrijnë institucionet
Hera e tretë e Stratit, Shqipëria hyn në Gines
Zbulohet letra-amanet e Teodor Kekos për të birin
E dashura teze Pinë …..! mbetet në sirtar
Kristo Frashëri: Katër reliket e ralla të Skënderbeut
Kadare: Solzhenicini, kampion i të drejtave njerëzore

Ndryshoni Pamjen
[Krye]