Poezi nga Milazim Kadriu
E Diel, 05-07-2009, 10:29am (GMT+1)
Milazim F. KADRIU STINËT E VITIT MBAJNË KUVEND Vendosën stinët e vitit Një ditë ta mbajë një kuvend Për ta vërtetuar se cila nga to Udhëheqëse duhet të jetë. E para fjalën e mori pranvera Unë tha jam më e dobishmja stinë Të gjithë më duan mua Se ju sjell shumë gjelbërim. Ju sjell lule plotë aromë Bagëtisë bimën e njomë Pemët i lulëzoi,fushat i gjelbëroi Bujkut të punoi arat i mundësoi. Sjell shumë të mira Për çdo qene të gjallë E ju të më dëgjoni e të vini pas Më ka hije të jem e parë. Pastaj fjalën e mori vera e tha Të gjitha ato që i the ashtu janë Por ke vetëm tre muaj E për të gjitha kujdesem unë pastaj. Po të mos jem unë Ato shkatërrohen Unë ju jap nxehtësinë Dhe të gjithave mirësinë. Po të mos jem unë Pemë e perime s’do të piqeshin As bimët tjera s’do ët rriteshin Jam më e ngrohta dhe duhet të jem prijëse. Ç’po thoni tha vjeshta Të gjitha drithërat, pemët e perimet Unë i grumbulloi Sepse ju me vapë shkoni Unë kujdesem për të gjitha Dhe kryej shumë punë Bujkut i mundësoi të gjitha ti ketë Se sa për ju në dhe kishin mbet. E dini se pas meje vjen dimri Njerëzit i mërdhinë Por unë u ndihmoi atyre të përgatiten Dhe të ftohtit e tij të mos e ndjejnë. Edhe unë i kam pak fjalë Qiti zë e foli dimri Shumë po lavdëroheni ju Thua se të gjitha ju i sillni. Unë edhe pse jam i ftohtë Të gjithë kanë edhe shumë dobi Po të mos ishte bora ime Nuk do të kishte as ujë me pi. Pastaj bora ime pastron ajër , ujë e tokë Pa të cilat nuk mendohet jeta Mos mendoni veç për vete Analizoni mirë dhe tregoni ku është e vërteta. Pas këtyre fjalëve katër stinët vitit Ranë në mendime e u kujtuan Çdo njëra në tre muaj ndërrohemi Dhe për punën që bëjnë njëra tjetrën e uruan. Pastaj lidhën besën e u pajtuan Bashkërisht të punojnë secila në kohë të vetë Punët njëra pas tjetrës të vazhdojnë Aty ku janë mbet. Vetëm kështu nga ne Të gjithë do të kenë dobi Se pa ndihmën e njëra tjetrës Natyra s’do ta kishte këtë bukuri. KRENOHEN MUAJT E VITIT Unë jam Janari muaji i parë çdo herë të gjithë më vinë pas dhe asnjëri para s' më del. Më quajnë Shkurt por jam i veçantë çdo katër vite një ditë më shumë kam. Që në fillim tri data të rëndësishme shënoi por edhe pranverën me lule me gëzim ua dhuroi. Filloi me ditën e mashtrimit por më pas nuk gënjej ditë të nxehta me diell unë të gjithëve u sjell. Zjarret ndizen plotë nxehtësi jam muaji i luleve me plotë bukuri. Edhe emrin e kam si qershia fëmijët më duan shumë sepse janë ngrohur nga nxehtësia. Korriku muaji i verës me plotë nxehtësi gumëzhin lumi se aty freskohen shumë fëmijë. Edhe gushti krenohet me nxehtësi përgatituni për mësim ju fëmijë të dashurit e mi. Shtatori si çdo herë hap krahët me krenari nisin betejën e re në mësime nxënësit e mi. Tetori muaji i dhjetë na përkujton se nuk shkon shumë gjatë moti ndryshon. Nëntori si çdo herë Muaji i krenarisë Dy herë u ngrit flamuri Në tokën e Arbërisë. Dhjetori krenohet me borë Të cilën e donë çdo fëmijë Por edhe në fund Sjell festën e Vitit të Ri.
|