Sose Dumani: Fëmijë të ngujuar
E Enjte, 02-07-2009, 07:34pm (GMT+1)
Fëmijë të ngujuar
Sose Dumani
(Kushtuar fëmijëve të mbyllur nga gjakmarrja)
Ngrihu bir se u bë vonë pë shkollë Mëngjeset vonojnë në ato kulla të errëta Askush nuk kujtohet tu jap pak dritë Voglushë anemik të ngujuar brenda muresh dhe një vrasës i dëshpëruar që gdhin e ngryset në një pritë.
Brenda është nipi im ..është nipi yt.. është e ardhmja e një kombi që po vritet ditë për ditë Rreflektoni ju o njerëz me koshiencën humane se po priten degët e pemës iliriane
U kthyet në Eremit,por s'ishte zgjedhja juaj Në këtë botë të mizeries jeni ju të flijuar Jeni viktimat e civilizimit që nuk i takoni Jeni damari që po thani krahët e një kombi
„Ju të burrëruarit“ brenda guackes fatkeqe të politikës shterpe të stilit mesjetar Ju bij simbol të harresës fatale, Ju plagët e hapura të popullit Shqipëtar
Mes vellos së ankthit kaloni ditet e librat ju mbeten mbi një banke shkolle Përmes ëndërres makth netët ju vijnë të zeza E Shqipëria që niset drejt Evrope......?! Eh.....
Ju krijesa fatzëza të një Orakulli, që me armë kundër jush po ju kultivon kulturen . Askush nuk ngre dorën të shfarosi këtë kuvli por paturpësisht nga amza ju kan fshir dhe vulen
Ky trung i cunguar fruta më nuk jep Fëmija është limfa ,është arteria vet Shkulni me rrënjë fajdet mesjetare Ky vend po rënkon nga dora vrastare
Ju nuk jeni femij të Iranit,as të Kabulit Nga San Salvadori nuk vini as nga Afrika e Jugut As nga Bosnja nuk keni ikur Jeni bij të tokës,bij të një gjaku ku arma vëllavrasëse ju rrin e pret tek pragu
Prandaj ti dore Ligjvënëse apliko drejtësinë Hap kullat e mallkimit ,brenda ke fëmijë Janë moshatarë e fmijëve të juaj është e nesërmja, është djali yt..djali im janë bij Shqipetar..........
Zgjohuni nga intelektualizmi,hapni sytë rreth jush.. Bëjani lavazhin ndërgjegjës, se dhe jasht murit të EGOS tuj ,ekziston dikush..
Jetojnë vëllëzrit tuaj,të drobitur e ngujuar një popull i fyer nga qeverisja juaj Larg duart nga fëmija,hapuni dyert për në shkollë.... Dhe në mos qofshi vrasës, jeni SIMAHORE.
|