Mehmetali Rexhepi: Hirësia e Tij Purpuri
E Enjte, 02-07-2009, 06:31pm (GMT)
Mehmetali Rexhepi
Hirësia e Tij Purpuri (Variant) Beqir Musliut
* Josh bukur njeri në gurrën e kohës i gjeta sytë tu ishin sytë e mi
pashë dritëzën farfurizë në qiellin tënd qiellthin tim
në kopshtin e gjithësisë gjeta lule të të shtatës shqisë
t’i dhashë Ty m’i ktheve mua seç mu avulluan
* Në zgurë të bukurisë se si ke hyrë vetëm Ti dhe Efemerja di kur ike lëpijshëm lezbejka ftoi në gosti të (a)dhuroi të zbrazurën ngriti la mbushur një dolli pre e dehjes hilja përfitoi proverboi jerminë tha: në zguarin tënd jam unë hyra të të mos shqitem perri do të dal pasi hiret do t’i kem dhuntitë marr vardisur përgjërosur kopjen përsosur (m)vesh si mjeshtri timen
* Agresori gjenprishës pas pushtimit të brendisë gjen - gjenisë korubën i arkitekturoi trupit muzat mërgoi regjimi i zisë krimbave u la mandat verën t’ia lëvrojnë
kush e çfarë muzave një fyell muzash të praruar ua kishte falë
kush e kur e grabit ndër duar vetëm vetëm fillikat vetëm një pasionar unikat o kallet o e kallë
* Çfarë zhgënjimi fundosej alkimia në më të thellin det një shkencë e rreptë edhe ajo harroi vogëlsinë e vet rezultimeve u doli tymi teksa pa fundin përkufizimi i fërkimit në hirin e yllit të pikëllimit
* Nisur një vere të përhershme Hirësia e Tij Purpuri i pathyer në Mbretërinë e Mistershme përhirej në jashtësi magjinë e hirit të Feniksit e ruajti pos Ai endi ibershime kostumesh mes kopertinash potpurish
* Në pirg mençurie vari monstrumin grotesk
tutje sponzoroi kontest “populli qiellor” vajgazin e helmtë
nyjat në ndërdije çmbështillje këtë univers ironizueshëm madhërueshëm kod(ç)kodueshëm kopertinave zikaltëria rrathët parabolikë zbardhojnë purpurin ku shkrihej Hirësia hijeve të zeza shtarë loton artin e vrarë bukuria e paparë
Gjilan, 1997 Rishkruar në maj 2009
|