E Premte, 03-09-2010, 09:19am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Kulturë
 
Halit Bogaj: Selman Kadria
E Shtune, 27-06-2009, 03:29pm (GMT+1)

SELMAN KADRIA

Njëra ndër këngët tona më të fuqishme popullore dhe patriotike

Nga Halit Bogaj

Selman Kadria,heroi i viseve shqiptare dhe njëri ndër trimat më të mëdhenj që i lindi  dhe i rriti ky popull,është njëra ndër figurat më të shquara të  folklorit tonë i cili kishte bërë një trimëri shumë të madhe për lirinë e popullit dhe vendit të vetë.Heroi dhe trimi legjendar/Selman Kadria/duke e parë gjendjen e vështirë të popullit tonë nën okupimin e egër serboçetnik dhe mundimet që ua bënte shqiptarëve njëfarë naçallniku me emrin Miliq Kërsta,vendos që një ditë ta vriste atë kriminel barbar që me dorën e tij kishte vrarë shumë shqiptarë ,në mesin e të cilëve ishte edhe babai i heroit të këngës.Selman Kadria është edhe njëra ndër figurat më markante në mbarë historinë dhe epikën tonë të lavdishme i cili na la kujtime të paharruara këtu e 70 vite më parë, duke vrarë një katil gjakpirës që i kishte shkaktuar tragjedira të shumta  popullit tonë.Selman Kadria, pasiqë ishte rritur dhe burrëruar ,kishte vendosur  ta merrte hakun e babait dhe të bashkëatdhetarëve të tjerë që kishin pasur fat të njejtë të vriteshin nga një çetnik i pashpirtë i cili mburrej që kishte likuiduar aq shumë shqiptarë.Çeniku i pangopur nuk donte asnjëherë të tërhiqej nga qëllimet e veta djallëzore me të cilat ishte mësuar në mënyrë drakonike që të pinte gjak shqiptari!Jo vetëm që ia kishte vrarë babain Selman Kadrisë por e kishte thirrur djaloshin edhe tri herë të tjera për të shkuar tek ai, për ta vrarë  ose për ta bërë shërbëtor të vetin, siç figuron edhe në këngën e kënduar për mrekulli nga doajenët:Selman Bala dhe Adil /Cena/Dugolli.Siç shihet nga kënga,Miliq Kërsta planifikonte shumëçka monstruoze dhe përherë të përgjakshme në këtë popull të vuajtur dhe të përsekutuar.Selman Kadria si djalë hasreti ishte në rrezik të madh që t`i humbte fara nga armiku i tij i përbetuar i cili e kishte vendosur që të  shkonte deri në fund me qëllimet e veta  ogurzeza.Si për kob të Miliq Kërstës – arushani shqiptar nuk i shkon atij tri herë në thirrjet me shkrim që ia kishte dërguar çetniku. Para se të shkonte tek ai dhe duhej të shkonte gjithsesi, Selman Kadria e kishte informuar nënën e vetë dhe e kishte pyetur se ç` duhej të bënte në ftesën e tij,për çka nëndashura nuk kishte ditur si t`i përgjigjej djalit të saj të vetëm të cilin e kishte këshilluar që t`i pyeste disa pleqnarë dhe burra të urtë.Kolosi Selman Kadria -  i pjekur si burrë i fortë dhe atdhetar shumë i madh, vendos që ta vriste armikun e tij të përbetuar,prandaj edhe ishte përgatitur shpirtërisht dhe fizikisht për një akt madhështor dhe sublim.Pas takimit të tij me Miliq Kërstën, çetniku e  qërton se përse nuk i ishte përgjigjur në tri thirrjet e tij,pse nuk i kishte respektuar ato dhe përse nuk  kishte shkuar tek ai?.Selmani bëhet gati për reagim dhe i përgjigjet në mënyrë të urtë. Miliq Kërsta, duke shkuar në peshkim,i thotë Selmanit që t`ia bartte pushkën,duke u munduar që ta bënte shërbëtorin e tij dhe në atë çaste vendimtare dukej se i ishin prerë këmbët.Selman trimi ia merr pushkën dhe e vërteton se a ishte e mbushur për t`u siguruar mirë për aksionin e tij të mëtejmë që do të mbetej i paharruar në historinë e lavdishme shqiptare.E vërteton pushkën dhe Miliq Kërsta nuk do ta shihte as në ëndërr se  mund të ngjante diçka e tillë  aq e papritur për t`u vrarë nga djaloshi _- Selman Kadria. Çetniku kishte menduar se kishte vdekur çdo shqiptar dhe se ai mund të bënte gjithçka që donte – duke hyrë aty edhe vrasja e pamëshirshme e njerëzve tanë.Kur Selman Kadria e kishte pyetur nënën se çka të bënte, ishte shumë e dhembshme edhe përgjigjja e saj”se nuk di nana çka me t` msue”,por të nesërmen në mëngjes ai kishte shkuar në derë t` Miliqit i cili ia  kishte pritur”hajde or Selman/m`u ke ba/Zotni i ranë/Tre pozifa djalë t`i kam çue/qysh s` tka shku mendja për mue/,/Ngo Selman i kishte thanë/Me shqiptarë gjaksue jam/Me shqiptarë jam gjaksue//kujt s`po muj ma me i besue/a po don ti djalë me m` rue/fort Selmani ish shlirue//fort Zotni e ke qillue/krejt shqiptartë m` i pas tubue/ti s` un gjanë azgan si mue//Dhe në kodër e kish que/shkinës s` vet i ish ngërmue/shpejt kaftjallin me m`a prue//dhe ti mirë mu me m` shtërngue/…/kokan nalë pak me pushue/m`u kanë kputë  dy kamtë mi gue/nuk po muj pushkën me çue/-thotë Selmani-ama mue/a m`ke marrë o shok me t` rue?/dhe ai pushkën ja kish dorëzue/prapë Selmani s`i kish besue/edhe pushkën e kish provue/por Miliqi ish ngërmue//S` ban Selman me pushkë me lue/dhe Selmani i kish kallxue/n` baftë kush ty për me t` gjue/unë jam gati për me t` rue/dhe tri metra ish largue/:/Se sa shumë ke vra shqiptarë/ma pru Zoti harxh me marrë/…n`ni ravinë-n` serrnishtë e qiti/n`ni ravinë e ka gjue/me dushk verri e ka mlue//mor Miliq ore Zotni/mora gjakun për vllazni/Do t` ja msy nanës Shqypni/kah po shkon po qet allti/marrka udhën për Shqipni/ja ka msy deri n` kufi//Çka po ban qaj çoban me dhi/turr e vrap po shkon në shpi/po i kallxon babës Ali//shih Alisë i ka kallxue/shih Alia koka çue/çka po ban ai faqezi/ e preu nipin për kryqali/me kët punë po baj çudi/.

Pas vajtimit të nënës për birin e saj të vrarë nga daja i tij  - i cili e kishte tradhëtuar nipin,vajin  e saj e dëgjojnë dy vëllezër kalimtarë/Hajrizi dhe Isaku/ të cilët vendosin që ta vrasin tradhëtarin dhe ta marrin hakun e djalhastretit.Dajë Ali faqeziu  vinte me trokun e kalit të tij nga qyteti pa i shkuar mendja se mund të vritej nga dora patriotike e dy vëllezërve trima  .Duke e dëgjuar vajtimin e hidhur të nënlokës e cila thirrte dikend që ta merrte hakun e djalit të saj- Hajrizi i drejtohet të vëllait:/ nal Isak he të plastë Zana/po i pajtojmë na zemrat nana/Çue Alia n` Istog me shkue/kah po shkon atin tuj lue/Çaj Hajrizi djalë kreshnik/për dezgina ja ka ngjitë/për dëzgina kalit ja ngjiti/matanë xhades e vërviti/matanë xhades trupin ja çiti/t`mirë ni letër ma ka marue/se nji letër e kanë marue/hoxhallarëve jau kanë shkrue/mos gaboni n` dhe me shti//se jau bajmë ma zi se kti//se s` guxoni n` dhe me shtie/le t` pinë popat me ta raki-e//Ali stërvina i ka metë/çka po ban ai hyçymet/tre taljanë me ka i kaci/sikur qenin n` dhe e kanë shti/…./Ka n` Shypni o djem si zana/që i pajtojnë o zemrat nana/, sië thotë Fishta për Oso Kukën.


Vleresuar (Vota: 0)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Refik Hasani: Abetaret e dedikuara për Luginën e Preshevës
Ndue Ukaj: Një fjalor simultan që pasuron leksikografinë e përbotshme
Kosova krenare që nxori humanisten e përmasave botërore
Vangjush Ziko: Vargu më doli prej shpirtit
Shyhrete Zogaj: Atdheu im
Vullnet Mato: Velloja e nuses
Halil Haxhosaj: Vepër me figuracion të dhimbjes e mallit
Ilir Sefaj: Koliqi, moderni shqiptar në jetë dhe literaturë
Demir Krasniqi: ''M'rrove e t'rrova - brisku i berberit''!
Çlirim Uça: Po grindën qentë
Mary Fitzgerald: Dashuria dhe pushteti i Kadaresë
Poezi nga Sejdi Berisha

 
Ndrysho
[Krye]