E Premte, 19-03-2010, 02:29am (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Kulturë
 
Cikël poetik nga Remzi Salihu
E Hene, 08-02-2010, 08:27pm (GMT)

Remzi Salihu

RRËNJËT

pesha ime shtrihet
në rrënjët e pemës
me fryte të kafshuara nga dielli

në duart e mia
trungu shpërndanë degët
yjet bëjnë dritë ngazëlluese
nëpër rrudha balli
nëpër diskursin e fjalëve
mjegullat lëndojnë
metaforat e thyera në asht

fryti më bie nga dora
shkëlqimi i tërheq hijet
dhe thellë në mua
varen rrënjët e gjakut


MIDISVERA

nën gjuhë
e fsheh verën e shkrumbuar
etja i shuhet nëpër damar
mbi hijen e kujtesës

fotografia ime
kthehet prapa në profil
në gjurmët e monedhës së humbur
lanë djersët e ndryshkur
nëpër shpronësimin e rërës
rrudhoset koha

pluhuri i përndjekur
nga era e papërgjegjshme
bënë çerdhe në flokët e mia

frymëmarrje e vjedhur
nga midisvera thyen gishtat e tharë
midis dhëmbëve hap tunel të mpirë
nga një faktomë e pa paralajmëruar


ULQINI

Një verë të gjatë mbi det një njeri
Rrezit lëkurën e vet të irnosur

I shtiu këmbët në det të kriposur
Dhe zbuloi me grep fisin e tij

Korridoret dhe muret e qytetit
Janë eshtra të arkitekturës së lashtë

Nga kalaja gjuan me sy në det
Dhe zbulon bukurinë e historisë së vet

Njerëzit kur shpërngulen për në Amerikë
Atëherë qyteti dridhet dhe bën tërmet


PLAZHI I VOGËL

Midis paqes së keqe në trup
Gjurmuan varre nëpër rërë

I mbyllën sytë nga era
Dhe mbuluan vdekjen deri në fyt

Në varrin e parë nuk u doli shpirti
Kërkuan varin e dytë

Deri në mbrëmje mbajtën veten të vdekur
Dhe shëruan lëkurën e plazhit të vogël


TË SHTRIRË NË BATANIEN E RËRËS

Ne takohemi në rërën
e derdhur të kërkimit
dhe gjurmëve të humbura në zjarr
në recetë guacash të thyera
fjala merr arratinë dallgëve

Era e azdisur na bart tej vetvetes
bën barrikada mbrojtjesh
nëpër rrudhat e ballit të rreshktë

Dita mplaket nga vapa
dhe thyen brinjët nga rrezet
nën kërpudhat thara të ״ safarit ״

Mbajmë të shtrënguar në vete
lëkurën e verës së vdekur
në thellësinë e lagësht të rërës
dhe pastaj një prekje e papandehur
djeg mishin e plazhit në horizont


Vleresuar (Vota: 2 . Average: 5/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (1)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Baki Ymeri: Shqiptarët janë të lëvizshëm si zhiva
Agim Gashi: Jetë varri
Demir Krasniqi: Kanga e Junanit
Hysen Këqiku: Meditimet si shkallë të ngritjes emocionale
Pjetër Domgjoni: Bisedë me Shqiponjën (II)
Agron Shele: Rreth mrekullisë së poezisë Eseniane
Ferit Ramadani: Hiroshima ime Shqipëri!
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Dëgjo floriri im''
Kalosh Çeliku: Treshi përsheshi gërhet për Liri
Flet ish aktorja e cirkut “Mjeshtre e madhe e Punës” dhe poetja Vitore Sallaku
Pilo Zyba: Një planet i banuar në orbitën shpirtërore poetike
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (V)

 
Ndrysho
[Krye]