BDSH: Stop despotizmit të VMRO-së!
E Enjte, 02-07-2009, 07:27pm (GMT)
 Shteteve të Bashkuara të Amerikës (përmes Ambasadës)Shteteve të Bashkimit Evropian(përmes zyrës së tyre në Shkup)Shteteve anëtare të OSBE-së(përmes zyrës së tyre në Shkup)Stop despotizmit të VMRO-së!Si shpërblim për argatllëkun e BDI-së në qeverisjen antishqiptare të Shkupit, diktatura e VMRO-së bëri sulmin më brutal që mbahet mend në ndërhyrjet politike kundër institucioneve akademike: shkarkoi të gjithë anëtarët e Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.Shkarkimi nga detyra e gjithë strukturës udhëheqëse të Universitetit paraqet metodën despotike të ndërhyrjes së politikës në botën akademike, ndërhyrje që do t’ua kishin lakmi diktatorët e regjimeve të mëparshme komuniste.Universiteti, me gjitha të metat e veta që i ka të trashëguara nga ndërhyrjet brutale të regjimeve politike, duhet të aspirojë që të bëhet parlament i mendjes dhe dijes, e jo instrument i partive politike.Për Bashkimin Demokratik Shqiptar ndërhyrjet e pushtetit antishqiptar në autonominë e Universitetit të Tetovës janë indikatorë që dëshmojë se rruga e Maqedonisë drejtë strukturave dhe vlerave euro-atlantike është ende shumë larg.Në këtë situatë plot rreziqe për paqen dhe sigurinë e vendit dhe rajonit alarmojmë institucionet ndërkombëtare, sidomos SHBA-të dhe shtetet e BE-së që të ndërhyjnë energjikisht dhe t’i imponojnë Qeverisë së Shkupit të heqë dorë nga dhuna dhe terrori shtetëror mbi institucionet shqiptare. Bashkimi Demokratik Shqiptar2 korrik 2009 Tetovë
|