E Hene, 15-03-2010, 03:48am (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Aktualitet
 
Femi Cakolli: Kujdes, Vaksina kunder gripit te derrit‏
E Hene, 23-11-2009, 02:20pm (GMT)

B.U.M. Church
messiahchurch1994@yahoo.com

Tungjatjeta jeta të gjithëve,
Këtu më poshtë është një letër nga Artoni prej Avganistani.
Është një paralajmerim i një mjeku suedez, që tregon se pse duhet pasur kujdes nga marrja e vaksinës kundër gripit te derrit.
 
Femi Cakolli
 
++++++++++++++++++++
 
Të nderuar,
E ndjej për obligim t'ua dergoj këtë tekst të cilin e kam përkthyer për ju. Është tekst i një mjeku suedez, i cili u tërheq vërejtjen njerëzve lidhur me vaksinimin kundër gripit të derrave.
Tani mbetet tek ju të vendosni për këtë.

Jam farmaceut i kualifikuar. Kam bërë hulumtime të vaksinës së gripit të derrave të cilën qeveria jonë e ka blerë për ne dhe e cila është njëqind herë më e rrezikshme se gripi i derrave. A e dini se prodhuesit e vakcinës së gripit të derrave kanë kërkuar të lirohen ligjërisht nga paditë e mundshme në rast se vakcina u shkakton dëmtim njerëzve.
Nëse e keni prodhuar vakcinën për të cilën e dini se vepron, atëherë pse do t’iu nevojitet përjashtimi ligjor në rast të pasojave të padëshirueshme? Virusi i gripit të derrave ka mbytur gjithsej 2/3000 njerëz. Gripi i rëndomtë mbyt 40 000 njerëz në vit, e pse ne atëherë mbrohemi nga gripi i derrave e jo nga gripi i rëndomtë? A ka kjo logjikë? Për çfarë arsye atëherë shkaktohet aq shumë panik?
Vaksina kundër gripit të derrave përmban dy gjëra shumë të rrezikshme – njëra quhet thimerosol. Në përbërjen e tij ka 50% zhivë. Thimerosoli lidhet me receptorët në tru dhe kështu shkakton dëmtim të trurit. A është mençuri të injektohet thimerosoli dhe të shkaktohet dëmtimi i trurit, duke zvogëluar IQ e njerëzve për 10 pikë, si dhe dëmtime tjera të shumta, në mënyrë që të evitohet marrja e gripit i cili vret 95% më pak njerëz se gripi i rëndomtë?
Përbërësi tjetër i rrezikshëm i vaksinës kundër gripit të derrave quhet squalene. Squalene e mashtron sistemin tuaj të fillojë të vret qelizat tuaja, gjë që shkakton sëmundje auto-imune siç janë: astma, multipël skleroza, dijabeti dhe një varg sëmundjesh tjera, të cilat nuk kanë ende emra. A është mençuri të injektoni në vetvete ato gjëra, për t’iu shmangur gripit të lehtë, siç është gripi i derrave.
Nëse jeni shtatzënë, pyeteni veten edhe këtë – pse të merrni Panvax, kur ai përmban Neomicin sulfat dhe polymyxin B – prej të cilave të dyja paraqesin rrezik për fëmijën tuaj të palindur – për t’iu shmangur çkafit? Gripit të lehtë, i cili vret 95% më pak njerëz se gripi i rëndomtë?
Unë jam ekspert për analizë kirtike të barërave dhe efektin e tyre në njerëz.
Kjo gjë është helm. Mos e merrni atë. Mos lejoni që miqtë tuaj ta marrin. Nëse ndonjë idiot në laborator iu pyet: a dëshironi ta merrni këtë vaksinë, pyeteni për thimerosol, squalene dhe pse kompanija e cila e ka prodhuar don të ketë lirim ligjor nga paditë e mundshme dhe pastaj shikojini fytyrat e tyre të cilat do ta kenë pamjen e llojit: O Zot, ju më keni bombarduar me aq shumë pyetje në të cilat nuk kam përgjigje!


Vleresuar (Vota: 1)   
    Lexo/Shkruaj Komente (1)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Masakra e 2 prillit '91 në Shkodër, e ëma e Arben Brocit akuzon Gramoz Ruçin
Debati për "Shkupi 2014", kush nga shqiptarët do të jetë në sheshin qendror
Xhamisë së Marinës i vihet dryni - Arrestohet imami Duka
Prifti grek kerkon eshtrat e ushtareve
Saga e Marinës
Vatikani: Jo kishë mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës
Komuna e mbyll xhaminë e Marinës
Sulmohet faqja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni”
Besnik Bardhi: Të rrëzojmë tezën serbe të prof. Radovanoviq
Paqja fetare, dhuratë e shqiptarëve Europës
Lëvizja Fol: Raporti i verifikimit të deklaratave 20 shkurt 2010
Shtabi i emergjencës në diasporë pér ndihmë zonave të përmbytyra ne veriun e Shqipërisë dhe në Ulqin

 
Ndrysho
[Krye]