Komente
Ujku
[ Tuesday, 31.01.2012, 08:34 PM ]
Vrasja e avni elezit
Kush e vrau avni elezin?
Avni elezin e vra rogovani me mbriemrin xhevukaj qe mban lokalin perball stacionit te autobusave ne peje
Êkrem Gashi
[ Tuesday, 18.10.2011, 04:28 AM ]
"Zeri i Kosoves"- asht financim i UDBse
Zoti LEO ka dhan fakte te verteta dhe puthen me deshmi tjera.Qerim Kelmendi me familje jan kan ne sherbim te UDB.Qysh prej Isuf Gervalles e deri te Zahir Pajaziti jan qit ne prita te shkive nga Qerimi me vllazen.Para se me i vra patriotet i kan sha e akuzu si shpiun te UDB.Kjo asht metode e UDB,KGB, SHikut. Zeri i Kosoves asht pacavurja qe ka sha e mallku e perca patriotet e Kosoves ne diaspore e Kosove qe 20 vjet.Ajo asht financue dhe ka kry porosit e UDB para e gjate luftes ne Kosove.Avni Elezi asht vra nga Ramush Haradinaj per me shpetu vellain Dautin, Bekim Zejkaj dhe Elshanet shpijuna te UDB te Ozdrimit te Pejes.Kta i kane vra 4 noficeret e Koshares dhe ne gjyq Daut Haradinaj tha se i ka vra Avni Elezi,por tash ai ishe vra nga Haradinaj per ne humb gjurmet.
Edhe vrasjen e Kreshnik Isufaj e ban Elshanet qe jan argat te Haradinajve te Gllogjanit.Drejtesia ddeshtoi por Kanuni ka me vepru.As Qerim Klemnedi me vllazen nuk shpeton.
Mira e Ujkani jan sukuj apangash te gjeneralve te Dukagjinit.
Erem Gashi
ahmet
[ Monday, 17.10.2011, 09:10 PM ]
Reagim:Rreth shkrimit të Selim Gurrës.!
E përshsëndes autorin për mundin e huqtë që bëri tërë këtij shkrimi të s'tërëgjatur kundër Kombit të vet dhe përkundër Vetëvetës së Vet dhe askuj tjetër.!
Thon se Po pështyne përpjetë pështyen fytyrën e Vet.!
Me që s'me lejon koha të të hy në detale të kësaj kurgjëje të pa peshë dhe të pa nderë dhe të pa vlerë...njashtu sic shkruan matëshëm-arsyeshëm në komentin e tij Zotëri Zeqir Lushi:Ay ndër të tjera thot pak fjalë,por që kan
kuptim dhe rëndësi më shumë sa krejtë Shkrim-artikulli i z.Gurra.Në shkresën e S.Gurrës ska gjëra të mirë për pos
sharje dhe fyerje të shqiptarit me Fe musliman.
Mua më cuditë dhe shpie të mendoj athua e ka ky Njeri këtë me gjithë mend apo don" ti' shet dardha dardhagjive".!!?
Do t'ia bëja Selimit një pyetje se sa herë ay ka qenë në KISHË
Norvegjeze???? Dhe se unë nuk kam absolut dic kundër Gurrës
jam shumë real-korrekt ndaj këtij personi,por për ti Fy shqiptarët për shkak Fesë unë Kurrë ate nuk ia kisha lejuar Vetës time si njeri.Arsyetim:
Pak po hy në jetën time private:Jam i martuar me Zvicërrane dhe kam Dy fëmijë dhe që të dy i kam Pagëzuar në Kishë.!!!
Por a ma asnjëherë nuk Fyej vëllaun tim shqiptar ortodoks, Katolik,dhe atë Protestant sepse relegjioni është një dëshirë personale i cdo njeriu i cili tek feja e vet e gjenë një qetësim
shpirtërorë...Dhe jo obligim moral Njerëzor.
Do komentues hala-ende ia lënë fajsinë Turkut për prambetjen tonë si popull.Gjë që nuk është e Vërtetë sepse turku iku nga tokat tona për ma shumë se 100-vjet.Por është e ZEZA e do boshllëkëve shqiptar të keq intërpretuar nga feja e ligë dhe nga idet e ulta Fetare që skan Guximin t'i bien Hundëve-Tureqkave Shkijeve dhe dalin e shajnë Kombin e Vet përse nuk shndrrhen në fenë e t'parëve tanë...Këto gjëra që iu kan hyrë në kokë shqiptarëve që pretendojnë sa ma parë të bëhemi të ose nuk janë shqiptarë,apo janë taliban-turq nnuk janë të dobishme për Ne...këto sharje mund të ndezin lufta ndër mes NESH dhe mund të krijojnë Urrejtje ndërfetare...tek masa e irrituar popullore...Por dua që ta dini unë jam përkrahës i Denjë juaji për ta pranu ate që na e DON Zemra.!Ndaj kjo ide është e MBARË dhe ashtu duhet të të jet dhe që Ne të kemi vetëm NJë Fe sic kemi vetëm një gjuhë.Por popull shqiptarë mendo pak,duhet që të jemi të vetëdishëm se neve na duhet një KOHË pak më e gjatë që ta kuptojmë Thelbin-rëndësinë dobipruerse të Fesë të Krishterë.
Ende jemi të papjekur në religjon,ndaj kërkohet shpjegim dhe
kjartësim për Rrolin e fesë të Krishter tek masa e gjërë popullore.Dhe së fundi po jap z. Gurrës një fjalë të urtë:Vetëm me të mirë dhe me urtësi mbillet në Zemër tek Njeriu Dashuria Fetare.!
Me nderime nga autori.!
Sokol Ujmiri
[ Monday, 17.10.2011, 06:55 PM ]
Njoftim
Të nderuar lexues! Unë nuk jam autor i shkrimit:" KUSH ËSHTË RAMIZ MURIQI" ?! Autorësinë e ka marr përsipër redaksia e Zërit të Kosovës, ndërsa informacionet dhe analizat që dalin nga ky shkrim shihet hapur se janë të natyrës shumë profesionale. Ka mundësi që ky shkrim të është përmbledhje e raporteve të Shërbimit Informativ të Ushtrisë ose të Republikës së Shqipërisë ose të UÇK të Zonë së Dukagjinit, por nuk besoj se ky shkrim ka të bëj me SHIK-un! Unë e morra shkrimin ashtu si ishte i botuar te ZERI I KOSOVES dhe e dërgova te ZSH, sepse e çmoj shumë redaksinë, drejtorin e ZSH dhe shumë autorët që shkruajnë te ZSH. Nuk e njoh as Qerim Kelmendin as disa emra tjerë qe po përmendin disa lexues, në komentet e veta reaksionare proserbe, prandaj distancohem nga komentet e tyre! Faleminderit!
Selim Nengurr
[ Monday, 17.10.2011, 07:43 AM ]
NUK PO KUPTOJË ASGJA
A asht gabim i redaksisë apo çka?! Une nuk po kuptojë pse komentet e shkrimit që në ZSH e solli Kadri Mani per Ramiz Muriqin, po vendosen në këtë shkrim timin. Këto komente nuk kanë vend këtu dhe nuk kanë të bajnë me shkrimin tim.
Ju lutem per mirkuptim Redaksisë dhe lus ti fshini këto komente e tu gjeni vendin aty ku janë dedikue e jo në shkrimin tim.
Të fala
Selim Nengurra.
Kushtrim Prishtina
[ Sunday, 16.10.2011, 05:25 PM ]
Per I.O. pergjigju e mos belbezo
Kush jane ata qe kane humbe jeten ne Detin Adriatik? Ramiz Muriqi eshte gjalle, pse nuk beni aktpadi? Mendon ti se me komente e genjeshtra akuzohen e denohen njerezit a? Ata qe skane mund ta vrasin asnje shka, kane vra shqiptare te pafajshem. Keshtu i ka mesuar UDB-a kriminelet shqipfolsa.
Krejt keto qe shkruajn ne ket artikull te pacavures staliniste "zeri i kosoves" jane genjeshtra, vrasje dhe poshtersi te projektuara nga kriminelet e UDB-s ne bashkpunim me SHIK-un. Keshtu ju ka mesuar UDB me vra vellezerit tuaj dhe pas vrasjeve me ju dhane nga nje epitet se kinse jane vra ne emer te tradhetise...Kjo eshte shkolla sllave e krimeve qe e keni mesuar ju.
sokoli
[ Sunday, 16.10.2011, 11:52 AM ]
per m,mira
Shoku mira une nuk jam duke polemizue me ty,une bana nji pytje me qen se nuk i "di " ngjarjet e kalura,kurse ti me fute ne radhat e tradhtarve , kesht ju kan msue Komisaret Poletik te LPKes.
shoku mira kohve te fundit me gjeneralat e lpkes po meret drejtsia Kosovare e nderkombtare,nuk esht qudi jeni ne Siklet
u shpetoft BUDA amin.
Refet
[ Sunday, 16.10.2011, 10:46 AM ]
Selim Nengura...
Zotni baci Selim, allahile je i madh ne shkrime, po vllavi ke nje defekt, nuk guxon me ja mbyll televizine gruas, sepse eshte e drejta e sajna me shiku programe te nryshme, baci Selim une po habitna qysh po i perdor ato emna muslimane ne shkrimin tand, pse vllavi nuk po permend emna katolike. je i madh baci Selim. Shume te fala nga Refet Fuat Haxhihasani.
m.
[ Sunday, 16.10.2011, 09:11 AM ]
vete u zbulove
Nuke kam arsye te mos besoj se ka pas shantazhime por jo ashtu ne at mas sa ta ken mar timonin armiqet dhe tradhtaret.Vetem nje krahasim te ngjajshem lidhur me kete po ta bej.Tahir Zemaj qe shume kush e adhuron dhe e cmon punen e tij,por e dim se ishte i dergoar nga serbia per te ber ne UCK at qe s'ia arriti dhe u shporr nga lufta prap me ndihmen e armiqve.
Këso depertime te armiqve dhe tradhtarve ne mesin e organizatave atdhetare ka pas me shumice ne te tegjitha kohrat,por me rendsi eshte se jane zbulue me kohe.

Nuke polemizoj më me sokolin pasi qe skam nevoje ta bindi per rrugen e tij te mbrapsht dhe anti kombetare .Deshmi se eshte i prirur ne pune tradhtare tregon edhe vete fakti ku me pyte se a e di kush e e formoi LPK pas vrasjes se vllezerve Gervala,ky e din emrin e shkaut dhe kush e ka deleguar !!!
sokoli
[ Sunday, 16.10.2011, 01:25 AM ]
per mirea
shoku mira po duket se din per aktivitetin e Pararojs staliniste te LPKes,tu kisha lut na sqarojsh , pas vrasjes Gervallve kush e formoj LPKen,a ishte UDBa bashk themeluse e ksaj krijese,qe rrol lujti ish agjenti i UDBes Bizhidar Spasiq ne themelimin e ksaj mutsihonje.
mira
[ Saturday, 15.10.2011, 11:13 PM ]
keshtu ishte sokol dhe mbetet gjithmon
Jo une shume mire e di kete pune mos u merzit.Kur ka veprue ne ilegalitet LP.dhe grupe tjera edhe Marksist leninistet,UDB-ashet me hyzmeqaret e tyre frikacake e trdhtar i veshtrojshin neper biruca per te mbledhur sado pake donje materjal per te dorzuar eprorve te tyre ne shtabet famkeqe.Keshtu dikush ka jetue ateher e vazhdon edhe tani me te njejtin tempo me ushtrue zanatin por ne rrethana tjera.Tani prap don te jene te privilegjuar e te ditur karshi kundershtarve te tyre si po i quan dikush LPK,te KUQET etj.
Cdo nisme per t'ju kunderven armikut ka ardh pikrisht nga LPK,dhe te gjitha organizatat tjera qe ishin te dalura nga populli,puntor,studentet dhe ter inteligjenca qe kishte mendue per lirin e Kosoves me veprime konkrete e jo me prralla.Keta pra ishin me vone vete UCK-ja.
Musa Prushi
[ Saturday, 15.10.2011, 09:58 PM ]
ENDE PASKA GJALLE DESHMITAR PER VEPRAT E KORBAVE TE ZI
Z. Leo, mos akuzo te madhen Zemren Shqiptare, per botimin e shkrimit te Sokol Ujmirit, alias Qerim Kelmendi sepse sikur most te ishte ky botim une kurr nuk do te lexojsha komentin tende i cili me IMPRESIONOI dhe me kenaqi shpirtin duke u bindur se paska ende DESHMITAR te gjalle qe e dijne te verteten dhe tregojne publikisht se cka na bene KORBAT E ZI. Prandaj te falenderoi ty per komentin dhe Zemren Shqiptare qe po na mban TOK qe te njihemi ma mire nder veti.
Rrofsh sa malet z. Leo, dhe Zoti te ruajt nga e keqja.
sokoli
[ Saturday, 15.10.2011, 08:41 PM ]
Per mira
Shum mir e ke Zberthye historin e Shikut zotri mira,por ke harrue a po se ta ka rrok" radakja"se shiku esht pjell e LPKes
e marksistve e leninistve, i til ishte e eshe edhe sot e ksaj dite shefi i tyne kadri veseli.
Leo
[ Saturday, 15.10.2011, 07:17 PM ]
Sokol Ujmiri alias Qerim Kelmendi
Qerim kelmendi alias Sokol Ujmiri na rrefe si e kurdisi Ibrahim Kelmendi vrasjen e vellezerve Gervalla dhe te Kadri Zekes.Ti duhet te na rrefesh si u be qe Fadil Demiri shtiu ne Kolonel Ahmet Krasniqin me urdherin tend...!Ti Qerim Kelmendi duhet te na sqarohesh si shtire me doren tende ndaj komandant Salih Cekajt.Ti Qerim duhet te tregosh fill e per pe sesi e hodhe ne prit Adrian Krasniqin ...!Ti Qerim Kelmendi duhet te na sqarosh se si e hodhe ne pusi edhe Zahir Pajazitin...Ti Qerim Kelmendi duhet ta na sqarosh si e vrave Tahir Zemajn ...dhe shume gjera tjera i ke borxh ketij populli qe ia vrave bijet me te mire e ne anen tjeter klith si egersire e plagosur ma shpifje ndaj atyre qe vertete e sollen lirine.Qerim Kelmendi alias Sokol Ujmiri ti je aq i paftyre sa ke martuar edhe gocen e xhaxhit tend...Ligesite dhe propaganda jote nuk pijne uje me te kane mbetur nishana vetem tradhetia qe ke bere ndaj kombit dhe martesa me gocen e xhaxhait tend.Fare e poshter je o Sokol Ujmiri(Qerim Kelmendi.Keto dhe shume tjera jane te berat dhe meritat e Qerim Kelmendit.Nuk e di pse ZSH e botuan perseri keto shpifje njollosjen e njerzve me te mire te kombit.Si duket ZSH. eshe duke e vetshkaterruar reputacionin e saj kombetar duke marketuar propaganden kriminale te shikut dhe duke e servuar ate lexuesit te saj kombetar.Ju redaktoret e kesaj faqeje mund te keni aty brenda nje filiz te shikut ose fare nuk lexoni keto qe botoni.
mira
[ Saturday, 15.10.2011, 05:15 PM ]
Nuke mund te barazohet SHIK me UDB.
UDB-a me SHIK-un kan qendrue si nata me diten.Derisa UDB-a ka pas perkrahje dhe bashkpuntor Kushtrim Prishtinen dhe bashkmendimtaret,e familjarete tij shpirtshitur e tradhtar,SHIK-u ishte organizate nga njerz te paster dhe atdhetar qe ishin te ndjekur dhe burgosur nga UDB-a e "Kushtrimit".Cdo shtet ka keso formacione qe jane siguri e shtetit.Shikun e kritikon Serbija me bashkpuntoret e saje ne Kosove dhe nderkombtaret qe gjenden ketu.Te gjithe ketyre vizionarve patriota me baterija nuke ju pengojn formacione te ndryshme serbe qe akoma shetisin lirshem neper Kosove e merren me shpifje ndaj elites se kombit te cilet eventualisht ua kan hjek flamen ndoj tradhtari te popullit,bashkpuntori te okupatorit qe jane mar me spiunanime per vllezrit e vete .
Deo Graciani
[ Saturday, 15.10.2011, 03:59 PM ]
Përshëndetje
Ju përgëzoj për këto shkrime të mbushura me atdhedashuri. Se kah po shkon populli shqiptar kjo tani dihet. Ky popull është përballë dy zgjedhjesh, ose në Evropë ose në shkretëtira. Thirrja e z. Selim Nengurra është thirrje e mirëfilltë për t'u zgjuar nga gjumi letargjik shekullor që e ka mbërthyer këtë popull për shkak të opiumit islamik.
l.o.
[ Saturday, 15.10.2011, 02:01 PM ]
Si nuke u vie turp,por si po kan guxim te shkruajn per tradhtar?!
Mshele more at shpelle kundemuse qe vjellka vrere tradhtari.Nuke po te mjafton ky shkrim me plote argumente qe ka sjell Sokoli a,nuke e paske pas te qarte se kush ishte Tahir Zemaj veprimtaria e tij prej tradhtari e sherbimi itij per okupatorin ne te gjitha etapat prej regrutimit per oficer te APJ-s e deri ne ngordhjen e tij te merituar si qen?
Shiqo mjeran ti dhe te gjithe ata qe perkrahin tradhtaret ,dezerteret,sobotuesit e UCK-s,e qe jane gjete ne cfardo menyre tu bashkpunue kundra vendit,qytetarve te kosoves ne forma te ndryshme do te ndeshkohen herdo kurdo!!!
Kushtrim Prishtina
[ Saturday, 15.10.2011, 12:37 PM ]
Sokol Ujmiri, genjen shume, keshtu e ka mesuar UDBa-SHIKu dhe pacavura Zeri i Kosoves
Nuk dua te humbase kohe me genjeshtaret e UDB-sheve si Sokol Ujmir, etj. Kam vetem nje pyetje per Sokolin, kush jane ata persona qe qenkan mbyte ne dete? Tregona vetem 3 emra dhe neve bashkarisht do te bejme aktpadi kunder Ramiz Muriqit, etj. Cka pritni ju shpifaraket qe sot jeni ne pushtet ne kye me Hashim Thacin, dhe nuk i burgosni keta njerez qe i akuzoni?
Jane burgose dhe po burgosen, vetem ata qe kane bere krime.
Keta te burgosur per krime jane shoket kriminele te "Sokol Ujmirit" alias shpiunit dhe UDB-shit te SHIK-ut.
Agim
[ Saturday, 15.10.2011, 11:08 AM ]
haj medet
Haj medet bre Selim, po brenge te madhe qe paske bre. Pasi qe aq shume po e urren islamin dhe myslimanet, fillimisht merr nje vetiniciative. Nderroje emrin tend Selim (emer mysliman) e pastaj luftoje islamin te cilin aq shume e urren ti dhe shume bashkemendimtare te tu ne kete faqe interneti. Eshte e vertete se turqit kane bere shume te zeza ne trojet tona, mirepo kjo nuk do te thote se islami si fe i ka fajet. Duhet te mesohesh ta besh dallimin mes kombit dhe fese... Njeriu nuk urrehet per shkak te fese qe i takon, por per shkak te puneve qe i ben (puneve te keqija). Por sidoqofte, edhe Krishti ka thene se kush ngrit shpaten kunder tjetrit, prej te njejtes shpate do te vritet. Po i shpall lufte Atij ndaj te Cilit te gjithe humbin... ruaju se edhe ti do te humbesh, sepse kush i ka shpallur lufte Zotit, ai ka deshtuar... Paqe per ty o Selim Nengurra
Kosovar Kamberaj-Londër
[ Saturday, 15.10.2011, 11:04 AM ]
Ajo që shkruan baca Selim fatëkeqsisht është e vërtetë!!
Si gjithmonë me shkrime e analiza shum te bukura dhe të kjarta, e kush tjater përpos dora e Selim Nëngurrës.
Te lumt baca Selim.
E sa për kanalet televizive ne trojet iliro-dardane,këtë faqe te zezë e kemi sepse siq thuhet ne popull:
Po e han pazari shpejt dhe shtrejt!!!
Nuk është faji i skujt, faji është i vet neve që biemi ne kurthen e matrapazve-matrapazeve biznismen-e,,e ku me paftyrësin dhe pa ndienja kombëtare nuk përtojnë edhe edhe me kulturë të bëjnë biznes!
Sokol Ujmiri
[ Saturday, 15.10.2011, 10:30 AM ]
KUSHË JANË NË TË VËRTETË KËTO KUKUVAJKA?
(marrë nga Zeri i Kosovës)

KUSH ËSHTË RAMIZ MURIQI?!
Politikë

(foto) Ramiz Muriqi Djathtas, Ibrahim Rugova në mesë dhe Tahir Zemaj majtas

Ramiz Muriqi Djathtas, Ibrahim Rugova në mesë dhe Tahir Zemaj majtas
Ramiz B. Muriqi (1951) nga Koshutani i Rugovës, me banim në Lagjen Fidanishte në Pejë ka qene lidhje e ngushtë e Tahir Zemajt e Vesel Muriqit. Edhe para luftës i njohur për koketimet me organet e sigurimit serb dhe për marrje me kontrabandë me drogë, falsifikim devizash, rrahje e keqtrajtime të shumta të qytetarëve në Pejë. Ramiz Muriqi është i vëllazëruar me Hysen Fazliun, apo siç njihet në Pejë me emrin Hysen Maxhupi, me të cilin bashkëvepron qe shumë vite. Mbi familjen e vëllezërve Hysen e Ibrahim Fazlia, ka pasë kontroll direkt, oficeri i sigurimit serb të Pejës, Sllavko Baleviq, të cilët kanë punuar dhe punojnë nën urdhrat e tij. Hysen Fazlia gjatë muajve mars – qershor 1999 bashkë me Ramiz Muriqin është marrë me trafikimin e shqiptarëve nga Shqipëria për në Itali, ku shumë prej tyre i mbytën në det, duke i kaluar ilegalisht me skafa. Përderisa, gjatë vitit 1998/99 për të kaluar përmes Malit të Zi, qytetarët shqiptarë për të pasë udhë pa pasoja nga policia serbe është dashur të marrin vërtetime tek gjinekologu Ibrahim Fazlia në Pejë. Hyseni me Ramizin edhe para luftës bashkë janë marrë dhe merren me kontrabandë droge, armësh etj. Ata janë të pandarë në veprimet e krimit të organizuar dhe kriminalitetit ekonomik. Ramiz Muriqi me Hysen Maxhupin, Zenel Kelmendin e Hamid Kajtazin që nga ditët e para të pasluftës në lidhje direkte me Vesel Muriqin janë marrë me trafikim armësh me shumicë, duke filluar nga revolet me shurdhues, pushkët automatike deri tek armët më të rënda. Ramiz Muriqi ka edhe një punëtori në Pejë për prodhimin e pjesëve të revoleve “TT” dhe atyre “shutgun”. Të gjithë pjesëtarët e grupit të Ramiz Muriqit e të Musajve të Strellcit kane qarkulluar të armatosur me revole e pushkë automatike, mortaja krahu, pushkomitralozë, me këmisha antiplumb e gjëra të tjera pa pasë asnjëherë probleme me “ligjin”. Disaherë janë zënë edhe nga vetë policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i me armë të tilla. Nuk është e qartë se këta gangsterë kishin apo nuk kishin leje për veprime të tilla nga ata që ishin të ngarkuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Kosovë, apo kishin mbrojtjen e ndonjërit prej tyre. Anëtarët e këtij rrjeti rregullisht marrin paga mujore nga Ramiz Muriqi. Këta persona pase lufte vazhdimisht kanë qarkulluar me automjete me targa të Malit të Zi e Serbisë. Një gjë të tillë e dëshmon edhe fakti i gjetjes së targave serbe e maqedone, drogës e armve nga policia gjatë bastisjes në lokalin e Isuf Kelmendit në Pejë, bazë ku rrinë Muriqët e Kelmendët, në fillim të vitit 2001: Targat serbe UR 120-70; BG 415-035; BG 361-973; BG 305-689; BG 423-714; BG 325-249; BG 144-805; BG 220-800; BG 136-279; BG 333-044; BG 203-419; BG 328-607; AR 181-33; NI 104-95; PE 136-00; targat maqedone SK 945-A9 dhe një sasi droge, dy armë automatike dhe patentëshoferë e pasaporta fallso jugosllave. Ramiz Muriqi, më 1 gusht 2000 në Katundin e Ri në Pejë tenton ta vrasë me armë zjarri qytetarin Shefqet Veseli nga Qyshku i Pejës, duke e plagosur në shpatullën e djathtë. Këtë akt Ramiz Muriqi e kishte bërë vetëm pse viktima Shefqet Veseli i kishte kërkuar që t’ia lironte rrugën për të kaluar, që e kishte bllokuar me makinën e tij “Ford Scorpio” në mes të rrugës. Mirëpo pas kësaj Ramizi i afrohet Shefqet Veselit duke i thënë “a e di kush jam unë dhe si guxon të më thuash ta largoj makinën nga rruga”, duke e grushtuar, por edhe duke e qëlluar me armë. Më 23 prill 2000, Ramiz Muriqi kishte mbajtur një takim në shtëpinë e tij në Lagjen Fidanishte, ku merrnin pjesë; Rexhep Kelmendi- Xheka, Sadik Musaj, Vesel Muriqi, Sadik Muriqi, Mehmet Sadrijaj, Hysen Kurbogaj, Skënder Muriqi, Ahmet Mala, Bedri Podrimçaku etj, në kete takim u fol rreth organizimit të sulmeve kundër disa pjesëtarëve të TMK-së që ishin të njohur gjat Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe pas ksaj kohe Peja ishte shendrruar nje Qytet i gangsterve të bandave Strellc-Muriq dhe Kelmend. Ramiz Muriqi ka dhene urdher personalisht per vrasjen e trimit AVNI ELEZI. Kete vrasje e beri REXHEP KELMENDI-XHEKA nga Peja. Në dhjetor të vitit 2000, në bodrumin e shtëpisë së Rexhep Muriqit (kushëri i afërt i Ramiz Muriqit), në lagjen Fidanishte në Pejë, policia e UNMIK-ut ka zbuluar një poligon ku pjesëtarët e grupit të Vesel e Ramiz Muriqit kanë kryer stërvitje me armë zjarri, me ç’rast është gjetur edhe një sasi armësh. Enver Shkreli nga Peja, pronar i kafiterisë “Elan” bashëkveprues i ngushtë i Ramiz Muriqit, i njohur si bashkëpunëtor i policisë serbe dhe kontrabandist në zë. Në lokalin e tij që gjendet përballë Shkollës Bujqësore në Pejë, Enveri, u ofron shërbime pa pagesë, pastaj u jep vetura, por edhe financime të tjera. Vazhdimisht për nevoja të Ramiz Muriqit me shokë ka bërë dhe bën kalimin e mallrave të padoganuara nga Mali i Zi në Kosove. Për t’iu bërë barazpeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator te vitit 1998, policia serbe do t’i emërojë përgjegjës në radhët e „policisë lokale serbe“ personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muqaj (vella i Uke Muqajt-Prokurorit), Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj, keta persona njihen edhe para lufte si bashkpuntor të serbisë me të cilet Ramiz Muriqi ka edhe sot lidhje te ngushta pune dhe veprimi.

KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?

Pa Foto

Pa Foto
Vesel Muriqi, i lindur më 15 mars të vitit 1961, në fshatin Koshutan, komuna e Pejës (të zhvendosur me banim në Vitomiricë), nga baba shqiptar dhe nëna serbe. I regjistruar në librin amzë të të lindurve në Zahaç me emrin Veselin Todoroviq (Todoroviq, mbiemri i vajzërisë së nënës), kombësia “jugosllave”, e më vonë do të marrë edhe emrin Vesel Muriqi (Muriqi, mbiemri i babës). Për periudhën kohore deri në vitin 1999, të paktë janë ata që e kanë ditur se çfarë përkatësie kombëtare ka Vesel Muriqi, pasi ai tërë kohën ka qenë i shoqëruar me serbë e malazez, shumica prej tyre më postë zyrtare në polici e administratën jugosllave. Edhe ata pak shqiptarë me të cilët shoqërohej Veseli i përkisnin të njëjtës kategori shoqërore. Duke gëzuar privilegjet e shoqërisë së kohës, Vesel Muriqi si punëtor i UDB-së në Pejë, qëndronte mbi ligjin, apo ligji mbyllte sytë para veprimeve të tij, i përzier gjer në maje me kontrabandë droge, armësh, prostitucion e çka jo tjetër, pa u ndarë asnjëherë nga bashkëkombasit nga nëna Bozhana Todoroviq. Ndërsa pas luftës del në skenë me lansimin se Vesel Muriqi i paska shpetuar një atentati dhe disa bashkëpunëtorëve të tij nga ana e UÇK-së. Mirëpo, fatin e Veselit nuk e paskan pas Bashkim Balaj, Rexhë Osaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizaj. Një lansim të tillë, Vesel Muriqi e bën nga kryqendra e Malit të Zi, Podgoricë, në fundin e vitit 1999, duke qenë në “mbrojtje” të ushtrisë dhe sigurimit serb, njëkohësisht duke shfrytëzuar rastin sipas diktatit të atyre që e humbën luftën, për të akuzuar persona të njohur të UÇK-së, edhe në Tribunalin e Hagës. Dhe, në këtë drejtim trumbetuesit më të medhenj do të jenë Tahir Zemaj e Ramiz Muriqi me bashkëpuntorët e vet. Duke parë rrjedhën e mëvonshme të ngjarjeve, shihet se denoncimi dhe akuzimi i bërë nga ana e Vesel Muriqit (alias Veselim Todoroviq) ka pasë një prapavijë të madhe, me pasoja tragjike. Përderisa Vesel Muriqi, në shtypin e kohës, sidomos në “Bota Sot” lavdërohet si një shenjtor e luftëtar i dalluar për lirinë e Kosovës (jashtë saj), si i tillë gjen strehim dhe përkrahje në Mal të Zi, pa u ndarë asnjeherë nga sigurimsat serbë e malazez, duke kontrolluar vijat Titograd-Beranë-Rozhajë, për t’u futur herëpashere edhe ne Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur me persona të tjerë. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, shumicën e kohës në Beranë, por edhe në Rozhajë e Bellopole Vesel Muriqi organizon njerez të veçantë në rrjetin e mbledhjes së informatave për shërbimet sekrete serbe. Njëkohësisht bashkë me ortakët e tij serbë blen 60 hektarë mal nga komuna e Rozhajës, por që mali gjendej brenda territorit të Kosovës, për t’i përpunuar në Mal të Zi dhe futur në Kosovë. Duke qenë gjatë gjith kohës në krye të agjendave për kontrabandë droge e armësh, madje i zënë disaherë radhazi nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut, por i liruar menjëherë dhe duke i lënë hapësirë të pakufizuar veprimi. Duke poseduar leje për armëmbajtje (revole, automatik, pancir) edhe këndej e andej kufirit Kosovë - Mal i Zi, bile duke qenë pjesëmarrës në një varg aksionesh të armatosura, edhe në vrasje, të cilat i kam paraqitur me lart. Vesel Muriqi ka lidhje të mira me tre personat më të urryer në komunën e Istogut e me gjerë, veprimet kriminale të të cilëve i ka përjetuar në kurriz popullsia shqiptare e kësaj ane, siç janë Ahmet Mala i njohur si bashkpuntor i UDB-ës Jugosllave, Muhamet Zekaj dhe Florim Zekaj nga Jabllanica tani banues në Istog të cilet njihen si bashkpuntor të Sherbimit Serb të cilet pas viteve 1990 sillnin arme në Kosovë me direktiva të UDB-ës dhe u shitnin Shqiptarve dhe me pas Florim zekaj u jepte Emrat e Shqiptarve që kishin blere armet të cilet Polcia serbe i futke nder dajak që të kujton Përjudhen Famkeqe të OZN-es dhe Rankivicit në Kosovë, poashtu Avdi Rexha njihet si bashkpuntor i Muhamet dhe Florim Rexhaj, me të cilët ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë kontakte të rregullta, si në Mal të Zi ashtu edhe në Kosovë, të cilët pos të tjerave i ndihmojnë edhe në kontrabandën e armëve e drogës nga Mali I Zi në Kosovë.

S`ka Foto

S`ka Foto
Ahmet Mala, nga Istogu, bashkëveprus i forcave paramilitare serbe gjatë lufte në Istog me rrethinë dhe njëri prej informatorëve kryesor të kësaj ane që vazhdimisht kontakton me oficertë e MUP-it serb që gjenden në Mal të Zi, ku qysh pas përfundimit të luftës për nje kohe të gjatë qëndron në Rozhajë e Tutin në lidhje të ngusht me Demë Mujaj dhe Istref Sadikaj njerz të rryer të UDB-ës që punuan për vite të tëra në SUP-in e Pejës të cilet edhe sot jetojn në Tutin, në Kosovë (në Pejë e Istog) hyn vetëm për të kontaktuar me lidhjet e shërbimeve serbe., me Ahmet Malën, Vesel Muriqi kishte në lidhje të ngushta edhe para Luftës 1998 – 1999 pasi Ahmet Malaj njihet në regjionin e Dukagjinit si Spijun Klasik i UDB-ës dhe Informator i UDB-ashit Serb Tomo Micunevic dhe Tomislav Babovic-it, Ahmet Mala edhe sot furnizon me informata rregullisht UDB-ashet Demë Mujaj dhe Istref Sadikaj që jetoj akoma në Tutin që nga largimi i forcave serbe nga Kosova Qershor 1999.

S`ka Foto

S`ka Foto
Muhamet Zekaj nga fshati Jabllanicë tani me banim në (Istog), disa herë gjatë vitit 1998 i prezentuar përmes ekranit televiziv të TV Beogradit, si shqiptar lojal i Serbisë. Bashkëveprues i forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës, të cilin policia serbe e kishte caktuar edhe “mbikëqyrës” të popullatës civile të zënë rob nga policia serbe në Istog. Muhamet Zekaj bashkë me policin paramilitar Milloshevic dhe Belloshevic dhe policë të tjerë kanë dhunuar dhjetëra vajza shqiptare të zëna rob në Komunen e Istogut. Muhamet Zekaj pas lufte u mor me bartjen ilegale të shqiptarve nga Kosova për në Evrop dhe tani gjindet në burgun e Novisadit i arrestuar nga Policia serbe pas rastit te mbytjes së disa Shqiptarve dhe Romëve në Lumin Tica ku kishte qen i zhytur thell ne mafian e transportit të njerzve.

S`ka Foto

S`ka Foto
Avdi Rexha nga fshati Staradran (Istog), bashkveprus i hapt i forcave serbe, tezak i inspektorit te MUP-it serbë Demë Muja, i cili edhe sot e kësaj dite mban kontakte të rregullta me inspektorët e MUP-it serb Demë Muja, Istref Sadikaj dhe Raçiq qe gjenden ne Tutin dhe jan akoma përgjegjes për regjionin e Dukagjinit në kuader të UDB-ës.





KUSH ISHTE TAHIR ZEMAJ?


Tahir Zemaj majtas, Ibrahim Rugova në mes dhe Shpend Shala djathtas

Tahir Zemaj majtas, Ibrahim Rugova në mes dhe Shpend Shala djathtas
Tahir Zemaj, ishte i lindur më 28. 12. 1952 në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit me profesion ka qene ushtarak. Ka të kryer Akademinë Ushtarake (drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i Ushtrisë Jugosllave në vende të ndryshme të Jugosllavisë me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Nga viti 1983-84, me gradën major caktohet me detyrë në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendrës së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Tahir Zemaj ka qenë komandant i Njësisë Speciale të Policisë Jugosllave me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbë „Shigjeta e vdekjes“. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë. Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të Policisë merr pjesë në drejtimin e operacionit per vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Prishtinë. Tahir Zemaj ishte i martuar me serbe. Gruaja e parë quhej Gordana Travica – Zemaj; ndërsa e dyta Liljana Stankoviq – Zemaj. Pas lufte ai mori edhe nje shqiptare, si grua te trete. Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj në fund të viteve 80-ta lidhet ngushtë me nëntokën jugosllave e ruse në Gjermani, duke hyrë thellë në rrjetin e trafikimit të drogës që i sillte fitime të mëdha, rrjet ky që edhe sot është funksional nga Klani i Muriqve. Për këtë, më; 04. 05. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktpadi kundër grupit të Tahir Zemajt dhe Daut Kadriovskit, të cilët e mbanin linjën kryesore të kontrabandës me drogë në relacionin Stamboll – Prishtinë – Beograd – Madrid - Itali. Destinacioni bazë i kësaj vije të trafikimit të drogës ishte Italia. Në aktakuzën e shpallur publikisht më 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundër 24 të akuzuarve nga Kosova, për çka Tahir Zemaj burgoset, por pas një kohe të shkurtër në rrethana misterioze i mundësohet “ikja” nga burgu i Dubravës së Istogut për të kryer detyra të veçanta. Kalon në Republikën Federale të Gjermanisë dhe shumë shpejt i bashkohet prapë mafias në Hamburg e Berlin, ku në shërbim të vetin e kishte edhe bandën e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri në korrik të vitit 1998 kur hyn ne Kosovs, me detyra të sabotimit dhe dështimit të luftës së UÇK-së. Gjatë qëndrimit dymujor në Kosovë, Tahir Zemaj në muajin gusht të vitit 1998 dy herë kishte kontaktuar përmes OSBE-së, me oficerin serb Vllastimir Gjorgjeviq - RAXHA, shef i resorit për Sigurim Publik në Kosove. RAXHA karrierën policore e filloi në Zajeçar. Punoi në Beograd me detyra të veçanta, ku brenda një kohe të shkurtër u gjet në detyra të larta të shërbimit policor serb. Ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës, sidomos për ta shtypur kryengritjen e UÇK-së. Më vonë e shohim me detyra edhe në Kosovën Lindore. Vllastimir Gjorgjeviq, ishte edhe në Isniq, kur u bë dorëzimi i armëve dhe iniciator për formimin e të ashtuquajturës „lokalno obezbedjenje“ (polici lokale), të përbërë nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Ne operacionin për eliminimin e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit morën pjesë mbi 15.000 policë, ushtarë e paramilitarë serbë. Në kuadër të këtij plani Tahir Zemaj organizoi dorëzimin masiv të armëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit në Isniq dhe formimin e „policisë lokale serbe“, ku pjesa dërrmuese e njerëzve që i kishte caktuar Tahir Zemaj në kuadër të Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 për t’iu bërë barazpeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator policia serbe do t’i emërojë përgjegjës në radhët e „policisë lokale serbe“ personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muçaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj. Gjatë gjithë qëndrimit të Tahir Zemajt në Kosovë, i vetmi veprim (antiveprim) “ushtarak” ishte lëvizja e tij dhe ushtarëve të tij nga Prapaqani deri përtej kufijve të Kosovës. Mirëpo shumicën e ushtarëve i braktisi në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa vetë me një grup të ngushtë prej 7-8 vetash, me ndihmën e Ramiz e Sadik Muriqit, përmes Ministrit të Punve të Brendshme të Malit të Zi kaloi në Shqipëri përmes pikës kufitare në Han të Hotit, kur, ne te vetmin rast në histori dekorohet tradhtia. Për veprimet dezertuese dhe shkatërruse të UÇK-së, Tahir Zemaj dekorohet nga kolonel Ahmet Krasniqi, me gradën kolonel. Edhe pas përfundimit të luftës (kur një kohë qëndron në Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinë e vet, duke qëndruar në krye të kriminalitetit të organizuar në Kosovë, por njëkohësisht duke përdor të gjitha mjetet për shkatërrimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Duke organizuar marrjen e deklaratave të ndryshme me dhunë, por edhe me pagesa të majme deri në 100 mijë marka gjermane, kinse persona të caktuar të UÇK-së kanë kryer vrasje të ndryshme gjatë luftës. Tahir Zemaj bashkë me Sadik Musajn e kane patur mik te ngushte zëvendëskomandantin e policise te rajonit te Pejes, i cili ishte nga Jordania. Poashtu Tahir Zemaj ka patur lidhje të ngushta me policin ndërkombtar, pakistanezin Vahid, me shërbim në policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, në Pejë gjatë viteve 1999 –2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me çdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kësaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 – 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është çudi që përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policë, sigurimsa e paramilitarë serbë.

MUSAJT E STRELLCIT

Anëtarët e familjes Musaj të Strellcit ka më se dy dekada që vazhdimisht kanë kryer veprime të jashtëligjshme, duke kryer edhe vrasje, dhunime, plaçkitje, keqtrajtime etj., si në fshatin e vet, si në Kosovë, por edhe në Perëndim, ku vetëm në Zvicër e Gjermani banda e tyre, ku merrnin pjesë edhe Sadik Musaj, Xheladin Musaj, Naim Musaj, Sami Musaj, Ismet Musaj, Agim Musaj etj., kanë kryer vrasje e plaçkitje të dhunshme, për çka janë dënuar me shumë vjet burgim nga gjykatat e këtyre vendeve, por burgimin asnjëherë nuk e kanë mbajtur në tërësi. Në vitin 1986, Musajt e kanë vrarë bashkëfshatarin e tyre Rrustem Mahmutdemaj, kurse Arif Mahmutdemajn e kanë plagosë rëndë, duke e therë me thika. Në këtë kohë e kanë vrarë edhe një vajzë në një kafe në Pejë. Më 22 korrik 1996, Xhavit Musaj kishte konflikt me vëllezërit Agron e Arben Bozhdaraj në Strellc, në të cilin incident ishin përdor edhe armët e zjarrit. Me 4 tetor 2000 Musajt e Strellcit e kanë therë me thika, duke e plagosë rëndë qytetarin Blerim Matoshi nga Peja në vendin e tij të punës. Më 8 prill 2000, vajza S. L. punëtore në barnatoren “Herbo Komerc”, në Deçan derisa ishte në vendin e punës kërcënohet, rrahet brutalisht nga vëllezërit Musaj të Strellcit, të cilët tentojnë ta marrin me dhunë. Vajza e sulmuar e paraqet rastin në polici, por pas një kohe detyrohet ta tërheqë padinë në presionin Musajve. Më 18 korrik 2001, Sadik Musaj e merr me dhunë një femër të njohur me emrin Afërditë nga kafiteria “Las Pallmas” në Pejë, të cilën e dërgon në shtëpinë e pabanuar të Haki Povatajt në Strellc, ku dhunohet gjatë tërë natës. Më 5 tetor 2000, Musajt e kanë rrahur rëndë gjyqtarin për delikte të vrasjeve në Pejë. Për veprimtarinë kriminale të Musajve dëshmojnë edhe shkrimet e botuara në shtypin zviceran të kohës (vitet 90-të) me titujt: - “Banda e shqiptarëve dhunonte, vidhte dhe vriste, por gjithmonë natën” - “Gangu kosovar i dhomave të fjetjes përsëri ringjallet në Zvicrën gjermane” - “Patriarkia e Gangut të dhomave të fjetjes lirohet nga burgu për mbajtje të parregullt në burg…”, ku kryeprotagonistët e krimit të organizuar ishin Musajt e Strellcit. Në një artikull të botuar në gazeten zvicerane “Tribune De Geneve”, më 3 dhjetor 2000, duke iu referuar familjes Musaj me titullin “Një familje kaq sharmante” ndër të tjera thuhet: Kalojn si kriminel në Zvicër. Me kthimin në Kosovë, vëllezërit Musaj janë gjendur në zemër të qërimit të hesapeve me dhunë. Tek ne (është fjala për Zvicër) ata kanë mbjellë terror nën emrin GANG apo “Gangsterët e dhomave të fjetjes” …Duke hulumtuar arkivat, kemi zbuluar se aktivitetet e tyre kanë zënë vend në organet e drejtësisë zvicerane e gjermane. Sadik Musaj, ka qenë në të njëjtin grup me disa nga vëllezërit e tij dhe ai grup është i njohur për ne si “Gangsterët e dhomave të fjetjes”. Njerëz të cilët natën hyjnë nëpër ferma apo villa të izoluara dhe terrorizojnë banorët e tyre dhe ndonjëherë me ritualet e tyre i poshtërojnë moralisht dhe i torturojnë para se të plaçkitin dhe marrin paratë dhe të zhduken nga vendi i ngjarjes. Vetëm në Zvicër, në fillim të viteve ’90, kjo bandë e kriminelëve ka kryer rreth 30 sulme të këtij lloji. Gjithsejt 12 shqiptarë të Kosovës kanë qenë të arrestuar, ndër ta ishin gjashtë vëllezër të familjes Musaj. Të dënuar me shumë vite burgim nga gjykatat zvicerane dhe gjermane, ata ia dolën që të kthehen në vendin e vet. Ismet Musaj ka qenë i dënuar më 1995 nga Gjykata për Kriminelë e Kantonit të Solothurn me 5 vjet burgim, të cilit dënim iu shtua edhe 2 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata e Kantonit të Sant Gallenit. Në muajin qershor 1992 ai kishte marrë pjesë në një agresion të një piktori dhe gruas së tij në Laupersdorf, në rajonin e Salerës. Ky çift bashkëshortor është sulmuar në mes të natës. Burri është rrahur keq, ndërsa gruaja ka përjetuar dhunime disa herë rresht.

I dënuar nga Gjykata Kriminale e Pajernës.

S`ka Foto

S`ka Foto
Sadik Musaj i lindur më 1964, i ardhur në Zvicër, si azilkërkues politik në vitin 1986 ai shumë shpejt u gjend prapa grilave (në burg) për dhunim, hajni dhe lëndime trupore, para se të lirohet më 1991. Dy vjet më vonë ai u gjend prapë para Gjyqit kriminel në Pajernë, i akuzuar për thyerje të një karrocerie të firmës "Broye" së bashku me disa bashkatdhetarë të tij dhe vjedhje të një ferme të dy vëllezërve fermerë në Kantonin e Bernit. Për kërcënim me armë zjarri dhe me shrafcigerë për terrorizmin e këtyre banorëve dhe për rrahjen e tyre me çykë revoleje dhe mbylljen e tyre në bodrum dhe në toalet. Sadiku i mori 10 vjet burg për gangsterizëm, vjedhje dhe dëmtim të pronës. Ai i mbajti tri vjetët e para në Burgun e Orbes në Zvicër, siç e konfirmon Andre Valton drejtor i burgjeve të Kantonit Vaud, e mandej ai ka qenë i transferuar në një burg të kantonit Zug.
Babai i Sadikut, Ramë Musaj ka qenë i dyshimtë për kontrabandë me drogë nga policia e Zvicrës në fillim të viteve 90-ta. Në vitin 1992 ai ka qenë i arrestuar në Klloten, në momentin kur po përgatitej të udhëtonte për në Kosovë dhe me vete kishte një sasi të arit. I dënuar me tri vjet burg nga Gjykata e Bremgartenit kantoni i Argaut ai është liruar shumë shpejt me pretekst se ishte i sëmurë rëndë.

Nga të gjithë njerëzit e klanit të tij më i rrezikshmi del i biri i tij Xheladini. Në vitin 1991 dyshohet të ketë bërë një vrasje, ai ka qenë i arrestuar në Solothurn dhe i liruar për mungesë provash. Tri vjet më vonë, po në Solothurn, ai është dënuar, me disa vite burgim por prapëseprapë ai kishte ikur nga burgu. Me vëllain e tij, Samiun, ai u gjend në Këln të Gjermanisë, ku kanë mbjellë terror para se të arrestohen në vitin 1992. Ata kalojnë në gjyq, dhe lirohen nga një shikues i armatosur (gjatë gjykimit) para syve të gjyqtarëve dhe rojeve të midis gjykatës së këtij vendi në Këln. Dhe, prej atëherë ata janë kthyer në Kosovë.

Ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramiz e Vesel Muriqit dhe Musajve te Strellcit janë edhe vllezërit Skënder Azem Hoxhaj (1972), dhe Naser Azem Hoxhaj (1973) nga Strellci i Epërm. Skënder Hoxhaj është i njohur si bashkëpunëtor i hershëm i policisë serbe, sidomos prej vitit 1990 e këndej. Prej vitit 1991 deri në vitin 1997 ishte njëri ndër informatorët më aktivë të policisë serbe në rajonin e Strellcit e fshatrat e tjera, në aksionin për kërkimin e armëve tek popullsia shqiptare, të shifruar “Tragaq”, gjatë të cilit dhjetëra shqiptarë u maltretuan e u torturuan barbarisht në stacionet policore serbe. Sikurse i vëllai, edhe Naser Hoxhaj, organizator për dorëzimin e armëve të fshatit Strellc, prej tetorit të vitit 1998 deri në përfundim të luftës i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i sistemuar në njësitet e MUP-it serb në Deçan (në sektorin e tretë) vazhdimisht ka qarkulluar me automjete zyrtare policore serbe. Me policinë serbe në Deçan, Naser Hoxhaj ka qëndruar e vepruar edhe në kohën e dëbimit masiv të popullatës civile në Shqipëri deri më 12 qershor 1999, kur ka bërë edhe djegien e dhjetëra shtëpive shqiptare në Strellc të Epërm e të Ulët por edhe në fshatra të tjera, në dhunime të disa vajzave shqiptare bashkë me policinë serbe etj. Më 5 mars të vitit 2000, Mentor Istrefaj nga Strellci e kishte akuzuar Naser Hoxhajn për djegien e shtëpisë së tij bashkë me policinë serbe dhe shtëpive të tjera të lagjes Istrefaj, mirëpo ky i fundit e sulmon fizikisht. Gjatë përleshjes, Mentori e ther me thikë Naserin. Në qershor 2000, Naser Hoxhaj, Sami Musaj e të tjerë e rrahin brutalisht Mentorin në shenjë hakmarrjeje, duke e kërcënuar se nuk guxon më ta përmend djegien e shtëpisë. Agron Bajraj nga Strellci i Epërm, i dënuar para luftës disa here për vjedhje të rënda, bashkëpunëtor i policit serb Jokiq Veko, i perket ketij rrjeti... Me Muriqet vepron edhe Qazim Metë Idrizaj nga Strellci i Epërm i cili gjatë luftës në Kosovë ka vepruar në kuadër të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë” që ka vepruar në Pejë, ku ndër kryesorët e kësaj organizate ka qenë edhe inspektori i MUP-it serb të Pejës, Hamda Musiq, shok i ngushtë i Qazimit.

S`ka Foto

S`ka Foto
Xheladin Musaj i njohur për krime të rënda në Zvicerr dhe Gjermani dhe i denuar disa here në munges nga Drejtisa Gjermane jetonte në mbrojtje juridike të regjimit serb deri në mbarim të Luftës 1999 ku forcat e NATO-së sbarkuan në Kosovë dhe sëbashku edhe Forcat Ushtarake Gjermane me to dhe BND- (Bundes Nachrrichten Dienst) Sigurimi Federal Gjerman të cilet i trokiten në dere Xheladin Musaj-t për bashkpunim në rrjtetin e droges pasi Musajt dhe grupi i tyre kontrollonin nje pjesë të madhe të drogës që bartej nëper Ballkan për në Shtetet e Përendimit, Xheladin Musaj pasi ndihet i rrezikuar për eskradim në Gjermani për krimet që kishte bere, fillon të bashkpunoi me Sigurimin Gjerman (BND-) dhe shume shpejt Sigurimi Gjerman (BND-) ben nje pasqyr te qart mbi Grupet Kriminale në ballkan, gjegjsisht në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipri për kontrollin e drogës dhe kontrollit Prostitucionit, ata shpejt krijuan nje shemë të levizjeve të grogës nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipria, Mali i Zi dhe Serbia fal ndihmes së xheladin Musaj i cili ishte Informatori kyq i tyre . Xheladin Musaj ishte Informator i dyfisht, pasi kishte motren e Xhavit Halitit për grua gje që i mundesoi të lidhej dhe me SHIK-un ku Xhavit Haliti ishte në kry të SHIK-ut. Me 15.04.2005 Xheladin Musaj sebashku me Nipin e tij, Djalin e Motrës Sami Ahmetaj nga Muzhevina e Istogut në rrugën Pejë – Deçan afer Raushiqit duke shfrytzuar dhe rastin sa Ramush Haradinaj ishte në Hag duke u Gjykuar nga drejtsia Nderkombtare e Hagës dhe Daut Haradinaj gjithashtu ishte në vuajtje të denimit në Burgun e Dubravës, Xheladin Musaj dhe Sami Ahmetaj vrasin Vellain e Ramush Haradinaj, Enver Haradinaj dhe më pas e fshehin Makinen e përdorur gjat krimit të lartpermendur në Shtepin e Sami Ahmetaj në Muzhevin duke e mbuluar me dru mbrapa Shtepis. Pas mbledhjes së informatave nga Deshmitar Okular që kishin par dhe njohur Xheladin Musaj-n, Polciia e SHPK-së u bije në gjurm dhe bastis shtepin e Sami Ahmetaj në Muzhevin dhe gjen Makinen e cila ishte përdorur gjat vrasjes së Enver Haradinaj por shume shpejt në Muzhevin akoma pa u mbledh të gjitha deshmit, arrijn Sigurimi Gjerman (BND-) dhe e marrin rastin persiper duke humbur gjurmet për ta shpetuar bashkpuntorin e tyre Xheladin Musaj dhe tre dite me vone SHPK-ja del me nje deklarat ku për vrasjen e Enver Haradinaj akuzon Tasim Osaj nga Deçani por Tasim Osaj edhe sot e mohon të kete vrar Enver Haradinaj. Xheladin Musaj vritet me 11.07.2005 në Rrugën Pejë – Deçan afer fshatit Raushiq pikërisht ku ishte vrar Enver Haradinaj, dyshohet të jete vrar për të fshehur gjurmet (BND-ja) apo dhe ndoshta bashkpunimin me SHIK-un që mos të implikohet SHIK-u në vrasjen e Enver Haradinaj.

DISA NGA "TRIMAT" E RAMIZ MURIQIT!!!

KUSH ËSHTË FATMIR FERIZI?!

Fatmir Ferizin nga lagjja Kapeshnicë e Pejës, të gjithë në Pejë e më gjerë e njohin si bashkëpunëtor dhe bashkëveprues të hershëm të forcave serbe, madje edhe gjatë kohës së luftës, i cili gjatë gjithë jetës së tij është marrë me gjërat më të ndyra. Fatmir Ferizi i ashtuquajtur “RASHA” gjatë luftës ishte i pandarë me policët kriminelë serbë të MUP-it të Pejës Mishko Ivanoviq (Pejë), Miqo Martinoviq (Vitomiricë) dhe me kriminelin e njohur Vidomir Shalipur. Familja Ferizi apo siç njihet në Pejë e më gjerë Familja e Ullukxhinjve të Pejës, është e njohur në gjithë Pejën si familje që ka bashkëpunuar haptazi me policinë serbe. Janë marrë me kontrabandë të drogës, të veturave, të të hollave që i kanë sjellë nga Nishi, por edhe që kanë bashkëpunuar ngushtë me sigurimin dhe policinë serbe.

RIZA FERIZI, djali i axhës së Fatmir Ferizit, i ashtuqujtur “KOSTA” bashkëveprues i forcave serbe para dhe gjatë luftës, është larguar nga Kosova bashkë me forcat serbe në qershor të vitit 1999, për t’u kthyer në Pejë në vitin 2001. Lokali i tij “Bar RATKO” (afër spitalit të Pejës), gjithnjë ka qenë çerdhe e policve dhe punëtorëve të sigurimit serb. Edhe më 4 dhjetor 1998, Myrvete Maksutaj, vritet nga njësia intervenuese serbe që gjendej me qëndrim në lokalin e “Kostës”, siç e thërrisnin gjithnjë serbët. I këtillë ishte edhe Filo Ferizi. Njekohe, deri vone ka qene ne sherbim te plote te Ramiz Muriqit. Bashkëveprues në vjedhjen e makinave të shtrenjta, dërgimin e tyre në Shqipëri dhe këmbimin me drogë gjithnjë do ta ketë djalin e Ramiz Muriqit, Musajt e Strellcit dhe një varg banditësh në zë nga Shqipëria. Do të vazhdon vjedhjet, plaçkitjet, dhunimet, trafikimin e drogës, për të arritur kulmin me vrasjen kriminale të ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemajl Buçolli. Menjëherë pas lufte në lagjen Kapeshnicë, Filo Ferizi, Nexhat Belegu, Mirsad Honsiq – „KALA“, me urdhër të Ramiz Muriqit në Kapeshnicë e formojnë të ashtuquajturin „shtab paralel të UÇK-së“ në Pejë - „Kobra“, ku mblodhën bashkëpuntorët e policisë serbe për të vazhduar avazin e mëhershëm të maltretimeve të qytetarve, kërcënimeve dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre, sidomos të asaj shtrese që ua dinin bëmat e tyre me policinë e paramilitarët serbë. Bashkëunëtore e këtij shtabi ishte edhe Zyrafete Rraci - “Zuki”, e cila haptazi edhe gjatë lufteës ka shkuar me policë e paramilitarë serbë.

KUSH ËSHTË MEHMET SADRIJAJ – “TUSHI”?!

Mehmet Sadrijaj (1973) – “Tushi”, është nga fshati Lëbushë i Deçanit, me banim në fshatin Kryshec të Pejës. Nip i Ramiz Muriqit. Para luftës kishte lidhje të ngushtë me shefin e Sigurimit Publik të MUP-it të Pejës, Bato Bullatoviq. Tushi bashkë me të vëllanë më të madh Ilir Sadrijajn ka vite që janë marrë me kontrabandë droge dhe me kriminalitet të organizuar, duke qenë në bashkëveprim të ngushtë me Sadik Musajn, Xhavit Musajn, Xheladin Musajn, Sami Musajn e të tjerë në kuadër të mafias të drejtuar nga Tahir Zemaj me qendër në Berlin të Gjermanisë, të cilët ishin në lidhje të ngushtë me mafian serbo-jugosllave. Për shkak të veprimtarisë së tillë Ilir Sadriaj është dënuar disaherë me burgim nga gjykatat gjermane, duke përfshirë edhe dënimin e fundit me burg te perjetshem nga gjykatat gjermane bashkë me Xhavit Musajn (alias Xhavit Pashën) e Strellcit në vitin 1997, pasi ishin zënë nga Interpoli në Shkup. Edhe para kësaj kohe në Kosovë i arrestuar disaherë bashkë me Sami Musajn (gjatë viteve 1992, 1993) për akte kriminale. Me bashkëvepruesit e mësipërm. Mehmet Sadriaj nuk do të ndahet asnjëherë as pas lufte në Kosovë. Duke qenë në lidhje të ngushtë familjare me Ramiz Muriqin, si nip i tij dhe me veprimtari të përbashkët disavjeçare, Mehmet Sadriaj u bë njëri ndër ekzekutuesit më në zë të urdhrave të Tahir Zemajt dhe Ramiz e Vesel Muriqit. Vlen të theksohet se më 26 tetor 2000 në tubimin promovues të LDK-së të mbajtur në palestrën sportive në Pejë, kryetari i kësaj partie Ibrahim Rugova truproje i kishte Mehmet Sadriajn “Tushin”dhe Fatmir Ferizin “Rashën”, të dy të implikuar në një varg aktesh kriminale në Pejë e më gjerë. Më 21 qershor 2000, rreth orës 17.00, Mehmet Sadriaj pas një rrahje që e kishte nxitur vetë në Pejë, e qëllon me arm zjarri Blerim Elshanin, duke e plagosur në këmbë. Katër ditë pas kësaj, policia e UNMIK-ut e bastis shtëpinë e Mehmet Sadriajt në Kryshec, ku e gjejnë edhe armën gjysemautomatike me të cilën i kishte sulmuar Blerim e Adem Elshanin. Më 26. 6. 2000 Mehmet Sadrijaj paraburgoset nga policia për t’u liruar pas disa ditësh. Më 26 qershor 2000, fill pas arrestimit të Mehmetit, Sadik Musaj i ishte kërcënuar me likuidim fizik, prokurorit publik të gjykatës në Pejë, Flamur Kelmendit, që të mos merret me ta, në të kundërtën e pret vdekja. Në ndërkohë tre muaj pas vrasjes së Virgjil Elshanit, ku në dy tentim-vrasje ndaj Elshanëve merr pjesë edhe Mehmeti (Tushi), më 4 janar 2001, në orën 17 e 15 minuta nga burgu hetues i Pejës arratisen Mehmet Sadriaj – Tushi nga Krysheci dhe Behar Badallaj nga Prizreni, të dy të akuzuar për vrasje, të cilëve dikush prej personelit të burgut ua kishte hapur portën e burgut. Para se Mehmeti të “arratiset” nga burgu, Sadik Musaj i Strellcit dhe Habib Gashi nga Qyshku i Pejës, prej orës 13.00 – 14.00, e kanë vizituar në burg Mehmet Sadriajn – Tushin.

KUSH ËSHTË ILIR ISUFAJ – “ILIR SHTRIGA”?!

ILIR ISUFAJ i njohur në Pejë e më gjerë me emrin “ILIR SHTRIGA”, i lindur më 15. 8. 1974 në Katundin i Ri të Pejës, njihet si bashkëpunëtor i forcave serbe, i cili vazhdimisht është marrë me trafikun e drogës në bashkëpunim të ngushtë me Xhavit Musajn (Xhavit Pashën) e Strellcit, Ilir Sadriajn, etj. Është i njohur sidomos për lidhjet e tij të hapta me inspektorin e MUP-it serb të Pejës, Dushko Armush. Motra e Ilir Isufajt (Ilir Shtrigës), Kymetja, gjatë tërë kohës së luftës është shoqëruar me policë e paramilitarë serbë. Kymete Isufaj e martuar me policin serb Pajo Radulloviq, me të përfunduar të luftës largohet për në Serbi bashkë me forcat serbe. Ilir Shtriga, edhe pas lufte në Kosovë e vazhdoi të njëjtën veprimtari, me të njëjtin rreth bashkëvepruesish. Duke qenë i lidhur ngushtë me vëllezërit Musaj të Strellcit, Ramiz Muriqin, Mehmet Sadriajn (Tushin) dhe Habib Gashin e Çyshkut, ka vazhduar kontrabandimin e drogës, armëve, plaçkitjeve të armatosura, marrjen me prostitucion etj. Këtu duhet përmend plaçkitjet arkave në fabrikën e Tjegullave në Pejë (bashkë me Bedri Isufajn), në degën e Elektro-Kosovës në Pejë etj., gjatë vitit 2000 dhe dhjetëra raste të tjera të plaçkitjeve me maska në rajonin e Pejës. Ilir Isufaj (Ilir Shtriga) në rrjetin e vet ka edhe një grup kontrabandistësh të armëve dhe drogës nga Shqipëria. Ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në këtë drejtim që ia sjellin dërgesat në Kosovë janë shtetasit shqiptarë Luan Tobli (1974) nga fshati Metali, komuna e Hasit; Xhevahir Sylaj (1979) nga fshati Mejdan i Tropojës, dhe Shkëlzen Ukëperaj (1976) nga Hasi. Më 30 tetor 2000 Ilir Isufaj, i kërkuar për disa plaçkitje e vjedhje të rënda në Pejë, zihet nga policia kosovare, duke hyrë në pikën doganore në Pejë, me pasaportë të huaj fallso me emër të serbit Goran Millaçiq, kriminel i njohur nga Katundi i Ri. Për falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj policëve, të njëjtën ditë Ilir Shtrigës i caktohet paraburgimi prej 40 ditësh. Mirëpo, më 24 dhjetor 2000, Gjykata e Qarkut në Pejë, duke qenë nën presion të vazhdueshëm të bashkëpunëtorëve të Ilir Shtrigës lihet i lire, i cili në bazë të veprave për të cilat akuzohej pritej të dënohej së paku me 5 vjet burgim. Të njëjtën ditë e braktis Kosovën dhe kalon në Gjermani, ku është i martuar me një gjermane, për të hyrë herëpashere ilegalisht në Kosove. Në rrjetin e Ramiz Muriqit bën pjesë edhe Fetah (Halil) Kamaj – me banim në rrugën “Avdullah Shabani”, në Vitomiricë, i cili gjatë luftës ka vepruar me maska bashkë me forcat serbe.

VRASJA E VIRGJIL ELSHANIT

TENTIMVRASJA E PARË NDAJ FAMILJES ELSHANI

Më 18 tetor 2000, në orët e mbrëmjes në oborrin e shtëpisë së vetë Isuf Elshani nga Ozdrimi (Pejë) e gjen të vendosur një minë teledirigjuese të paaktivizuar, për çka e njofton policinë në Pejë, të cilët e bëjnë çmontimin e saj, atëkohe kur kishte dalë nga oborri i shtëpisë djali i Isufit, Demë Elshani, mbase për ndonjë gabim teknik nuk kishin mund ta aktivizojnë lëndën plasëse, por as ta tërheqin më vonë, sepse ishte vërejtur nga familjarët dhe në vendin e ngjarjes vie policia e SHPK-së dhe UNMIK-ut. Sipas deponimeve që do të bëhen më vonë në polici, por edhe në gjykatën e qarkut në Pejë, nga disa pjesëmarrësit në këtë akt. Në këtë tentimvrasje kanë marrë pjesë Vesel Muriqi nga Vitomirica, Rexhep Kelmendi – “Xheka” nga Peja, Mehmet Sadrijaj – Tushi (operues me teledirigjues), Ilir Selimi nga Vitomirica e Pejës bashkë me tezakun e tij Hysenin nga Isniqi me banim në Vitomiricë.

TENTIMVRASJA E DYTË

Pas tentimit të realizimit të atentatit me lëndë eksplozive, nga grupi i lartpërmendur pason atentati tjetër i dyti më radhe, kësaj radhe sulm me armë zjarri. Gjithçka ndodhi më 24 tetor 2000, rreth orës 22.30 minuta në qendër të Ozdrimit, me ç'rast në dy veturat e vëllezërve Elshani është qëlluar nga pusia njëkohësisht nga 5-6 armë automatike. Si pasojë e kësaj plagoset rëndë Visar Elshani, ndërsa më lehtë plagosen Demë Elshani dhe Ramadan Elshani (ushtar i Brigadës "Adrian Krasniqi" të TMK-së në Istog). Këtë akt e kryen Sadik Musaj, Mehmet Sadrijaj – Tushi, Vesel Muriqi, Rexhep Kelmendi – Xheka, bashkë me vëllain dhe një nip të vetin nga Potërçi, Ilir Selimi, Hyseni dhe një person tjetër. Pasi familja Elshani i zbulon disa prej pjesëmarrësve në dy sulmet e lartcekura, e lajmëron rastin në polici, me ç’rast arrestohen tre prej tyre (Mehmet Sadriaj, Ilir Selimi dhe Hyseni) të cilët në policinë e UNMIK-ut e pranojnë pjesëmarrjen e vet në këto dy sulme, por dëshmojnë edhe për pjesëmarrësit e tjerë, duke dhënë edhe detajet, se gjatë tërë kohës kanë komunikuar mesveti me radiolidhje, se e kanë formuar një grup prej 30 vetash me qellim që të kryejnë atentate kundër pjesëtarëve të UÇK-së, TMK-së, por edhe të LDK-së për të nxitur konflikte të hapta mes tyre etj. Lidhur me këtë rast inicohet procedura penale në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

ATENTATI I TRETË – VRASJA E VIRGJIL ELSHANIT

Më 10 nëntor 2000 (e premte), gjykimi kundër personave që ua kishin vënë minën në oborr dhe i kanë gjuajtur me armë zjarri më 18 e 24 tetor 2000, ishte paraparë të fillonte në orën 12.00, por që për arsye të panjohura ishte shtyer nga gjykatësi për dy orë. Në atë gjykim Demë Elshani me babain e tij Isufin kishin për të dalë në gjyq si dëshmitar. Pas përfundimit të seancës, rreth orës 16.20 min., duke u kthyer nga gjykata, Elshanet sërish sulmohen me armë zjarri. Ata ishin duke udhëtuar me dy vetura: në të parën ishin Isuf e Demë Elshani, ndërsa në të dytën Virgjil e Granit Elshani. Kur arrijnë në Ozdrim, vetëm disa dhjetëra metra larg nga shtëpia e tyre, disa persona nga një veturë „Alfa Romeo“ me ngjyrë të bardhë (pronë e Musajve të Strellcit), që vinte nga drejtimi i Pejës, në tejkalim e sipër qëllojnë me armë automatike dhe bomba dore në drejtim të veturave të Elshanëve. Nga shpërthimi i bombës dhe plumbat e automatikut plagosën rëndë Virgjil Elshani (19), ish-ushtar i UÇK-së, i cili vdes pas 12 orësh në spitalin ushtarak të KFOR-it në Pejë dhe Granit Elshani (15), të cilët gjendeshin në veturën e dytë. Ndërsa Demë dhe Isuf Elshani që ishin më përpara shpëtojnë, sepse vetura “Alfa Romeo” që ishte në tejkalim ndeshet ballë për ballë me një makinë kombi që vinte nga drejtimi i Mitrovicës dhe veturën e mbulon zjarri. Shoferi i vetures “Alfa Romeo” nga tronditja që merr nga ndeshja vetëm pas disa minutave që e nxjerrin nga vetura vdes, ndërsa tre të tjerët dërgohen në spitalin ushtarak italian. Në veturë policia dhe KFOR-i gjejnë tri pushkë automatike me tre karikatorë rezervë, një tjetër pushkë automatike të djegur në veturë, një revole gjysmautomatike dhe një bombë dore. Kësaj radhe kryesit e krimit ishin katër persona nga Shqipëria: Fatbardh Gabraj (1979), nga fshati Geghysen me banim në Tiranë, Gazmend Luma nga Bajram Curri, Shaqir Bajraj nga Tirana dhe një person tjetër.

VRASJA KRIMINALE E XHEMAJL BUÇOLLIT NGA RAUSHIQI I PEJËS

Xhemajl Buçolli nga një familje e njohur e fshatit Raushiq të Pejës, ishte njeri që kurrë nuk ishte përzie në punë të dikujt tjetër. Në kohën e luftës renditet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa pas lufte i kthehet punës. Me djersë e mund duke punuar pandërprerë fitonte kafshatën e gojës. Por mizorisht ia ndërprenë jetën e punën. Derisa më 5 gusht 2000, ditë e shtunë, Xhemajl Buçolli si çdo ditë ishte duke punuar (duke bartë zallë) tek Agim Ganiqi në Pejë, pasdite, Fatmir Ferizi nga Kapeshnica e Pejës bashkë me tre persona të tjerë nga Puka e Shqipërisë shkojnë dhe e kërkojnë Xhemajlin kinse për të punuar diçka. Mirëpo, me t’u larguar Xhemajl Buçollin e vrasin dhe kufomën e tij e hudhin në një pus (bunar) në Brestovik të Pejës. Prej këtij grupi kriminelësh (tre nga Peja e tre nga Shqipëria) dy arrestohen nga policia në Pejë. Njëri prej tyre, Adrian Nela, tregon rastin e vrasjes, dhe në bazë të deklaratave të tij gjendet kufoma e masakruar e Xhemajlit dhe e hudhur në pus. Ndërsa krimineli Fatmir Ferizi pas zbulimit të vrasjes kalon në Shqipëri, ku një kohë qëndron tek Alfred Hasi në Fushë Arrëz, bashkëpjesëmarrës në vrasjen e Xhemajl Buçollit. E prej atje kalon në Bosnje e pastaj në Gjermani, ku qëndron deri në shkurt të vitit 2002, kur ekstradohet nga policia gjermane në Kosovë.

VRASJA MAKABRE NË STRELLC

Më 14 shkurt 2001, në orën 24.30 minuta nga shtëpia e Musajve të Strellcit shtihet me armë automatike në drejtim të veturës “Golf 2” me ngjyrë të bardh, me regjistrim; 145-KS-660, me ç’rast vriten vajzat Sanella Koiq dhe Vjollca Krasniqi, plagoset rëndë Kastriot Krasniqi, ndërsa më lehtë Alban Mulliqi dhe Riçard Krasniqi, të gjithë nga Peja. Djemtë që i shpëtuan vdekjes kanë treguar se pesë të rinjtë po shkonin në aheng për ta festuar Ditën e të Dashuruarve dhe ishin ndalur rastësisht para shtëpisë së familjes Musaj që gjendet bri rrugës magjistrale te stacioni i autobusëve. Mirëpo sapo vetura ishte ndalë në parkingun mu para shtëpisë, pasi që dikujt i kishte rënë gaca e cigares në veturë dhe vajzat kishin dalë jashtë për t’u shkundur, aty i kishte pritur breshëria e plumbave. Ata me vajzen e quajtur Sanella, e vdekur në makinë, kishin udhëtuar deri në Deçan për të kërkuar ndihmën e policisë. Ndërsa Vjollca kishte vdekur rrugës për në spitalin e Prishtinës. Për këtë vrasje, policia ka arrestuar Qazim Musajn dhe Isa Hoxhajn, të cilët edhe kësaj radhe kanë përsëritur slloganin e njohur “na kanë sulmuar”. Ndërsa nga Gjykata e Qarkut në Pejë, dënohet vetëm Isa Hoxhaj, i cili e merr përsipër aktin e kryer, ndërsa Qazim Musaj lirohet pa kusht. Gjatë procesit gjyqëor kundër Qazim Musajt, për të mos vuajtur dënimin, mbrojtësit kanë tentuar ta nxjerrin si person të sëmurë mental, gjë që ia kanë arritur, pas lëshimit të diagnozës nga psikiatrja kroate Nada Morina, duke ia dhënë asaj nje shume te konsiderushme marka gjermane mito.

VRASJA E SADRI AHMETXHEKAJT NGA ISNIQI

Më 10 korrik 2000, e martë, në pikë të ditës Besnik (Elez) Balaj nga Isniqi, në tavernën e lokalit hotelier “Deçani” në të hyrë të Deçanit vrau publikisht me armë automatike bashkëvendësin e vet Sadri Azem Ahmetxhekaj, luftëtar i UÇK-së. Lidhur me vrasjen e Sadri Ahmetxhekajt, të nesërmën më 11. 7. 2000, zëdhënësi i Komandës Italiane të KFOR-it në Pejë, koloneli Xhanfranko Skalas i tha agjencisë ANSA se fill pas vrasjes është ndalur shqiptari Besnik Balaj, i cili iu dorëzua menjëherë policisë së Kombeve të Bashkuara. Por deklarimin e bërë një ditë pas vrasjes, zëdhënësi i KFOR-it e mohoi të nesërmen, duke thënë se nuk është zënë vrasësi, por është marrë në pyetje një anëtar tjetër i familjes Bala. Në rastin konkret, përflitet se një deklarim i tillë është bërë me qëllim që Besnik Balaj pas vrasjes makabre të kalon në Shqipëri pa therrë në këmbë. Baba i vrasësit Besnik Balaj, Elezi gjatë luftës ka punuar haptazi me policinë serbe, sidomos me kryeshefin e sigurimit të MUP-it në Deçan Vukmir Mirçiq – VULA. Elezi e ka bërë dorëzimin e armëve te policia serbe në Isniq dhe është caktuar kryepolic lokal i Serbisë, për bashkësinë lokale të Isniqit duke poseduar librezë përkatëse, revole, por edhe pushkë automatike që ia jep policia serbe për të luftuar kundër UÇK-së.



Redaksia e Zërit të Kosovës
Mergimtari
[ Saturday, 15.10.2011, 02:20 AM ]
Me pelqejne shkrimet e z.Nengura
Z.Nengura shtjellon nje brenge,se ne cfare situate dhe cfarer ruge po shkon populli yne.
Eshte metevertete trishtuese se populli yne per nje kohe te shkurte do ta ndroj fizionomine e tij ne cdo pikepamje jetesore.
Eshte per keqardhje kur shef femra me ferexhe dhe meshkuj sikur ne Afganistan .Z.Nengura populli e ndan kete shqetesim me ju dhe karakteristika a eshkrimeve tuaja eshte se ju e beni lexuesin me ju ,ne cdo shkrim tuajin.Sepse hymjen e bani shume interesante duke tregue disa segmente nga jeta dhe eksperienca e juaj,personale apo nga familja e mandej ate e nderlidhni me jeten tuaj ne Norvegji dhe ne Kosove.
E them kete sepse njerezit shoqerohen te shkembejne eksperienca,qajne halle,refehen njeni tjetrit, te socializuar dhe te qyteteruar.
Ky ndryshim ,ky transformin i shoqerise shqiptare ne ekstrem fetare eshte per tu habite.
Shpetimi i vetem i kombit eshte KONVERTIMI NE MASE ne fene e te te pareve - dhe atehere do ta haje dreqi kulturen dhe traditen arabo isllamiste.
Populli yne mundohet te rije ne dy hungje,por ...do ta kuptoj nje dite.por do te jete shume vone.
Ne nje reviste shkruente se ndjekesit e Ramiqit ne Pejen e Haxhi Zekes , me se paku kane qene nja 40 deri 60 te komunitetit Roma-musliman qe i kane ngrite bythet perpjete ne rruge.
Ikomentoj dhe i pergezoj Pejanet per kete gjest Kombetare.
Kujtim Rudina
[ Friday, 14.10.2011, 11:31 PM ]
Zotri Nengurra, eshte i saktë
Perllogoritjet e zotit Selim Nengurra, rreth kthimit te besimit nga krishter, ne islam, me duket se eshte krejt i sakt dhe aty-aty, me kete shenderrim edhe ne Malesi te Gjakoves.
Edhe Doçci,edhe Breçani,jane dy vllazni te fshatit Bujan.
Edhe me brezat e familjes sime, ne Gri, ngjitur me Bujan, dhe nje gjak e farë, ketu del koha e tjetersimit fetar, rreth para 130-140 vjet, jo më tej.
Zoti Nengurra, me duket i saktë. E pershendes!
Z.Lushaj
[ Friday, 14.10.2011, 10:14 PM ]
Fjala e vjetërve
O zotni Serlim:
Fjala e te vjeterve, baballareve e gjysherve tane se:-Na ka lanë Turqia mbrapa!, i permbledh te tëra keto shqetsime,per te cilat edhe Ju, indinjohi e goditni me te drejtë.
Jam dakort me artikullin, ama, nuk mund te jem dakort me nderhyrjen tende, disi te ashper ndaj zonjes suaj te nderuar,Nushes,per te mbyllur doemos televizorin se kanali ishte turk!! Eeej zotni Selim:- Karta e te Drejtave te Njeriut !! E aq me shume, kete, duhet ta mbaj parasyshë nje deputet i nderuar, si Selim Nengurra,